Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Janë çu peshë vahabt shqipfolës

| E merkure, 21.10.2020, 09:43 PM |


Blerim Latifi:

Janë çu peshë vahabt shqipfolës. Meqë nuk ia dolën t'i marrin institucionet me partitë e tyre të shpifura, tash i janë kthy gjuhës së kërcënimeve për t'ia arritur qëllimit të tyre antishqiptar: imponimin e mentalitetit dhe standardeve të Arabisë Saudite në shtetin evropian të Kosovës. Nuk do t'ia dalin kurrë, sepse kjo tokë, siç thoshte Hamzë Jashari, s'duron tjetër kambë veç kambës së shqiptarit.

__________

Njësi mësimore nga abetarja e modernitetit

Liria kushtetuese e besimit nënkupton dy gjëra : të drejtën e besimit dhe të drejtën e mosbesimit. Këto dy të drejta janë të barabarta. Asnjëra nuk ka epërsi morale e juridike mbi tjetrën. Që do të thotë se nëse ti ke të drejtë të besosh dhe të deklarosh se ai i cili nuk beson si ti ka me përfundu në ferr, tjetri ka të drejtë me mendu dhe me deklaru se tregimi yt është thjesht një përrallë e moçme për të rriturit.

__________

Serbia, me gjasë, ia ka mbrri qëllimit të saj të vjetër: me shndërru shoqninë kosovare në një shoqni që kacafytet rreth temave arabe. Pashiqi, Çubrilloviqi e Vlladan Gjorgjeviqi tash mund të prehen të qetë në varret e tyre.

__________

Kur përballesh me një fanatik të çmendur religjioz, i ke dy rrugë: t'ia lëshosh rrugën ose t'ia tregosh vendin! Rrugë të tretë nuk ka.Debati me të është punë krejtësisht e kotë. Sepse debati është punë e mendjes së kthjelltë, e fanatizimi, siç thotë Volteri, është sëmundje e mendjes.Ma e rënda madje.