E premte, 29.03.2024, 12:50 AM (GMT)

Kulturë

Ndue Ukaj: Energja anti perëndimore!

E enjte, 22.10.2020, 07:36 PM


Ndue Ukaj:

Energja anti perëndimore që shpërthen herë pas here mes nesh, turfullimet dhe parullat anti Europë, si dhe heshtja qyqare përballë kësaj energjie, janë dukuri tejet të rrezikshme për stabilitetin tonë shoqëror.

Në një plan tjetër, kjo energji anti Europë, çdo ditë e më shumë, po ia mbush hambarin politik Serbisë dhe  po e armatosë atë me argumente kundër Kosovës.

Ne - duhet të bëhemi të vërtetë me vetën - e të tjerët, dhe të mos sillemi si shtiracakë: Të çirremi para dyerve të Europës dhe njëkohësisht t' i pëlqejmë ata barbarë që me bomba e thika duan t' i rrënojnë këtë dyer e këtë shtëpi madhështore politike, ku mbizotëron mirëqenia, kultura, dinjiteti i çdo njeriu, pa kurrfarë dallimi, dhe ku duan të jetojnë e emigrojnë miliona qytetarë nga e tërë bota.  Europa është kontinenti më i bukur i planetit, i mbrothur, ku mbizotëron liria më shumë se kudo tjetër dhe aty mbrohet e çmohet dinjiteti i gjithsecilit më shumë se kudo tjetër.

Europën nuk duhet ta kërkojmë dhe ta duam vetëm kur jemi në ditë të vështira, kur kemi interesa për viza apo për përfitime ekonomike

Europa është shtëpia jonë dhe të tilë duhet ta trajtojmë, kurse kultura perëndimore, me gjitha tipret dalluese e identifikuese është shtëpia ku banon qenia shqiptare.

Europa është prirje shpirti, është themeluar si projekt kulturor dhe është i vetmi kontinent që ka përmbajtje dhe kohezion, thonë të diturit, prandaj edhe vlerat perëndimore, duhet t' i kuptojmë si sjellje, si stil jete, mentalitet...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora