E merkure, 24.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Deputeti injorant dhe Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove

E diele, 25.10.2020, 05:14 PM


Blerim Latifi:

E lexova statusin e një deputeti nga Shqipëria që falenderonte Kosovën për shpëtimin e turizmit shqiptar nga kolapsi gjatë pandemisë. "Ju erdhët në vendin amë, në tokën ku i keni rrënjët...", shkruante mes tjerash deputeti, pa i shkuar fare nëpër mend se përfytyrimi i Shqipërisë si vend amë i shqiptarëve të Kosovës është shpikje e politikës dhe historiografisë serbe në funksion të mitit të tyre se Kosova ishte tokë serbe dhe shqiptarët vetëm ardhacakë nga shkrepat e veriut të Shqipërisë. Kështu, duke dashur të na lavdëroj, ky deputeti vetëm ka ripërtypur fjalorin e nacionalizmit serb. Dy rregulla themelore të mendimit kritik thonë: mendoni para se të flisni dhe rishqyrtoni herë pas here ato që besoni se i dini!

_____________

Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit na e bën të qartë arsyen se pse partitë politike në Kosovë, sidomos grupet klienteliste brenda tyre, luftojnë aq shumë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës publike, në sekretariatet e ministrive, në bordet e ndërrmarrjeve publike, në zyrat e prokurimeve publike. Pra, që të jenë pjesë e sistemit të zhvatjes së buxhetit të shtetit, sistem i cili tanimë është aq shumë i sofistikuar, saqë vetëm një gjykatë speciale, me hetues perëndimorë, do të ishte në gjëndje ta çmontonte.

_____________

Një mall i parezistueshëm më ka marrë për dore,

Dhe po më sorollatë në lugina,fusha e kodra.

Më tregon gjithandej gjurmët e ditëve fëminore,

Të dënuara në pakthim nga perëndeshë koha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora