E premte, 19.04.2024, 12:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Cikaqi: Selim Musaj, veprimtar i paepur

E diele, 25.10.2020, 10:01 AM


Selim Musaj, veprimtar i paepur në migracionin shqiptar, jo vetëm në Treviso

Ditë ma parë, gjegjësisht me 16 Tetor të këtij viti(2020), u hap lajmi i frikshëm, që nuk donim ta besonim! Lajmi që mori dhenë nga Treviso e Italisë, ishte së pushoi së rrahuri zemra e veprimtarit   Selim Z. Musaj, dhe se profesor Selimi iku nga kjo botë, për tu vendosur në amshim përjetësisht. Shkoi pa e marr lejen nga familjarët e dashur, nga miqtë e respektuar anekënd botës dhe nga bashkëveprimtarët në migracion. Nuk e kërkoi lejen nga askush sepse e dinte që kurrë nuk do ta mer aprovimin e Me z. Selim Musaj, në një veprimtari   sajë, andaj lajmi u bë i trishtë për secilin nga ne e ata që e njohën. Kështu janë ligjet e natyrës, njeriu lind, rritet, zhvillohet dhe më në fund vdes. Por të gjithë njerëzit nuk vdesin, sepse gjatë jetës së tyre kanë krijuar veprime të dobishme për familjen, shoqërinë,  mjedisin, popullin, për kombin, etj. që e bëjnë të pa vdekshëm. E i tillë është profesori i nderuar  me origjinë nga Malësia e Gjakovës, zoti Selim Musaj. Sepse origjina e tij familjare, veprimtaria e tij atdhetare, publicistika e tij letrare, e shqelmojnë vdekjen për ta përqafuar përjetësinë.

Kisha nderin dhe kënaqësinë, pse jo edhe privilegjin ta njohë e të bashkëveprojë me Bacën Selim. Ai edhe pse në moshë dhe me shëndet jo qëndrueshëm, nuk ndalej merrte pjesë në gjithsecilin aktivitet që zhvillohej në Treviso, e Veneto, Padova, Milano, Kopër, Villach, Lugano, Milano, Bolonjë, Veronë, Breshia, etj.

Kujtimet e mia (dhe jo vetëm të miat)  për profesor Selimin, do të jen frymëzim i vazhdueshëm se si duhet të kontribuohet për kombin deri në momentet e fundit të jetës në këtë botë. Pandemia e këtij viti na privoi nga shumë veprimtari e aktivitete, sikurse që ma pamundësoi të jem në   Me një veprimtari të UNIKOMB – it  lamtumirën e fundit të veprimtarit të paepur, Bacës Selim. Megjithatë në shenjë nderimi e respekti, përmes opinioneve e shkrimeve do ta kujtojë në vazhdimësi. Derisa, familjarëve iu shprehi ngushëllime për shkuarjen në amshim të bashkëshortit, babait, gjyshit, vëllait e mikut të nderuar, z. Selim Musaj. Mërzinë e dhembjen ta ktheni në forcë e krenari!I lehtë të qoftë dheu!

Profili i i veprimtarit Selim Musaj

Selim Zenel Musaj, i lindur në shekullin e kaluar, gjegjësisht me 10 shkurt të vitit 1945, në një familje atdhetare me dëshmorë kombi brez pas brezi, në Geg-Hysen të Malësisë Gjakovës. Si jurist me studime pasuniversitare në filozofi ka punuar si drejtues i organizatave të ndryshme në atdhe. I lindur gjenetikisht me patriotizëm, njohurit për historinë traditën e popullit shqiptar i ka shtuar në vazhdimësi, andaj është i njohur si studiues trevave shqiptare sidomos trevës së veriut. Veprimtarin atdhetare e ka filluar në Selim Musaj, veprimtar atdhe duke e formuar organizatën DËSHMORËT E ATDHEUT, dega në Tropojë, që drejtoi për disa vite. Për arsye shëndetësore dhe familjar, migron në Itali, gjegjësisht në provincën e Trevisos. Edhe në migracion e vazhdoi veprimtarin atdhetare kombëtare, në fillim të vitit 2011 duke qen bashkë ideator i formimit të Unionit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB në  Migracion me seli në Treviso, që konsiderohet si lëvizje mbarëkombëtare, ku zgjidhet kryetar, detyrë që e kreu në vazhdimësi.

Zoti Selim Musaj është marrë edhe me publicistikë, ku ka publikuar vazhdimisht në organet e shtypit, e së fundit edhe në portale e rrjete sociale. Ka botuar dy libra: “GJAKU I TYRE NË DAMARËT TON”, libër enciklopedik kushtuar 6 heronjve dhe 660 dëshmorëve të Malësisë Gjakovës, dhe “GJAK E JETË I DHAN LIRISË”, libër që i  kushtohet femrës dhe nënave shqiptare në luftë për liri. Përveç këtyre librave të botuara, ka edhe materiale tjera në dorëshkrim, si të pa botuara deri tani, për arsye  të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Njohja dhe aktivitete e përbashkëtave

Me profesor Selimin Musaj u njohëm në migracion, gjatë një veprimtarie festës së flamurit kombëtar, organizuar spontanisht nga një grup bashkatdhetarësh në Conegliano( lokalitet i Trevisos). Profesori kishte ardhur në Itali për arsye shëndetësore dhe të bashkimit familjar me vajzat e veta. Nga ai takim u kuptuam mes vete se kush ishim, sepse kur iu prezantova me emër e mbiemër, më pyeti për emrin vëllait (atëherë oficer në TMK, tani FSK), pa e ditur se është    Nga veprimtaria e Shkolla Shqipe e MP në Treviso vëlla i imi, me të cilin kishte pasur kontakte në Tropojë e Kosovë  gjatë edhe pas luftës së fundit... Në fund janarin e 2011-tës në Marena të Coneglianos organizohet një aktivitet, ku formohet UNIKOMB në diasporë me seli në Treviso, ku aty kuptova karakterin atdhetar të profesor Selimit nga Tropoja. Me gjithë insistimin e tij dhe të tjerëve , unë vullnetarisht mbeta jashtë organeve drejtuese të UNIKOMBIT, duke e ruajtur profesionin tim pa varur - të mësuesit. Që atëherë në aktivitete, si pjesëmarrës, herë si organizator e bashkë ideator Njohja e parë me z. Selim Musaj- Marena ...   ishim thuaje çdo herë. Aktiviteti i parë i përbashkët ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Në fillim të nëntorit të atij viti(2012) u shtri në spital nga përkeqësimi i zemrës. E vizitova së bashku me Besnikun(Besim), dhe ashtu i shtrirë, me infuzion e oksigjeno terapi, u interesua për mbarëvajtjen e  përgatitjeve të manifestimit, madje na i dha edhe ide shumë të rëndësishme, ashtu sikur ishte i shtrirë në spital. Gjithë herë ishte në manifestimet e shkollës shqipe , në promovimet e librave të mi, por e librave tjerë. Organizuam së bashku ( Shkolla Shqipe UNIKOMB ) festat për 28 Nëntorin, 17 Shkurtin, Epopeja UÇK-së, mandej organizuam akademi  B. Cikaqi, S. Musaj, G. Muçolli  përkujtimore për  Ali Podrimen, Ukshin Hotin e Tahir Sinanin. Së bashku me  profesor Selimin ishte edhe  Agim Mulosmani e Mejdi Bislim, kur udhëtonim edhe jashtë provincës së Trevisos, si në Padova, Bolonje, etj. madje edhe në Slloveni e Austri. Në pranverën e 2017 botoi libri GJAK E JETË I DHAN LIRISË,  më njoftoi me telefon, ishte shumë i gëzuar, e kuptova nga emocionet  kur erdhi te shkolla shqipe ku mbaja mësim ,të  shtunën në atë ditë qershori  e ma dhuroi librin. Kërkoi nga unë që në promovimin e tij këtu në diasporë pa përgatis  opinionin tim për librin, natyrisht se ishte edhe kënaqësia ime... Ashtu edhe ndodhi, në mesin e shumë aktivistëve e veprimtarëve jo vetëm të provincës së Trevisos, por edhe më gjerë, nga Sllovenia, Austria o organizua denjësisht promovimi librit të sapo botuar nga profesor Selimi. Në shenjë nderimi e respekti, opinionin tim për Akademia  për  Tahir Sinanin     atë libër do të e (ri)publikojë...

Të shkruash për veprimtarin e paepur, sikur ishte  z: Selim Musaj, është përveç kënaqësi edhe përgjegjësi. Veprimtaria e tij nuk mund të përmblidhet me një shkrim, sa do i gjatë që të jetë. Komuniteti shqiptar në përgjithësi, e në veçanti ai në provincën e Trevisos, kanë për obligim ta  përkujtojnë me nj akademi përkujtimore, ashtu edhe do të duhet të ndodh, sapo të krijohen kushtet e favorshme pas pandemisë, sepse duhet të jetë sa më e dinjitetshme.

Qoftë kujtimi i përjetshëm, për veprimtarin e paepur, Selim Musaj! Nga Beqir Cikaqi

Gjatë një veprimtarie të FNAI – t    Bolonja të Italisë

Një temë e pa trajtuar deri më tani...! ( Opinion rreth librit që u promovua )

Të nderuar të pranishëm,

Është kënaqësi e veçanet, që ndodhemi në këtë aktivitet, si  event i rëndësishëm për nga përmbajtja, për nga pjesëmarrja, si dhe për nga kualiteti.... me rastin e promovimit të librit të titulluar: GJAK E JETË I DHANË LIRISË, të autorit Selim Musaj.

Unë kam vlerësuar se në këtë ditë korriku freskia më e madhe e imja dhe e të tjerëve pjesëmarrës, është ky aktivitet, se sa uji i detit që nuk është larg na këtu. Me siguri pajtoheni Opionisti( B.C.) dhe panelistët e promovimit  me këtë konstatim,edhe ju  të nderuar  të pranishëm!... E indikator për këtë është veprimtari, studiuesi, historiani, publicist, krijuesi,... tashmë i dëshmuar jo vetëm në atdhe por edhe në migracion, profesori i nderuar,zoti  Selim Musaj, apo ndryshe siç na pëlqen ta thërrasim Baca Selim. Duke thirrur kështu na kujton Bacë Bajramin, Mic Sokolin, Ali Ibrën, etj... të dëshmuar për atdhedashuri me origjinë nga Tropoja dhe Malësia e Gjakovës nga ka prejardhjen edhe autori i Librit GJAK E JETË I DHANË LIRISË, që sot po promovohet këtu në Treviso të Italisë. Dhe,  përderisa të përmendurit, atdhedashurinë e kanë shprehur me grykën e pushkës, ky po e shpreh me majën e penës, për të iu mundësuar brezave të cilët janë e që do të vijnë, ta njohim drejtë historinë  e lavdishme të popullit shqiptar.

Përndryshe,Selim Z. Musaj, është i lindur në Selimaj të Geg-Hysenit, në një familje me tradita atdhetare e patriotike, i biri dhe nipi i tre dëshmorëve .Ka studiuar në Tiranë. Prej vitesh jeton në Itali.

Unë kam pasur fatin ta njohë këtu në Itali. Shkas i njohjes së ndërsjellë, ishte aktiviteti për migracionin tonë shqiptar. Në mënyrë që më pas në shumicën e rasteve ishte i përbashkët dhe i koordinuar, si: për Festat e Flamurit, përkujtimore për Ukshin Hotin, kolonel Tahir Sinanin, etj...

Mosha (mbi 70 vjeçare) aspak nuk e ka penguar të zhvilloj aktivitet atdhetar... Është shquar me kontributin e tij sidomos të UNIKOMBI në migracion, ku selinë kryesore e ka në Treviso. Dhe jo rastësisht   Autori Selim Musaj mes miqëve gjat promovimit       mban titullin Kryetar nderi i UNIKOMBIT . Zoti Musaj, është i pranishëm në çdo aktivitet që zhvillon migracioni shqiptar në provincën e Trevisos,... por edhe në Bassano, Bolonje, Bresha, Milano, etj, madje shpesh edhe jashtë Italisë, si në Kopër të Sllovenisë, Villah të Austrisë, e deri në Luzano të Zvicrës, etj.

Falë bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me profesorin e nderuar z. Selim Musaj, pata kënaqësinë - duke u ndier i privilegjuar  ta kem ndër të parët këtu në Itali librin GJAK E JETË I DHANË LIRISË, dhuratë nga vet autori në mbrëmjen e 10 qershorit. Më bëri përshtypje titulli, dhe me padurim pritja ta lexoja. Por kur morra për obligim ta paraqes një opinion për ditën e promovimit të këtij libri, krahas privilegjit ndjeva edhe një përgjegjësi,  si ndaj autorit Selim Musaj, po ashtu edhe ndaj personazheve në libër...

Autori është një studiues i mirë i rrethanave të historisë, sidomos atë të Malsisë Gjakovës, Rrafshit Dukagjinit, Kosovës  Dardane  që ndodhen në zemër të trojeve etnike shqiptare. Ky libër vjen pas dy botimeve tjera tematiko-historike kushtuar të rënëve për lirin e atdheut.

Me këtë rast autori ka zgjedh një temë të pa trajtuar deri më tani, siç është roli i femrës për liri e pavarësi kombëtare.

Që në fillim, më bënë përshtypje fjalitë motivuese të nënës shqiptare kur e përcjellë djalin në mbrojtje të vatanit:

“ Lufto birë ti për Shqipëri

në koftë nevoja po vij me ty.”

Autori Selim Musaj, në pamundësi për të trajtuar gjithë kontributin e largët dhe të afërt për rolin e femrës në përpjekje për ti dal zot vatanit. Është ndalur në ngjarje të rëndësishme historike dhe kontributin e gruas malësore nga viti 1862, kur pushtuesit e Anadollit kanë sulmuar me topa Malësinë duke rrethuar Kullat e Sokol Ramës, e deri në luftën më të re për Çlirimin e Kosovës.

Intelektuali e veprimtari i çështjes kombëtare – Selim Musaj, krahas veprimtarive të tjera si Krijues dhe veprimtar gjatë promovimit të librit  themelues e drejtues  i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut në Tropojë, ku ka botuar edhe librin kushtuar 660 dëshmorëve që ka treva e Tropojës. Vazhdon të merret me shkrime e publicistikë, duke shkruar për ngjarje historike gjatë shekujve në luftën për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar duke nxjerr në pah rolin e burrave, por pa anashkaluar edhe kontributin dhe rolin e gruas, pasi natyrisht femra përbën gjysmën e popullsisë...

Kështu, autori me vërtetësi e përkushtim ka grumbulluar faktografi të ngjarjeve e heroizmave të nënave, grave e motrave malësore, të cilat u gjetën përkrah vëllezërve e burrave të tyre në çdo betejë. Në këtë libër përshkruhen shembuj konkret të periudhave, si Gale Mulosmani – nëna e heroit të popullit Mic Sokoli, Shote Galicës, Bije Vokshit, 7 Motrave Bejtullahi në Gjakovë, Shkurte Sherbeti në Valbonë. Apo heroizmin e luftës së UÇK-së, ku trajton me profesionalizëm luftëtaret Xhevë Ladrovci, Gjyla e Llapit, Myrvete Maksutaj; Hyre Eminit, Yllka Domi.... Nuk është anashkaluar edhe qëndresa e nënave kosovare, si: Zahide e Sala Jashari, Aze Brahimaj...

Në libër autori trajton edhe  fenomene të rënda , rrëqethëse të nënave kosovare, si atë të nënës Trashe Sokoli,- ku bishat serbe      Gjatë një udhëtimi për Bolonjë   pushkatojnë tre djemt, nipin dhe mbesën, para syve të sajë, e ajo duke treguar virtytin e nënës shqiptare nuk nxjerr lot, madje iu thotë të tjerëve: “ Mos qani, tua bëni qejfin këtyre katilëve”... Libri është bukur voluminoz, dhe çdo personazh ka historinë e dhembjes e krenarisë , sikur  është fotoja ku paraqet nënë Zoje Prendi, me fotot e 5 djemve të vrarë e të varur në gjoksin  e saj.

Të nderuar të pranishëm, e dimë të gjithë se tani libra botohen më shumë se kurdoherë, derisa lexues ka më pak si asnjëherë, por mos të harrojmë se autor libri nuk mund të bëhet gjithkush...! Andaj  autorit Selim Musaj, edhe një herë e falënderojë për këtë libër që na ka dhuruar , me të gjitha të dhënat që na ka paraqitur. Gjithashtu i uroj shëndet në radhë të parë dhe inspirime për librin tjetër të radhës. Respekt profesor i nderuar, Selim Musaj.

Përgatiti: Beqir Cikaqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora