Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Mediat shqipe dhe Erdogani

| E shtune, 24.10.2020, 07:57 PM |


MEDIAT SHQIPE DHE ERDOGANI

Nga Xhemal Ahmeti

Lajmet kryesore mbi Turqinë në 24 orët e fundit në gjuhët: anglishte, frengjishte, gjermanishte, spanjolle, hollandeze, italishte, polake, ruse dhe gjitha tjerat:

1. Turqia teston raketat ruse BE, NATO dhe tjerët paralajmërojnë masa të rrepta.

2. Mbyllen ambasadat amerikane në Turqi për shkak të paralajmërimit se do sulmohen nga grupet terroriste.

3. Turqia rekruton mercenarë sirian dhe i dërgon në luftë në Libi e gjithandej.

(...) Fotot 1-6, 8, 9

Lajmet në mediat shqipe 24 orëve të fundit:

1. Mediat greke ë shqetësuara psi Turqia i shiti pushkët antidron Shqipërisë.

2. Ja sa banorë ka Turqia

3. Një terrorist i PKK i dorëzohet forcave të sigurisë.

4. Kosova importon një pikë nga Turqia.

(...) Foto 7

Konstatimi:

Është e qartë se Rusia nuk informon per sulmet e mundshme ndaj ambasadave amerikane, por ajo tregon krenueshëm për aleancën me Erdoganin. Po shqipet çka bëjnë? Mediat në gjuhën shqipe rreth Turqisë informojnë opinionin njëjtë si gazetat zyrtare të pushtetit atje. (Shih terroristi i PKK). Ose kur s'kanë çka - u tregojnë atyre sa banorë ka Turqia ose u lëshojnë seriale. Pse? Pse ato nuk informojnë për raketat ruse dhe reagimin e perëndimit, takimin me Moskën për konfliktet në Libi dhe Karabag dhe tjerat? Pse ato nuk informojnë se shumica e vende arabe gjenden në bojkotim të mallrave turke (ndoshta nuk kuptojnë gjuhët, prandaj edhe nuk i plasuam këtu). A mundesh me qenë si media pro Erdoganit pa qenë edhe supporter u Rusisë dhe Serbisë? Këtë duhet ta mendojnë redaksitë mirë ose le t'i pranojmë pra kështu siç janê duke mos i lexuar - ngase bejn propagandë pêr një tiran, ne vendin e të cilit gjitha elitat dergjen burgjeve, nuk u njihet popujve e drejta në identitet e tjera ...