Editorial
Rexhep Shahu: Unë jam Ambasadori Shqiptar i Kosovës në Paris
E enjte, 22.10.2020, 07:47 PM
UNE JAM AMBASADORI SHQIPTAR I KOSOVES NE PARIS
NGA REXHEP
SHAHU
Nje kafshe kriminele me pamje njeriu ne Paris,
ia heq koken nje mesuesi francez pse ky ka fole per karikaturat qe i jane bere
dhe publikuar profetit Muhamed.
Ky lajm i kobshem i zi eshte botuar ne nje
gazete franceze mbi nje shekullore dhe eshte trondite e sensibilizuar gjithe
opinioni.
Ambasadori i Kosoves ne Paris te Frances e jo ne
Iran apo ne ndonje vend arab, ku rritja e injorances eshte biznes shteteror e
fisnor, eshte trondite si cdo qenie njerzore e ndergjegjshme, e civilizuar dhe
kulturuar, qe nje kafshe me forme njeriu ka bere kete krim cnjerzor dhe
ambasadori si cdo qytetar europian e ka shperndare lajmin e kesaj gazete
franceze ne rrjetin e tij.
Ne Prishtine nuk denohet krimi i kafshes me
pamje njeriu, sic do te bente gjithe bota e civilizuar, por denohet ambasadori
pse e ka shperndare lajmin e gazetes, nuk denohet krimineli por lajmesi.
Ne Prishtine ku ende jane te fresketa pamjet e
shqiptareve pa koka, qe ua hiqnin kokat kafshet serbe me pamje njeriu...
Ne Prishtine me shume u dhemb per karikaturat e
profetit Muhamed se sa per jeten e nje mesuesi. E duan profetin me shume se do
profeti veten... Po te ishte gjalle profeti Muhamed keta ithtaret e tij ne
Prishtine do ti shfaroste per mungesen e te njerzishmes. Karikaturat e profetit
jane shaka, prerja e kokes se mesuesit frances nuk eshte shaka, eshte prerja e
kokes se te ardhmes... Sic nuk ishte shaka prerja e kokave te shqiptareve prej
serbeve.
Ata qe kerkojne shkarkimin apo denimin e
ambasdorit te Kosoves duan te dalin me profete se profeti vete.
Ata qe nuk flasin per prerjen e kokes se
mesuesit francez por per ambasadorin shqiptar ne Prishtine harrojne me dashje
se qytetare si francezet e europianet, amerikanet, ua hoqen armet e thikat nga
duart krimineleve serbe para dy dekadash dhe mundesuan kthimin ne Kosove ne
token e premtuar prej Zotit te shqiptareve te debuar. Amerikanet dhe europianet
tolerojne gjithcka por per vlerat e lirise dhe te drejtat njerzore ata bene
lufte per hater te shqiptareve per lirine e te drejtat njerzore te shqiptareve.
Nese harrojme luften e euroamerikaneve dhe
sillemi si talebane ne nje toke per lirine e te ciles ka luftuar Europa e
Amerika, ne heqim koken e te ardhmes tone.
Profeti Muhamed eshte me mesuesin francez.