E enjte, 28.03.2024, 11:41 PM (GMT)

Editorial

Rexhep Shahu: Unë jam Ambasadori Shqiptar i Kosovës në Paris

E enjte, 22.10.2020, 07:47 PM


UNE JAM AMBASADORI SHQIPTAR I KOSOVES NE PARIS

NGA REXHEP SHAHU

Nje kafshe kriminele me pamje njeriu ne Paris, ia heq koken nje mesuesi francez pse ky ka fole per karikaturat qe i jane bere dhe publikuar profetit Muhamed.

Ky lajm i kobshem i zi eshte botuar ne nje gazete franceze mbi nje shekullore dhe eshte trondite e sensibilizuar gjithe opinioni.

Ambasadori i Kosoves ne Paris te Frances e jo ne Iran apo ne ndonje vend arab, ku rritja e injorances eshte biznes shteteror e fisnor, eshte trondite si cdo qenie njerzore e ndergjegjshme, e civilizuar dhe kulturuar, qe nje kafshe me forme njeriu ka bere kete krim cnjerzor dhe ambasadori si cdo qytetar europian e ka shperndare lajmin e kesaj gazete franceze ne rrjetin e tij.

Ne Prishtine nuk denohet krimi i kafshes me pamje njeriu, sic do te bente gjithe bota e civilizuar, por denohet ambasadori pse e ka shperndare lajmin e gazetes, nuk denohet krimineli por lajmesi.

Ne Prishtine ku ende jane te fresketa pamjet e shqiptareve pa koka, qe ua hiqnin kokat kafshet serbe me pamje njeriu...

Ne Prishtine me shume u dhemb per karikaturat e profetit Muhamed se sa per jeten e nje mesuesi. E duan profetin me shume se do profeti veten... Po te ishte gjalle profeti Muhamed keta ithtaret e tij ne Prishtine do ti shfaroste per mungesen e te njerzishmes. Karikaturat e profetit jane shaka, prerja e kokes se mesuesit frances nuk eshte shaka, eshte prerja e kokes se te ardhmes... Sic nuk ishte shaka prerja e kokave te shqiptareve prej serbeve.

Ata qe kerkojne shkarkimin apo denimin e ambasdorit te Kosoves duan te dalin me profete se profeti vete.

Ata qe nuk flasin per prerjen e kokes se mesuesit francez por per ambasadorin shqiptar ne Prishtine harrojne me dashje se qytetare si francezet e europianet, amerikanet, ua hoqen armet e thikat nga duart krimineleve serbe para dy dekadash dhe mundesuan kthimin ne Kosove ne token e premtuar prej Zotit te shqiptareve te debuar. Amerikanet dhe europianet tolerojne gjithcka por per vlerat e lirise dhe te drejtat njerzore ata bene lufte per hater te shqiptareve per lirine e te drejtat njerzore te shqiptareve.

Nese harrojme luften e euroamerikaneve dhe sillemi si talebane ne nje toke per lirine e te ciles ka luftuar Europa e Amerika, ne heqim koken e te ardhmes tone.

Profeti Muhamed eshte me mesuesin francez.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora