E premte, 29.03.2024, 05:51 AM (GMT)

Mendime

Sonila Meço: Mbill frikë e sundo!

E shtune, 24.10.2020, 06:07 PM


Sonila Meço:

Diskutohet, hapen debate të forta, protestohet e tubohet në vende ku demokracia mbahet në këmbëza të balancuara pushtetesh mbi rrezikun e lirive, të drejtave e shëndetin e qytetarëve.

Nga ana tjetër e medaljes “antidemokratike” a “hibrido-demokracisë” ekziston një tendencë e rrezikshme e sistemeve autoritare, që e "shijojnë" këtë situatë, për të "shtrënguar samarin" në kurriz të lirive të individit.

Çdo qeveri ka përgjegjësi dhe nuk mund të mbështetet vetëm në përgjegjshmërinë absolute individuale, sepse njerëz me pushtet të fortë në të cënojnë liritë/shëndetin e të tjerëve, për hir të interesave të tyre absolute individuale.

Pse qytetari i Gjermanisë ndihet më i qetë se një shqiptar në këtë moment çoroditjeje globale? Sepse është më i pasur? Jo, thjesht sepse çdo masë që merret atje nga qeveria duhet të jetë:

1) e justifikuar;

2) të ketë kuptim në kontekstin aktual; 3) të komunikohet qartë, por mbi të gjitha të jetë një vendim i diskutueshëm e debatueshëm ne Parlament, ndërkohë, që gjykatat janë aktive dhe rrëzojnë çdo vendim të pabazuar.

Tani në kontekstin tonë, pa parlament normal e kushtetues, pa gjykata (jo thjesht të dobëta, por edhe jo ekzistuese), me një shoqëri civile të dërrmuar, institucionin e protestës marrë peng, me median e pamundur nga modeli ekonomik, që e mban në këmbë, lënda e vetme që garanton funksionin e shtetit është:

FRIKA!

Mbill frikë e sundo!


Diskutohet, hapen debate të forta, protestohet e tubohet në vende ku demokracia mbahet në këmbëza të balancuara...

Posted by Sonila Meco on Saturday, October 24, 2020


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora