Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Ideologu i arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni

| E premte, 23.10.2020, 09:05 PM |


Blerim Latifi:

E pashë reagimin e Kim Mehmetit për ambasadorin e Kosovës në Paris. Kisha ndjesinë se e ka shkruar pas ndonjë bisede me ndonjë ajatollah të Tehranit. Ky njeri që përpiqet të shfaqet si intelektual publik dhe shkrimtar kritik, në fakt paraqet të kundërtën, prej shumë kohësh. Ka vite që nën fasadën e rreme të shkrimtarit e intelektualit, ai është duke bërë punën e ideologut aktiv të arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe kjo është puna e tij më e suksesshme, e sa i përket letërsisë ai kurrë nuk ka mundur të dalë nga kornizat e një shkrimtari mediokër.

__________

Mbase teksti më i mirë që është shkruar ndonjëherë për lirinë e shprehjes është eseu "Liria e shtypit" e George Orwell-it, e botuar si parathënie për novelën e tij të famshme "Ferma e Kafshëve". Aty Orwell jep njërin nga përkufizimet më të goditura të kësaj lirie: "Nëse liria ka ndonjë kuptim ajo është e drejta për t'u thënë njerëzve ato që ata nuk duan t'i dëgjojnë". Po aty Orwell shkruan se frika intelektuale është armiku më i keq i gazetarëve e shkrimtarëve dhe se barra e mbrojtjes së lirisë së shprehjes parasegjithash bie mbi inteligjencën letrare e shkencore.