E premte, 19.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Elvi Sidheri: Kristaq Turtulli - Litari i mallit

E diele, 25.10.2020, 05:13 PM


Mendime për librin më të ri : LITARI I MALLIT të shkrimtarit Kristaq Turtulli

Nga Elvi Sidheri

Libri me tregime dhe novela: ‘Litari i mallit, përbën grykëderdhjen e radhës të frymëzimet krijues të shkrimtarit Kristaq Turtulli. Autori arritur të sendërtojë stilin e vet dhe vetë tregimin shqiptar, me artin e tij që të rrëmben dhe, të bën për vete. Ky autor zbulon kënde dhe skuta të panjohura të shtjellimit në shqip të botes letrare. Nga tregimi në tregim nga shumëllojshmëria e temave, ngjarjeve të befason nga forca, frymëzimi I papërmbajtshëm dhe njëherësh endesh, depërton në thellësitë e shpirtit krijues të këtij shkrimtari, që gjithnjë guxon aty ku pakkush ose askush nuk ka shkelur më parë.

Pata nderin të jem redaktor i librit me tregime e novela: ‘Litari i mallit’, i shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli. Ishte befasim dhe emocion për mua, siç më ka ndodhur në çdo libër dhe roman që kam mundur të lexoj nga ky autor i talentuar; si Sagën e madhe Shqiptare, në dy libra voluminozë dhe tashmë librin e ri, me tregime e novela: ‘Litari i mallit’. Janë tregime që shpërfaqen si vezullimë, ku ndërthuren epokat, gjendjet shpirtërore, bota mendore dhe universi njerëzor, regjimi dhe mendësitë e mykura të së shkuarës, krahas vrullit të së tashmes dhe kujtesës së pashuar, në mënyrë të përkryer, me një gjuhë të pasur dhe stil krijues të paçmueshëm.  Autori i ka vizatuar personazhet me vërtetësinë e një artisti, për dashurinë e sinqertë, mallin e mërgimtarit për atdheun.

Karakteret në këtë libër, janë ndërtuar me mjeshtëri, të befasojnë, sidomos portreti I skalitur me art të rrallë i femrës dhe himni i mrekullueshëm për nënën shqiptare. Turtulli është qëndistar I karaktereve dhe, optimizmin e gjen brenda kontradiktës. Metafora, fantazia, intrigat, tensioni psikik, lufta shpirtërore dhe përplasjet shoqërore.

Në këtë libër me tregime dhe novela përvijohen me art të rrallë, ngjarje, situate, nënkuptime, fragmente, grimca njerëzore, shpirtshitje, vogëlsira, hidhësi dhe madhështi.

Autori e njeh jetën dhe e jep atë me të gjitha dimensionet e saj. Në këtë libër si në të gjitha librat e tij të shumta, paraqitet mjeshtër i rrallë tregimit dhe filozof i jetës. Ashtu siç e kam theksuar, e gjithë krijimtaria Turtullit është: ‘Realizëm ëndërrimtar shqiptar.’

Elvi Sidheri, shkrimtar, përkthyes, analist.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora