E enjte, 25.04.2024, 03:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Fadil Curri: Në Besianë u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsisë

E diele, 25.10.2020, 10:02 AM


DJE NË PODUJEVË-BESIAN? U MBAJT FESTIVALI KOMB?TAR I LET?RSIS?

Shkruan: Fadil H. Curri

Dje, në lokalet e Shoqatës "Flaka e Llapit", në Besianë u mbajt Takimi letrar apo thënë më mirë, Festivali Kombëtar i Letërsisë, organizuar nga Shoqata Prokult, e udhëhequr nga Fatmir Halimi, e ndihmuar edhe nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit, e Republikës së Kosovës. Ky eveniment kulturor, ishte një organizim, për të nderuar figurën e ndritur të Poetit të ndjerë llapjan, Milazim Kadriu, i cili para një viti u nda nga jeta. Emocionues ishte momenti kur djali i të ndjerit Milazim Kadriut, Perparimi i përshëndeti të pranishmit…

Pas tij të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës Prokult, z. Fatmir Halimi, i cili ndër të tjera tha se; Festivali Kombëtar i Letërsisë në komunën e Podujevës mbahet tash e nëntë vjet, pra ky është edicioni i IX dhe nëpër këto takime letrare përgjatë gjithë këtyre viteve kanë marrë çmime letrare shkrimtarë e poetë nga e gjithë Kosova dhe nga të gjitha trevat shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi. Në këto takime letrare, sipas Fatmir Halimit janë promovuar shkrimtarë nga të gjitha trevat tona, por edhe nga diaspora.

Prandaj edhe sot në kuadër të këtij takimi letrar u bë promovimi i librit, "Guri Pikon Fjalë", i autorit dhe bashkatdhetarit nga Zvicra z. Fehmi Berisha, ku referues të librit ishin Islam Gegaj dhe Fatmir Halimi.

Poezit e tyre i deklamuan shumë poetë-poete të mrekullueshëm, që u paraqitën me poezitë e tyre si: Znj. Albina Idrizi, z. Dibran Fylli, z. Shaban Pllana, znj. Nora Lokaj, znj. Ymrije Beqiri, z. Ahmet Pllana, z. Hamit Majkovci, z. Fadil H. Curri, z. Zymer Haliti, znj. Mevlyde Mezini Saraqi, z. Rrahim Sadiku, znj. Majlinda Kovaçi, z. Fatmir Halimi, etj. Pas mbarimit të deklamimit të poezive nga pjesëmarrësit e orës letrare, kishte edhe disa pika muzikore të bukura.

Juria në përbërje Mevlyde Mezini Saraqi, Prof, z. Fetah Sheholli dhe krijuesi z.Ahmet Pllana kishin vendosur t’i ndajnë tri çmime letrare, si vijonë:

1).Vendi i parë iu nda poetit z.Bislim Aliu.

2).Vendi i dytë poetes znj. Albina Idrizit.

3).Vendi i tretë për poetes znj. Majlindë Kovaçit.

Vërtet ishte kënaqësi e veçantë dhe një vlerë e madhe dhe e posaçme e këtyre Takimeve Letrare të Festivalit Kombëtar të Letërsisë pjesëmarrja edhe e vetë ish-Kryetares së LSHK-së, ish –deputetes së Parlamentit të Kosovës, intelektuales, dhe veprimtares së madhe të çështjes kombëtare, znj. Flora Brovina.

Moderatori i nderuar z. Abdullah Blakqori, shkëlqeu në moderim.

Ky eveniment kulturor përfundojë me një koktej rasti…

24/10/2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora