E enjte, 25.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Habib Limani - Për dashurinë

E diele, 25.10.2020, 10:01 AM


Habib Limani - Bibi, libër me tregime "PËR DASHURINË" (sa jep aq merr). (Botoi SHB "Lena Graphic Desingn", Prishtinë, 2020)

Nëse nuk kemi lexuar, nëse nuk i kemi dëgjuar të tjerët, nëse nuk jemi socializuar me njerëzit, nuk mund as të flasim as të shkruajmë, sepse na mungon brumi për ta gatuar fjalën e duhur me të cilën shpalosim jetën dhe të bëmat rreth nesh. Në këtë kontekst, autori i librit, Habib Limani - Bibi, na jep një pasqyrim të lakmueshëm në zhanrin e tregimit autokton.

Shkruan: Remzi Limani

Në leximin e parë të librit me tregime "PËR DASHURINË" me nëntitull (sa jep aq merr), shkrimtari Habib Limani - Bibi, na shpalosë një tablo të madhe pikturale të ndarë në tre pjesë, me dyzetë e tre tregime të natyrave të ndryshme. Pra, në tablonë e tij të mbështetur në një kavalet gjigant, autori vëndosë imazhet e mbamendshme të jetës si koncept narrativ dhe filozofik, ku brenda një kornize rrëfimtare fut të përzgjedhurat e tij, siç janë fushat e shtrira rrëzë maleve, shtëpinë e lindjes, bashkëatdhetarët e tij,  njerëzit e veçantë si protagonistë brendapërbrenda rrëfimeve të tij dhe, pashmangshëm na shfleton edhe  botën veçane të vejushave në krye me kryevejushën e fshatit. Së këndejmi, z. Bimi, në tregimet e tij ngërthen dhe nxjerrë në pah dashurinë si koncept universal dhe individual mbi të cilën ndërtohen kallëzimet e shumta, për ta kuptuar frutin e dashurisë ndërnjerëzore, e cila, na serviret si sukses i ndërsjellë i fjalës natare, mbi të cilën shpërfillet një botë e tërë nga paragjykimet dhe diskrepancat e panevojshme të një kohe, e cila flinte nën influencën e një kodi të papranueshëm, kur bëhet fjalë për dashurinë e përzgjedhur nga vetë vajza, pa i përfillur "rregullat" e shkukesisë (si një dukuri e rrallë ndër malësorë të kohës së koduar...). Në këtë libër, shtjellohen meseletë me interes dhe ato të natyrës humoristike, që në vetvete bartin mesazhet e qarta, si argumente ndodhish të nduarnduarshme, nga të cilat lexuesi nxjerrë mësimin e duhur për kohën e ikur dhe për të sotmën si reformë ndryshimesh dhe zgjidhjesh solomone të një kontesti nëpër shtjellat e kohës. Tani, thuarja e tregimit brilant të shkrimtarit tonë, Bibit, na jep edhe sentencën në kuadër të fjalës së urtë siç e kemi në faqen 106 të librit ku thuhet: egoizmi është vetëvrasje në fund, egoisti thahet tamam si një pemë e vetmuar pa fryte. Pa ashtu në faqen 122 thuhet: "çdo e mirë është pasojë e mendjes së mirë, dhe "çdo e keqe është pasojë e mendjes së keqe". Pra, përveç rrëfimeve të cilat lexohen me një frymë të vakët njeriu, lexuesi ka çka të mësojë për jetën dhe të bëmat e jetës, e cila na fut nëpër shumë shtigje të panjohura, nga të cilat duhet mësuar të dalim, mundësisht pa një therrë në këmbë. Të tjerat, po ia lë lexuesit t'i shpslosë dhe t'i lexojë me ëndje, ashtu siç i lexova unë me një frymë kënaqësie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora