E enjte, 26.11.2020, 05:33 PM (GMT)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar

E diele, 25.10.2020, 04:16 PM


Rrallë gjen sekt fetar, i vlerësuar aqë tepër nga të huajt, si bektashizmi shqiptar

Vazhdimi i dymbëdhjetë i artikullit  ,,15 veçorit e kombit tonë,, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Rast që të  paraqitem me këtë tekst  është 120 vjetori  ndarjes nga jeta të Naim Frashërit, i cili, përveç si patriot dhe poet i pa zavendësueshëm, ka lojtur rolin kryesor edhe për afirmimin e bektashizmit shqiptar dhe një ndër bektashinjtë më të shquar në botën shqiptare. Përndryshe, shënimet e këtij teksti, janë të nxjera nga  një fejtoni im voluminoz, i publikuar në ,,Flakën...,, e 7 janarit, 1995, pra, para një çerek shekulli, me titull ,,Bektashizmi  dhe roli historik në lëvizjen kombëtare,, si dhe në disa portale, por nga këndvështrime të tjera, për dallim nga ky i sotmi.

Evidentimi i shënimeve, sipas rendit alfabetik, përveç tekstit në fillim

Mitat Frashëri, për  gjenezën e  këtij sekti mysliman: ,,Është i vjetër 2300 vjet para se të fitojë fizionominë e re, nga  ana e Haxhi Bektashit në shekullin 13,, fillon sqarimin ky patriot i shquar, djalë i Abdyl Frashërit, kryetar i Kongresit të Alfabetit dhe më pas edhe i Ballit kombëtar. Përndryshe, gjenezën e sektit në fjalë, e shpjegon në mënyrë figurative, duke e krahasuar doktrinën  bektashiane me një pemë, e shkulur 2000 vite para Krishtit, por që ka qendruar e gjallë ,,duke u shartuar nga një vend në vend tjetër, gjer në ditës e sotme, ose gjer në shekullin XIII, kur bektashizmi merr fizionminë e vet, gjegjësisht themelohet përfundimisht nga ana e Haxhi Bektashit,,.

Shënime të rralla  për bektashizmin, sipas

rendit  alfabetik  të autorëve, ose të

vendeve, lidhur me këtë sekt.

Ahmetaj Dede, Ahmet Myftar, nga Brataj i Vlorës, kryegjysh  Botëror  i Bektashinjve, përkthyes i mjaft  librave  nga arabishtja dhe turqishtja për bektashizmin.

Ahmetaj...Rreth 10 vite ishte internuar dhe vazhdimisht i përndjekur nga regjimi komunist gjer sa vdiq më 1980. I dekoruar me medaljen ,,Pishtar i Demokracisë,, (Fjalori enc.shq., Tiranë, 2008, f 27.)

Ahmet Zogu, bekim nga një baba bektashi!. Thuhet se, në një rast, familjen e tij, kishte vizitur një baba bektashi, i cili, i kënaqur nga mikëpritja e përzemërt, kishte urruar mbarësi dhe sukses në atë familje, gjë që, sipas disave, edhe u realizua, sepse, Zogu u bë mbret.! (shenja është e imja,  kuptohet pse?)

Ahmet Zogu...Këtë urratë,  nuk e harroi!, prandaj, jo rastësisht, Melçanin e Shqipërisë, më 1930 e bëri qendër të bektashizmit, kurse dy motrat e tij Ruhijen dhe Nafijen, i varrosi në parkun e mrekullueshëm të Teqesë bek tashiane në Kajro,

Ahmet Zogu...të cilave, më vonë, iu ngriti edhe një mauzole. Përndryshe që ai ishte bektashi, veç të tjerëve, ka shkruar edhe shkencëtari Nathaly Clayer, (“Faktit”, 18 gusht, 2001).

Ali Pashë Tepelena, myhyp bektashi. Këtë e shkruan  studijuesi i posacituar, Nathaly Cleyer, kurse disa të tjerë thonë që  në fillim, Aliu,  ishte synit, pastaj u bë shihit-bektashi, kurse më vonë, paralajmëronte se

Ali Pashë...do bëhet krishter dhe do ta ndrojë emrin në Aleksandër,sepse e ndjente veten për pasardhës të Lekës së Madh. Thuhet gjithashtu se mbi pllakën e varrit të tij, ka patur një tyxh bektashian. Thuhet se  kishte prejardhje nga një familje dervishësh.

Ali Pashë Tepelena, kishte përkrahje të madhe nga bektashinjtë kundër armikut të përbashkët- sulltanit. Mitat Frashëri shkruan: “Shqipëria e Ali Pashës dhe Bektashizma, duke patur një armik të përbashkët, bënë një aleancë të përjetshme midis tyre,,.

Ali Pashë Tepelena...Nuk ishte gjë e rastit që kokën e tij të prerë e kishte vendosur në  vend të përshtatshëm një bektashi i Stambollit, duke shkruar edhe tekst me fjalë të zgjedhura për biografinë e tij.

Ali Pashë Tepelena, ishte zot edhe i Prespës të kësaj ane, kështu që atyre  që e përkrahën në luftën e tij, si shpërblim, u fali çifligje, duke i shëndruar në bejlerë. Fjala është për familjet bektashiane  të Prespës, të cilat  lojtën rol të madh në ngjalljen dhe forcimin e vetëdijes kombëtare tek shqiptarët  jobektashin,

Ali Pashë Tepelena... një pjesë e mirë e të cilëve ishin duke u turqizuar. Lidhur me kontributin  e bektashinjëve të Prespës në  emancipimin e popullatës tjetër, një luftëtar i kësaj ane i  quajtur Sllavejko Arsov,  100 e ca vjet më parë, në kujtimet e tij, ka shkruar:

Ali Pashë Tepelena...,,Familjet bektashiane të Prepës janë tepër të emnacipuara, komunikimi me to është fare i lirë, sepse gratë nuk fshihen nga burrat e huaj dhe nuk mbajnë ferexhe si gratë e tjera muslimane,, etj.

Baba Alushi. Ky, Abdyl Frashërit, kalin e vet, ia kishte dhuruar, për të shkuarnë Prizren, thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,Po të mos ishte ky baba bektashi, nuk do të realizohej dot  ideali i Abdyl Frashërit për Lidhjen e Prizrenit,,

Baba Alushi... Populli i ka thurur këngën,,Kush do Shqipërinë, kush, i miri Baba Alush, nuk vdiq, po shkon e rron, dhe së largu na vështron. Na vështron  e na thërret, punoni për Mëmëdhet, cili është bektashi, punon për Shqipëri,,.

Baba Emini, Teqesë së Tetovës, Ja ktheu pronat e uzurpuara dhe nga të hollat e dhuruara, e furnizoi me 15 dyqane në Tetovë,  dhe  me  1 han në Shkup (Sulli Hanin).

Baba Fetahu. Ky patriot i shquar nga ana e Skraparit, pak ditë pas Lidhjes  së Prizrenit, kishte  marrë  në portën e Teqesë së Backës gurin e gdhëndur me shqiponjën dy krenare, duke e mbajtur në dorë dhe duke i thënë popullsisë se ,,ky zog një ditë do të jetë flamuri i Shqipërisë’’.

Baba Meleqi (Shemberdhenji). Ai, veç tjerash, përmendet edhe si pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit në Manastir. Një kohë ka vepruar edhe në Teqenë e njohur të Kajros, në Egjipt, ku paska skalitur një shqiponjë në gur, gjë që flet mjaft për patriotiumion e tij, të cilin ai e  ka shprehur edhe përmes disa vjershave,

Baba Meleqi... të cilat, për të mos e ngarkuar faqen pa nevojë, nuk i prezantoj në strofa. Kështu, për gjuhën shqipe, ka shkruar:  Këtë gjuhë të bekuar, kush ja dha Shqipërisë, është lule e bekuar, e krijuar prej Perëndisë. Ndërsa për Shqipërinë ka thënë:

Baba Meleqi...Tinzarët po më ndjekin, unë s kursej vetvenë, sikur në zjarr të më pjekin,  se harroj dot Mëmëdhenë. Vdekja për Mëmëdhenë, trimit s ja trëmb dot synë, prindët tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë. Në fund, vetes i thotë:

Baba Meleqi...Mos u tremb moj zemra ime, vetëm lutju Perëndisë, po qendro e bëhu trime, gjallë do t i vesh Shqipërisë. Mesazhi i tij, që, deridiku, vlen edhe për sot, ishte:  Mos rini kështu të fjetur, po të marrim lirinë, se kjo punë s’ka të vdekur, të ndriçojmë Shqipërinë.

Baba Rexhepi. Kolos i bektashizmit dhe apostull i shqiptarizmit. Për t’i shpëtuar ndjekjeve komunaliste, si nacionalist ose ballist, ishte i detyruar të largohet nga vendlindja e tij, Gjirokastra dhe nga atdheu, duke u vendosur në vende të ndryshme e si emigrant në Siri, Egjipt dhe në fund më 1952 Detroit të SHBA, ku, më 1954, themeloi teqenë bektashiane.

Baba Rexhepi…Për këtë fitoi  dekoratën e posaçme e dhënë  nga ana e Guvernatorit të shtetit Miçigan të SHBA, kurse presidenti Sali Berisha e dekoroi me Urdhërin e Flamurit. Vdiq  në 10 gusht 1995, pra pas 43 vjet në shërbim të fesë dhe kombit të vet.

Baba Seid Dedeja dhe Ferik Çaushi. Ky i dyti  kishte urdhër të   të digjte Teqenë e Haxhi Bektashit, prandaj kërkoi të dilte babai përjashta që t’i vinte zjarrin. Babaj, nuk e kundërshtoi fare, duke i thënë:

Baba Seid…Ti ke urdhër nga sulltani dhe duhet ta zbatosh, kurse unë kam urdhër nga Zoti, që ta ruaj këtë tempull të tij. Ferik Çaushi, kur dëgjoi këto fjalë kaqë të qëlluara, nuk pati guxim të kryejë detyrën e sulltanit, por, sa për të arësyetuar veten, dogji një objekt tjetër aty pranë, pa  shkakëtuar ndonjë dëm të madh.

Babaj i Krujës dhe  fshatarët e prapambetur. Përpara rreth 100 vjet  kishte blerë në  Triestë  një makinë bujqësore aqë moderne sa që fshatarët e rrethinës u trëmbën dhe e shkatëruan, duke menduar se është vepër e  shejtanit. Kjo flet se sa të përparuar ishin bektashinjtë dhe sa të tjerët,thuhet në literaturën bektashiane.

Bektashizmi. Dallimet midis bektashinjëve dhe sunitëve. Në lidhje me këtë, në javoren Arena, nr.19. 2010, veç tjerash, thuhet se bektashinjtë kanë kryegjyshatën me seli në Tiranë, kurse sunitët nuk kanë qendër të tillë. Teqeja bektashiane qendron e hapur 24 orë, kurse xhamija jo, sepse babaj  jeton në teqe, kurse ai i synitëve në shtëpi private pranë familjes...

Bektashizmi...Gradat te  klerikët bektashian janë: Kryegjysh ose Dede, Baba, dervish  etj, kurse te sunitët  Ul-ema, Myfti, Imam, Hoxhë, Hafiz, Myezin.Uniforma te kleriku  bektashian e bardhë, kurse te ai synit e zezë.

Bektashizmi…Kësula te 4 kleriku bektashian e bardhë me cohë jeshile, kurse te syniti-Çallmë e kuqërremtë, e mbështjellur me cohë të bardhë. Gjatë faljes bektashianët nuk ia kthejnë shpinën besimtarëve,kurse synitët rinë prapa hoxhës.

Bektashizmi...Bektashianët i drejtohen të 4 anëve, sepse besojnë që Zoti është kudo,kurse syniet vetëm drejt lindjes-Qabesë.Dhe dallimi i fundit: bektashianët finasnsohen dhe mirëmbahen…

Bektashizmi…nga  prona e Teqesë, si dhe Baballarët dhe dervishët punojnë gjatë ditës, kurse  synitët nga pagesa e anëtarësisë  të cakuar nga BFIM  për besimtarët e Maqedonisë  (Arena,19, 2010-Evuis Halili)

Bektashizmi, Petku fetar. Në revistën ose fletushkën ,,Zëri I Bektashizmës,, Detroit, viti   i dytë , nr. 1, thuhet: Petku bektashian  është simboll kujtimi,  i mbetur qysh prej kohrave  të profetit Adam dhe u respektua edhe nga profeti Muhamed, të cilit  i ishte komunikuar nga ana e engjëllit  xhebrail  natën e Miraxhit. Profeti Muhamed këtë dhuratë hyjnore ia veshi dhe ia la amanet të madhit Ali, përmes një ceremonie të posaçme.

Bektashizmi, Petku fetar…Prej të madhit Ali, e  trashëguan Imam Hasani, Iman Hyseni  dhe të gjithë imamët  e tjerë, dorë pas dore, deri sa erdhi tek Piri ynë  Haxhi Bektashi i shenjtë,,. Përndryshe, Petku në fjalë, sipas të njëjtës literaturë,

Bektashizmi, Petku fetar…përbëhet prej Taxhit, që përmban 4 pjesë të ngjitura që simbolizojnë hyrjet (dyert), pastaj vjen Hirkaja- mbulesa e trupit prej qafës deri te nyja e këmbës, Qemeri, brezi  i leshtë  që lidhet në mes dhe që  vinte nga Hazret  Aliu, i cili ua kishte lidhur 17 besnikëve të tij: Imam Hasanit, Imam Hysenit e të tjerëve.

Bektashizmi. Agjerimi, Matemi te bektashianët. Hirësia e  Tij, Baba Tahir Emini, ka shkruar: ”Ju përciell urata dhe bekime të gjithë besimtarëve bektashianë dhe të tjerëve që e respektojnë këtë agjerim, duke u dëshiruar bashkim të plotë me sakrificën më të madhe në botë që është flijimi i Imam Hysenit, nipit të Profetit të madh Muhamedit dhe

Bektashizmi...72 dëshmorëve të Qerbelasë që ranë në fushën e nderit për të mbrojtur drejtësinë, dinjitetin, moralin dhe besimin ndaj të vetmit Zot të madh, Familjen e shenjtë Profetike dhe rrugën e 12 imamëve të vërtetë që ishin jes Profetike.

Bektashizmi...Komuniteti Bektashian si gjithmonë i udhëzon të gjithë besimtarët dhe klerikët që brenda ditëve të Matemit të jenë më afër të gjithë atyre që e sakrifikuan jetën e vet për idealin e lartë moral dhe fisnik për rrugëne vërtetë të besimit, duke respektuar normat dhe parimet që lidhen me këtë agjerim.

Bllaca e Pollogut-Teqeja. Emri i këtij fshati njihet edhe sipas Teqesë së atjeshme të cilën disa herë e kishte vizituar edhe Abdyl Frashëri. “Babaj i kësaj teqeje-shkruan Eugen Shehu, në veprën madhore të tij “Maqedonia shqiptare”, f. 39 “duke njohur bëmat e Frashërinjëve, por edhe misionin atdhetar të Teqesë së Frashërit, mundi të bindë mjaft bektashinj të zotë të atyre anëve, që të ulin armët ndaj njëri-tjetrit e t’i mbanin gati kur t’u hynte hasmi në vatra”.

Brodi, Tyrbja dhe Teqeja bektashiane. Në literturën historike thuhet se  ,,Në  Brod është ndërtuar një Tyrbe ku shkojnë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë për të shëruar ndonjë nga smundjet e shumta shpirtërore…

Brodi…Kjo Tyrbe është ngritur mbi varrin e të shenjtit Hidër Baba,  i cili në misionin e tij të shenjtë, ka arritur që të ngrejë Teqenë në Brod, qytezë në jug të Kërçovës...,,.

Budapesti. Në këtë kryeqytet Hungarisë,  Sari Salltëku, ngriti Teqenë e parë bektashiane në Ballkan, theksohet në literaturën e këtij sekti mysliman.

Dervish Hima, emri. Ky patriot i Ohrit këtë emër e mban për shkak se vishej si dervish dhe si i tillë strehohej nëpër   teqetë  e bektshianëve  të cilët i  adhuronte  pa masë. Frymëzimin e vet patriotik e ka fituar pikërisht nëpër ato Teqe, nga baballarët e tyre, por më tepër nga Naim Frashëri, si dhe  në Teqenë e Tetovës.

Durbalia e Greqisë, Teqeja bektashiane. Shahin Kolonja, dhëndri i Naim Frashërit,  shkruan se    atë teqe ,,100 shqiptarë  shkonin, 200  vinin, 20-30 deshë, therreshin në ditë. Atje mund të gjenje çdo ditë plot njerës të varfër e të papunë që, hanin, pinin falas…,,

Durbalia. Kënga, thotë: ,,Të keqen, o Durbali, me dervishët që nxjerr ti, i dërgon në Shqipëri, bën shqiptarët bektashi të punojnë për kombtari,,.

Figura më të shquara bektashiane  janë: Skenderbeu, Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahme t Zogu etj. Mos flasim për  Frashërinjtë  dhe Butkallinjtë, siç ishte Sali Butka  ,,legjendë e Kolonjës etj.

Frashër, Teqeja  bektashine.. Këtë e ka themeluar Tahir Skenderasi, i njohur edhe si Tahir Babai ose Tahir Dedeja, në v.1815. Këtë punë e ka bërë pasi ka shkuar në haxhillëk dhe Frashër...në vende të ndryshme ku përfitoi doktrinën bektashiane,  të cilën pastaj e përhapi edhe në Shqipëri, përmes Teqesë në fjalë, e cila u shëndrua në çerdhe kombëtare, duke falenderuar sisdomos Naim Frashërit.

Frashër, Teqeja...Parimet e veta fetare, Tahiri, i përhapi në luftë me islmizmin synit, i cili nuk njihte barazinë midis shqiptarëve të feve të ndryshme, nuk e trajtonte Shqipërinë si  Atdhe të tyre të veçantë dhe nuk lejonte shkrimin e gjuhës së tyre amtare.Vdiq në v.1834 ose 1835 dhe u varros në një tyrbe pranë Teqesë së tij, thuhet në një tekst të internetit.

“Harabati” Teqe e Tetovës, pasuria. Eugen Shehu, shkruan se  kjo Teqe bektashiane, dispononte me 1000 hektarë tokë  punuar, por e konfiskuar dhe e banuar  me   malazezë. Lëxo poshtë te T-ja, Teqeja e Tetovës.

Haxhi Ali Haki Babaj. Thuhet se me dorën e vet kishte veshur ose bekuar 40 dervishë, kishte kurorëzur 12 baballarë, kurse me vete kishte 2.000 dervishë aktivë.,,Teqenë e tij e kishte shëndruar në çerdhe për përhapjen e librit shqip,,-theksohet në literaturën bektashiane  në të cilën shtohet se qindra njerës ishin bërë myhypë të tij etj.

Haxhi Bektashi, themeluesi i bektashizmit. Rridhte nga një derë e lartë fisnike. I jati ishte guvernator i një territori  të madh dhe kur ndërroi jetën e luti të birin që ta zavendësonte, por ai nuk pranoi, sepse,

Haxhi Bektashi…ishte shtënë pas fesë të cilën e përvehtësoi  aqë tepër sa që më 1282 themeloi Teqenë e parë bektashiane, dhe sipas të cilit fitoi emrin ky  tarikt ose konfesin fetar mysliman. Nëna e  tij quhej Hateme dhe  rridhte nga një familje e shquar të Nishabori.

Haxhi Bektashi dhe Orhan sulltani. Një herë kur duhej të ndahen, sulltani në fjalë i kishte thënë që i vjen shumë keq që ndahet prej tij, kurse Haxhi Bektashi i kishte dhënë këtë përgjigje:,, Shpirtërisht me mua po të jesh, edhe larg të jesh, me mua do jesh, nëse  shpirtërisht me mua nuk je,  edhe pranë meje të jesh, larg meje  do jesh,,

Kajro, Teqeja bektashijane. E  themeluar nga Baba Kajguzeri, në shekullin XIV, në një vend të mrekullueshëm, tepër atraktiv për vizitorët e tërë botës. Për afirmimin e saj, kontribuan tepër edhe

Kajro...anëtarët e Dinastisë Mbretërore të Mehmet Ali Pashajt, me origjinë shqiptare, siç ishte Princi Fadil Pashai, i cili ishte bërë edhe myhyp, Princeza Perlante, e cila Baba Hajdarit, i kishte lidhur edhe  rrogë mujore.

Kajro...Princi Qemaludini, Baba Lutfinë e merrte me vete nëpër Evropë si dhe varrin e vet e kishte bërë Tyrbe në këtë Teqe, gjegjësisht në kopshtin e mrekullueshëm të saj që e kishte ndërtuar me shpenzimet e veta.

Kajro...E shoqja e tij, Nimeti, si Princezë, pas vdekjes së të shoqit, me amanetin e tij, çdo muaj dërgonte në Teqe 16 lira egjiptiane, dy deshë për çdo Bajram dhe të gjitha shpenzimet e ashrit.

Kajro, Teqeja-çerdhe kombëtare. Sepse në të, kanë vepruar mjaftë baballarë shqiptarë të paisur me ndjenja të zjarrta kombëtare, si Baba Hajdari, Baba Lutfiu  dhe Baba Siriu, i cili nga e keqja që Naseri mbylli Teqenë, u sëmurë dhe vdiq.

Kajro, Teqeja... Përndryshe, Siri Babaj, kubenë e tyrbesë së imam Hysenit e bëri me me 12 terqe, në vend të 4, sa kishte më parë që mbanin bektashintë në kokë.

Katerina e Greqisë. Teqe bektashiane. Midis Selanikut dhe Kavallës, në drejtim të Turqisë. Sot ka mbetur vetëm një objekt si gjurmë e rëndësishme e asaj kohe.

Kruja. Teqeja e parë  në trojet shqiptare. Është ngritur në  malin e këtij qyteti, me emër Teqeja e Sari Sarisalltikut-thuhet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të v. 2009, f. 2684.

Margaret Hasluck.  Kjo etnologe angleze, më 1930, ishte ngjitur në majë të malit impozant të Shqipërisë jugore-Tomorri, në lartësi prej 2416 m, dhe kishte konstatuar se ,,betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an…

Margaret Hasluck...Bektashinjtë që kanë përvetësuar të paktën një shekull e ca më parë kultin e Tomorrit, e organizojnë pelegrinazhin në majë të tij po më 15 gusht të çdo viti...Ata i besojnë gojëdhënës se Haxhi Babai, duke parë pelegrinë që ngjiteshin në Tomorr çdo mes gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbela, mori një dorë dhe nga varri i vërtetë i Margaret Hasluck... Abas Aliut, e hodhi në majë të Tomorrit dhe e konsakroi atë si varrin e dytë të shenjtorit...Kështu kulti i Tomorrit u shëndrrua në kultin e malit ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. “Shqiptarët e Moçëm-shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, -besoninë Hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.

Melçan i Korçës. Ahmet Zogu, më 1930, siçthamë, e  bën qendër të bektashizmit.

Moikom Zeqo: ’’Bektshianët kanë qenë atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët...,, (M.Z.Bektashizmi dhe shqiptarizmi, Tetovë, 2002).

Muharrem Babaj, i ka caktuar eme Teqesë bektashiane ,,Hidër Babaj,, në Brod të Kërçovës. Ishte nga Giirokastra, kurse në Teqenë e Durbalisë ka punuar 22 vjet, 1845-1867, gjer sa vdiq.

Naim Frashëri: Bektashianët duan njësoj tërë njerëzit e botës, por më tepër e duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët.,,Besa jonë është një fjalë, dhe ajo fjalë sështë çalë, është fjalë e Perëndisë,që i duhet njerëzisë. Nuk është fjalë e kotë, bëj mirë, mos bëj keq-thotë.

Naim Frashëri...Bektashianët duanë çdo popull si shpirtin e vet, por më tepër duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët-shkruan Naimi dhe këtë e arësyeton në këtë mënyrë: Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë, një at kanë, nga një baltë janë bërë.

Naim Frashëri, “Qerbelaja,, Në literaturën historike thuhet: “Kryeideja e “Qerbelasë”, si një legjendë islamike bektashiane, është ajo e ndeshjes së të mirës me të keqen, triumfi i të parës mbi të dytën...kjo vepër, në esencë, paraqet luftën e drejtë njerëzore për të mbrojtur di-njitetin, besimin, atdheun, Kombin në veçanti, lirinë, drejtësinë, të vërtetën,  etj.

Naim Frashëri,  në veprën ,,Qerbelaja,,:“O vëllezër shqipëtarë, pa qasuni duke qarë, dhe mbani zi këtë ditë, t’u zbresë nga Zoti dritë. Pa kujtoni Qerbelanë, gjithë zotrinjtë tanë, Zoti i Madh për Qerbelanë, për Hysenë e për Hasanë, për ata të dymbëdhjetë, që hoqnë aq keq në jetë, për gjithë ato mundime, për gashërimenë time,

Naim Frashëri në veprën ,,Qerbelaja,,...  Shqipërinë mos e lërë, të prishet e të bjerë, po të jetë gjallë për jetë, gjithë ç’i duhet ta ketë, të rronjë e të mbretëronjë, të jetë lule e zonjë, fali të vetëm uratë, që të jetë-jetë gjatë.

Nakoleci i Prespës, Teqeja bektashiane. Njëqind e ca vite më parë, aty ka ardhur një dervish nga Shqipëria, ku edhe ka ndruar jetën. Në një rast, lumi i fshatit, ka zhdukur çdo gjë përpara, përveç varrit të dervishit në fjalë. Prandaj, prej ati momenti,  ky  varr njihet si i shenjtë.

Nakoleci i Prespës ...Para disa vitesh, një kurbetçi i këti fshati, me ndihmën financiale të kurbetçinjëve të Prespës si dhe me ndihmën gratis  profesionale    arkitektit shqiptar nga Manastiri (djali i autorit të këti shkrimi) varrë në fjalë e shëndruan në objekt  madhështor, i cili, pas atij të Nijazibeut në Resnjë, është më atraktiv jo vetëm në Prespë por edhe më gjerë.

Papë Pali II, sipas Baba Mondit, ka thënë: ,,Po të mos ishin bektashinjtë, nuk do  kishte  Shqipëri,,! (shenja është e imja)

Qerbelaja dhe kujtimi i saj nga bektashinjtë. Beteja në Qerbela, afër Bagdadit, aty nga fundi shekullit VII, është nga ngjarjet më tronditëse në historinë islame. Aty u ballafaquan të dy palët e kundërta që deshin të zënë fronin e kalifit, të qëndronin në krye të shtetit.

Qerbelaja...Ithtarët e Mavies dhe Jezitit që kishin uzurpuar pushtetin, aty, vranë nipin e Muhamedit-Imam Hysenë, djalin e Hazret Aliut, edhe atë në mënyrë më barbare, duke e lënë me buzë të thatë dhe pa ujë në pikë të vapës të gushtit-thuhet në literaturën bektashiane dhe shtohet

Qerbelaja...se Imam Hyseni ka luftuar heroikisht gjer në pikën e fundit të gjakut dhe se në Qerbela kishin renë edhe 72 dëshmorë të tjerë”burra nga fetarët më të pastër”,si dhe ishin masakruar foshnja, gra dhe fëmijë.

Qerbelaja...Thuhet gjithashtu se Mavia, i sëmurrë për pushtet,bëri çmos që të zhdukë familjen e Hazret Aliut dhe të vendosë në krye djalin e vet Jezitin. Për t’ia mbrirë qëlimit,Mavia çpiku lajmin se kalifatin Osman që ishte në krye të shtetit e ka vrarë Aliu me njerëzit e tij, gjë që i shërbeu si pretekst të caktojë një njeri i cili vrau Aliun duke shërbyer brënda në xhami.

Qerbelaja...O.Kolaj, në lidhje me këtë krim shkruan se Aliu ”e ndjeu therrjen, por vazhdoi të falet me buzëqeshje, pa urejtje dhe i qetë, pas pak momenteve, në çastin që përputhej me lindjen e tij, duke ndruar jetë ditën e premte”. Mavia më pas helmoi edhe Imam Hasanin, djalin e Hz. Aliut.

Qerbelaja... Në literaturën bektashiane thuhet se ”Mavia kishte devijuar fare nga filozofia fetare e Muhamedit dhe bënte jetë luksoze, jetë “mbreti”, ndërsa i biri itij Jeziti paska qënë edhe më kriminel se i jati. Ky, në realitet, masakroi Imam Hysenin dhe niprat e tjerë të Muhamedit,

Qerbelaja...kokët e të cilëve, të prera, i ka vendosur nëpër qytete të ndëryshme për t’ua futur frikën në palcë kundërshtarëve të vet. Ai i paska vënë zjarrë edhe Qabesë së shenjtë.Thuhet gjithashtu se ka qënë pijanec i madh dhe çdo natë ka shkuar në kafene duke mbajtur pas një majmun me veshje grandioze.

Qerbelaja... Në shenjë respekti dhe kujtimi për të tëra këto krime të bëra ndaj familjes së Hazret Aliut, bektashinjtë mbajnë Matemin, që do të thotë mbajnë zi, duke mos vënë as një pikë ujë në gojë 10 ditë me rradhë, por duke e zavëndësuar atë me lëngje të ndryshme, si dhe nuk bëjnë martesa dhe ceremoni të tjera gazmore.

Qerbelaja...Në literaturën bektashiane thuhet se ”Matemi i përkushtohet Imam Hysenit,nipit të Profetit Muhamed” dhe se ”ky është një agjërim përkushtimi i veçantë i bektashinjve,alevinjve dhe tarikateve të tjera”. Qerbelaja...Më pas shtohet se kjo bëhet për hir të luftës së dëshmorve që u martirizuan në atë luftë për të ruajtur pastërtinë dhe paprekshmërinë e traditës të familjes profetike si udhërrëfim i vërtetë islam.

Qerbelaja...Në të njëjtën literaturë theksohet se ”Lufta e Qerbelasë, na la mesazh të përjetshëm për të parë dhe dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, dashurinë nga urrejtja, drejtësinë nga padrejtësia e të tjera principe fetare e njerëzore udhëzimeve profetike dhe mëkëmbësve të tyre për të ruajtur paqen, tolerancën dhe dashurinë njerëzore”,etj.

Qerbelaja...Bektashinjtë, përmes festës së Matemit, respektojnë edhe porosinë e Naim Frashërit i cili në veprën e tij ”Qerbelaja”, shkruan:”O vëllezër shqiptarë, pa qasuni duke qarë, mbani zi këtë ditë,t’u zbresë nga Zoti dritë. Kujtoni Qerbelanë, gjithë Zotrinjtë tanë, Hysenë e Hasnë ata të dymbëdhjetë, që hoqnë aqë keq në jetë”.

Roberto Morako de la Roka, shkruan: Shqipëria mund të ecte përpara vetëm nëse tërë muslimanët përqafonin bektashizmin. (R.M. de la Roka, Kombësia dhe feja,Tiranë, 1994).

Sari  Salltëku. Në literaturën bektashiane thuhet se ky dervish  i shekullit XIV, në Shqipëri ka erdhur nga Korfuzi, për të përhapur aty   bektashizmin dhe se ,, u mahnit tepër  me zgjuarësinë  dhe fillozofinë e  bashkëbiseduesit të tij, prandaj dhe me dëshirë të madhe  qe  pajtuar  me propiozimim e tij që të vinte në Ballkan, për të përhapur tarikatin në fjalë.

Sari  Salltëku. Kështu, gjatë shekullit XIII, Sari Salltëku vizitoi mjaft vende të gadishullit në fjalë, kuptohet edhe në Maqedoni, siç, ishin  Shkupi, Ohri etj.Në manastirin e ,,Shën Naumit,, karshi Pogradecit, fjala vjen, edhe sot e kësaj dite haset emri Sari Salltëk, i njohur në histori edhe si Spiridon i shenjtë.

Skenderbeu, bektashizmin e kishte përqafuar qysh si peng në oborrin e sulltanit dhe i cili, siç dihet, një numër të madh të betejave të tij, i zhvilloi edhe në Maqedoni, posaçërisht në ato vende  të njohura si troje  iliro-shqiptare.

Skenderbeu...Për këtë, veç tjerash, dëshmon edhe fakti që pas vdekjes të tij, në disa fshatra të rrethit të Strugës ishin paraqitur dervishë bektashinj, të cilët, kuptohet, përhapnin tarikatin në fjalë.

Shemimi Babaj, vdekja. Ky Baba, një kohë, ka shërbyer edhe në Teqenë e Qypërlisë, Velezit të sotëm, në Maqedoni, bashkë me Hatem Hajdar Babanë. Në një bisedë, i pari paska shprehur dëshirën që të vdiste si Imam Hyseni, kurse i dyti, si Imam Hasani, i helmuar. Dhe, për çudi,  njëri u vra me plumb e tjetri u helmua.

Shemimi...rrinte në dritare..duke lexuar librin kushtuar Qerbelasë, aty ku bëhej fjalë për vrasjen e Imam Hysenit. Në atë moment, u qëllua nga jashtë me dy plumba, që e goditën në  krahnor. Dy pikat e gjakut i ranë në faqen e librit që ishte duke lexuar.

Shemimi...Ky libër rruhej me kujdes të madh derinë kohët e vona në Teqenë e Asim Babajt,në Gjirokastër’’-thuhet në historinë bektashiane dhe shtohe se edhe Hatem Hajdar Babaj, vdiq siç dëshironte, i helmuar nga armiqt e bektasizmit dhe të dy kanë tyrbet e tyre në Krujë, i pari në Teqenë e Fushë Krujës kurse i dyti në fshatin Gjorm.

Shqiponja.  Bektashianët e kanë shpikur formën e shqiponjës me pëllëmbët e duarëve nën gjoks, thuhet në INA, 24.  06. 2018, ku është vendosur edhe fotografia origjinale: Një grup bektashinjës,  duke bërë këtë shenjë, mjaft aktuale kohëve të fundit. Se sa kjo dëshmon patriotizmin e bektashinjëve, nuk do sqarim tjetër.

Teqeja, e Tetovës, historia e ndërtimit. Në literaturën historike thuhet: ,,Nismëtari i kësaj Teqeje, quhej  Sersem i shek.15,  i lindur në Tetovë, një kohë   Vezir (kryeministër) i Perandorisë  pastaj edhe kryegjysh botëror i bektashianëve në Anadoll. Malli për vendlindjen e bëri që të lërë në Tetovë këtë

Teqe...të cilën filloi ta  ndërtojë   por nuk  arriti ta përfundojë. Para vdekjes la  një amanet ose testament ku thotë: “Të shitet e gjithë pasuria ime dhe të  kompletohet teqeja e filluar,,. Amanetin e tij e plotëson Mehmet Arabati Baba, prandaj dhe kjo teqe mban emrin e tij. Ndërtimi zgjati 8 vjet.

Teqeja-çerdhe kombëtare. Ajo, rol të madh lojti sidomos   Kryengritjen  Dervish Carrës, shtabi i së cilës  ishte vendosur  pikërisht aty,  në Lidhjen e  Prizrenit, në pavarësinë e Shqipërisë, si dhe në luftën heroike të UÇK-së.

Tomorr, Teqeja bektashiane, 1916. Kënga thotë: ’’Korriku njëzet e tetë, mbi Tomorr një flakë ndriti, Dervish Iljazi  i vërtetë, në Kulmak teqenë ngriti,,.Vit për vit, më 20  të gushtit, njerëzit, aty, grumbullohen, njëri me tjetrin, shoqërrohen, Çukën e Tomorrit, një orë e  gjysmë  afër Teqesë, e vizitojnë, varrin e  themeluesit dhe altarin e  Abaz Aliut,  e shikojnë.

Tomori, Baba Tomorr, Mali i shenjtë i perëndive. Çajupi, shkruan: O shqipëtarë të gjorë, ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj s vete mbarë, se besët u kanë ndarë. Besa e bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë? Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë,. Ini një  gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, s ini Grekë as Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë.

Ps. Një shënim për relaksim. E kam dëgjuar nga një inteletual, mjaft i  njohur i Shqipërisë, emrin e të cilit, për respekt,  nuk e bëj publik, sepse tregimin e tij e konsiderova si shaka: Në Parlamentin shqiptar  ishte propozuar që monedha e  shtetit të quhet kolonjar për shkak të kontributit të madh të tyre në çështjen kombëtare,etj.

Të gjithë,  njëzërit, u pajtuan, përveç  deputetit bektashi  nga Kolonja, për shkak se, sipas tij, fjala kolonjar do përdorej në pazar kur të theksohet çmimi i një kafshe etj.Psh:  Kjo lopë kishton kaqë kolonjarë etj.etj. Prej ati momenti ka dalë shprehja ,,Në je bektesh, e merr vesh,, pra njeri i mençëm.!

Filozofia e bektashizmit shqiptar, sidomos internacionalizmi i Naim Frashërit, ka qenë një ndër shkaqet  më relevante për tolerancën fetare në Shqipëri, prandaj edhe kësaj veçantie, i kam kushtuar tekst të posaçëm, gati për botim.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora