E enjte, 26.11.2020, 05:35 PM (GMT)

Komente

Anton Berisha: Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe myslimanët? - pyet Erdogan

E diele, 25.10.2020, 04:14 PM


''Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe myslimanët?'' - pyet presidenti turk Erdogan

Nga Anton Berisha

Po te mos ishte e ditur situata, pyetja retorike e tij do te çonte ne perfundimin se Macron eshte ndonje president i nje shteti tradicional mysliman, ta zëmë i Arabisë Saudite dhe se mesuesi i vrare francez do te ishte poashtu nje viktime myslimane.

Po, realiteti eshte se Macron eshte president i Frances, ne Europe, qe ka 70 milionë banorë, prej tyre 65 milionë francezë dhe 5 milionë të huaj.

Franca, si nje nder vendet me te rendesishme europiane, pra ka hapur dyerte dhe ka pranuar ne shtepine e vet edhe banore te huaj joeuropiane kryesisht myslimanë per te zhvilluar jeten e tyre, nenkuptueshem si nje mundesi me e mire per ata se sa ne vendin e tyre te origjines.

Në kete perberje te popullatës, ne baze te statistikave te dhena ,  5% jane te deklaruar islam respektivisht 3.5milionë banorë.

Por çka i kërkon Erdogan Francës, shtetit tradicional katolik që më vonë ndau fenë nga shteti?!

I kërkon te heq dore nga vetvetja, nga historia e saj kater shekullore e filozofise se iluminizmit, ndergjegjes shkencore qe solli ndarjen e fesë nga shteti duke i dhënë karakterin laik qysh në shekullin XIX.

Falë këtyre zhvillimeve shekullore, demokracia ka mundësuar lirinë e shprehjes, përparimin shkencor, teknologjik dhe të mirëqenies në përgjithësi duke qenë njëri nder vendet me te zhvilluara ne botë.

Ky model mundëson qe 40% e popullates apo rreth 28 milionë banorë të deklarohen si joreligjiozë, rreth 1 milionë të mos deklarohen fare për pikëpamjen religjioze ashtu sikurse ju mundëson të tjerëve te deklarohen si të krishtere, islam, budist etj.

Ky model mundëson që të kritikohet secili person, institucion dhe secila fe. Mundëson edhe të tallet çdonjera prej tyre ngase ne demokraci edhe fetë janë pikëpamje të nje pjese te popullates dhe jo te verteta apsolute qe detyrojne te tjeret te ju subordinohen.

Ajo çfarë i kërkohet Francës është të heq dorë nga historia e saj shekullore, të heq dorë nga arritjet e saj te demokracisë qe e kane pranuar shumica apsolute e popullates per te bere perjashtimin per pikepamjet fetare te nje pjese te ardhur dhe per t’iu subordinuar interpretimit ekstrem.

Pra, i kërkohet qe te jete nje Arabi Saudite ku te drejtat e lirite e shprehjes nuk jane te lejuara. Apo, nje Turqi erdoganiste.

Natyrisht, prapa nivelit te ulet komunikues e primitiv te Erdoganit qe presidenti Macron te beje kontrolle mendore, eshte aleanca e tij me Rusinë dhe aleanca lindore per ta goditur Europen permes Frances. Mundesisht, per ta shkaterruar ate ne themelet e modelit te saj demokratik e kulturor.

Shqiptaret, duhet ta dinë se këto aleanca na shkapërderdhen ne pese shtete e ne një botë të tërë, perderisa Franca ne aleance me shtetet demokratike perendimore çliroi dhe defakto krijoi shtetin e Kosoves.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora