E premte, 29.03.2024, 09:25 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Gjurmet e Migjenit

E enjte, 22.10.2020, 07:00 PM


Gjurmet e Migjenit

-Mësuesi dhe Poeti-në përvjetor të ditëlindjes

“Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vella, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi.”-Migjeni

Nga Luan Kalana

-S’ka me bukuri jeta,kur dashuron me pasinon profesionin,si i tillë “mësusesia”,puna me fëmijët, mësimdhënës dhe edukator,nder krenari dhe privilegj. Sa e vështire,me sakrifica,por ia del mbanë.Në keto ditë tetori ,m’u ringjallen kujtimet ,mbresat e tre dekadave mësuses i gjuhës shqipe e i letërsise në Shqipëri,në disa shkolla e fshatra,tani në prag të ditëlindjes të ish ”kolegut” ,poetin,idhulin tim “Migjeni”.

Rastësia ,thonë ështe shans në jetë,por ja qe fati ka bere qe te me ndjekë rastesia në udhën time të dijes dhe konkretisht me emrin e Migjenit.Po rëfej disa shkurt.Në Konkursin e Fjales Artistike,nxenes në klasën e 3,trete,ne shkollen “11 Janari”ne Pallatet Agimi ku jetonim ne Tirane,sot “Komuna e Parisit”.Mësuesja me dha për recitim prozën “Luli I Vocerr”te Migjenit,kur te gjitheve i dha vjersha.Nejse ,fitova,por ajo qe dua te theksoj,eshte se juria me thirri,jo emrin tim,por emrin Migjeni I “Lulit te Vocër”.

Që atehere në shoqerine e klasës ma ngjitnë llagapin “Migjeni”,edhe me vinte mirë por dhe inat,më dukej si ngacmim.

Vazhdoja shkollën e mesme pedagogjike për Mesuses ,ne Tirane.Aktori rregjizori I teatrit popullor I paharuari,Lazër Filipi,më përzgjodhi mua ,si aktorin kryesor në teatrin e shkolles,për komedine e A.Z.Cajupit-“14 vjeç dhender”, pasi me degjoi recitim e prozes te Migjeni-“Luli I Vocer”,..mos zgjatem se kam shkruar për ketë.

Emri I Migjenit vazhdon të më ndjekë në fillimet e profesionit.e të bëhet pishtar,idhulli im. Orën e parë ,te mesimit eksperimentale,si praktikant ,kandidat per mësues e kam bere ne shkollën fillore“Migjeni”,Tirane ,aty ne mes te lagjes te Brakës,për nga rruga e trenit.

Rastësia s’ka fund ,pasi më duket si e stisurper lexuesit dhe e pabesuseshme.Por ,ja..do të jepja mësim në klasene 3 trete ,Kendim,me teme “Lulin e Vocer”.E kalova me sukses proven e parae te jetes time,si një shofer qe nget makinën për here të parë.E lashë librine e Këndimit mbi tavolinë dhe po e recitoja para nxënesvet “Lulin e Vocerr”.Nxënesit që ndiqnin me gisht leximin e prozës ,ngritën kokat e o me shikonin,ndërsa Mësuesja metodiste mbeti gojë hapur.Që athere nxënesi e asaj shkolle më thërrisnin mësuses Migjeni ,ndërsa mësuesja kërkoi qe praktiken nje javore te mesuesise në shkollen e tyre ,të merja klasën e saj ,ku me lindi “emri “I ri.

Mos e zgjat,se duket ekzagjeruar.Praktikën një mujore e bera po në kryeqytet në shkollën “Luigj Gurakuqi” në një rrugice në krye të ruges të Kavajës.Kur shkova vjet në Tiranën time,dola nga shkolla “Migjeni” ,nuk ishe më aty,ndërsa “Luigj Gurakuqi”,nuk kishin levizur, bile bera nje foto ,për kujtim.

Ndrësa paraktikën pedagogjike me klasa kolektive në fshati Prush,afër Yzberishtit,ngjitur ne kodër pas ish Kombinatit të tekstileve.Aty pashë e njoha nga afer vëllezërit “Lulin e Vocer” të Migjenit,fëmijete e Prushit te Tiranes,në varferi e skamje ekstreme ,nxenësi më vini me oping llastiku e ndonjë zbathur .Ishin vite ’60 .,Me vjen trup të tregoj M’u kujtua fjalët e “Luli I Vocer “ I Migjenit

”-Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna – aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t’i ngrohi kambët..

”Akoma me keq në varfëri fukarallek të plotë,në fëmijet nxënesit Homezh -Mokër ,Pogradec,ku punova mësuses,pasi dolëm vullnetar,të shkojmë të punojmë atje ku ka nvojë atdheu.Qesharake për ata që nuk e kanë jetuar,por për ne që punuam,ishte fatkeqesi, vështiresi e sakrifica te panumurta,megjithese se ecnim nga 6-8 orë në kembë që nga qyteti I Pogradecit,nuk ndjenim lodhje.

Një nxenes ne Homezh, thërisja me dhimbje e dashuri “Luli I Vocer”,ishe inteligjent .E dini qe ai u bë mësuse kur u rrit,e quanin Bashkim Bizgjoni,me erdhi me takoi ne Korçë.

Dhe një rastësi ,që mos ju mërzit.Jepja mësim në shkollën Vishocicës.

Më vjen për kontroll,insepktori I Asimit të rrethit të Korçes,z.Viktor Dermirazi,që tani ështe miku im, jeton sot ne Tiranë dhe më degjoi disa orë mesimi.I pelqeu ora e leximit letrar,mbaj mend po I recitoja nxenesve poezine te Fan Nolit “Anes lumenjeve” atë qe reciton aktori Timo Flloko në filmin “Lulekuqet mbi mure”. Ai u befasua..më that që të recitoja dhe një tjetër jashte temës së mesimit para nxënesvet …Recitova “Poemen e Mjerimit” të Migjenit…

Më thirën në drejtori për konkluzionet e ores të mesimit,Drejtor ishte z.Llambro Shemko nga Verniku person njeri .Mos mburem e mos e teproj,po të shkruaja fjalët e tyre ,vleresusese dhe inkurajuese.Dhe sot e kesaj dite Viktori më thotë:-Të kam thëne që atehere,ti ke qëne mësuses i talentuar,por duhet të ishe artist ,aktor…”

Se fundi ,nje lidhje modeste,me emrin pseudonimin e MIGJENIT,Millosh Gjergj Nikolla,ne rini kur shkruaja e dergoja krijimet e mia,te gjinise te humorit gazetave e revistave ,satira e fejtone,e vija firmen emerin pseudonimin,pasi qe bere i modes LUMEKA( Luan Medali Kalana) qe e perdor rralle edhe tani ,apo ne facebook ne profilin tim ,per nostalgji ,pseudonimon e fut ne mes, si emer mesi ,Luan "Lumeka" Kalana,ndonse nganjehere me ngaterojne me femer ,sidomos Amerikanet.

Ja kështu me ndoqi në udhën time të ndritur të Mësuseit dje te Letrave ,rastësia me MIGJENIN,që u bë idhuli im I pavdekshëm,mësuesi e poeti,

“Miigjeni”,jo vetëm në profesioni por dhe në krijmtarinë time letrare e modeste,burim frymëzimi për jetën e të ardhmen,me shpirtin e pastër human e të protestës kundër padrejtësive e mjerimit,vuajtjeve,skamjes e fukarallëkut të vegjëlisë

Luan Kalana,Florida SHBA.

ish Mësuesi I Gjuhës Shqipe dhe i Letërsise.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edison Ypi: Çmendinë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora