E premte, 29.03.2024, 06:34 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (II)

E hene, 17.11.2008, 10:58 AM


Selim Hasanaj
KUSHTET NATYRORE

 

Pozita gjeografike

 

Fshati Lubozhdë të cilin pas luftes dhe clirimit të Dardanisë disa po e thrrasin fshati Nengurra, asht nji fshat piktoresk i cili shtrihet rranx masivit të  bjeshkve të Thata dhe nga ana prendimore kufizohet me fshatin Vrellë ( Tedel) permes Lugut të Shymekut ndersa nga ana lindore kufizohet me fshatin Cerrcë permes lugut të Dragiqit. Kur shkruej per shtrimjen e fshatit në mes dy lugjeve natyrore që me thellsi, vende, vende edhe  disa dhjetra metra, gjatë mileniumeve kanë krijue kanjone neper të cilat kalojnë me rrembim ujrat që grumbullohen nga prrojet dhe shpatijet e bjeshkve  të pjerrsishme të cilat me shekuj kanë verrshue fshatin , shtepitë e tij si dhe tokat e pronat e fshatarve duke u krijue edhe dame të konsiderueshme në të lashta dhe prona. Andaj unë mendojë se pikrisht per këtë fakt të shtrimjes së fshatit mes dy lugjeve natyrore ka dal edhe emni i tij Lubozhdë, e jo ashtu sikur mendojnë disa se emni Lubozhdë ka të bajë me toponim ose dicka tjeter serbosllave zakonisht duke e lidh atë me emnin Lubo- Lubomir , emen ky tipik serb. Mendojë se asht e papergjegjshme dhe shitje e tarafeve patriotike të atyne që pretendojnë per nji pohim dhe tezë të tillë sepse me ketë ata vet me gojen e tyne po e bajnë politiken serbe per fshatin derisa ky fshat gjatë shekujve neper arhiva dhe deftere të ndryshme gjithmonë ka figurue me emnin Lubozhdë dhe kjo tezë e pseudopatriotve forcon pohimin serb se shqiptaret janë ardhacak sepse ja p.sh. Lubomiri ose Luba e paska pas formue Lubozhden si vendbanim dhe unë kategorikisht e hudhi posht ketë tezë si të papranueshme dhe të rrezikshme . Unë mbrojë tezen time se emni Lubozhdë është transformue në format e të shprehurit dhe nga mënyra e deftimit se fshati shtrihet në mes dy lugjeve fjala lug është transformue në lub dhe nga kjo ka dal fjala, Toponimi  Lubozhdë. Nuk jamë gjuhtarë por besojë se gjuhtaret e mirfillt do ta perkrahin tezen time të cilen unë e mendova vetë me logjiken time , pa lexue as pa pas ndonji argument faktik per ketë pos faktit që e permenda dhe faktit tjater se në mes të fshatit është nji burim ujit  që quhet kroni i Lubozhdes, dhe ai burim është aq i madhë sa me ujet e tij me shekuj është ujit toka ( pjesa ma e madhe e fshatit ) si dhe i tërë fshati asht sherbye me ujë të pijes. Tani ai burim-Kroni është fut në sistemin e ujësjellsit dhe furnizon mbi 90% të fshatit  me disa qindra shtëpi. në të gjitha anet per rreth këtij kroni ka gjurmë të nji ndertimi të lasht parahistorik dhe pleqet e fshatit gjithmonë kanë tregue se aty ka qenë e ndertueme nji KISHË dhe shumica e pleqve, mbajë mend që kronin edhe ta ken quejt Kroni i Kishes. Shekuj me radhë në mënyrë të papergjegjshme guret e mureve të asaj kishe janë nxjerr dhe perdor per ndertimin e shtëpijave dhe kullave të fshatit. Megjithate aty janë edhe sot gjurmet e dukshme që tregojnë se aty ka pas nji Kishë. Andaj, fal këtij fakti që deshmon se në këtë lokalitet shumë shekuj e ndoshta me mijra vjetë para se me invadue si pushtues sllavet e jugut në hapsirat e trojeve iliro-dardane këtu ka pas nji fshat të zhvilluem per kohen , nji qytetnim dhe nji infrastrukturë  të mirfillt dhe në anen tjeter fshati asht quejt  gjithmonë Lubozhdë dhe ky është emri i vetem që dihet dhe ka mbet neper shenime dhe deshmi të ndryshme  gjatë shekujve , unë si laik dhe amater i lamive antropologjike, etnologjike, topografike etj, etj po e paraqes tezen time se emni Lubozhdë asht emen i vjeter i këtij fshati që deshmohet per zanafillen e tij si lokalitet banimi diku mbi njimijë vite, dhe nese dikush nuk pajtohet me transformimin e fjales lug në lub atëherë mendojë se origjina e këtij emni duhet kerkue edhe në kontestin e origjinës së emnave tjerë të ngjajshem neper Dardani si p.sh. Lubizhdë, Lubovë, Lubishtë etj, etj.

Kaq per tezen time të mrit të fshatit tim të lindjes. Ama e pranojë se edhe emri Nengurra i ngjanë sepse vertetë duke fillue që nga bjeshket e Polanes e duke zbrit permes bjeshkve të Oshlakut, Shymekut, Grapqorit dhe tutje neper malet e Belevikut, Johovikut, Vodicave, Cuculanit e deri në rrafshnalten e Llofkave , Majen e Gradines dhe deri te vetë Burimi -Kroni i fshatit Lubozhdë,  panderpre ka kroje e gurra andaj pajtohem që ta quejm edhe Fshati Nengurra , por me kusht që kurr mos të shkruhet as flitet per origjine  e emnit Lubozhdë nga Lubomiri dhe Luba. Kjo nuk qendron dhe është e papranueshme me realitetin.

Të këthehem tek tema.  Pershkrueva shtrirjen e fshatit në formen horizontale lindje -prendim ndersa në atë vertikale teritori i Lubozhdës fillon që nga kufijt me bjeshket e Polanes  në Tutinë dhe Dragë e vjen tutje drejt jugut ku kufizohet me fshatrat Luga  dhe Muzhevinë  në anet Jug-lindore dhe Llukafc e Prigodë nga ana jug-prendimore.Pra duke fillue në veri kufini i Lubozhdës shkon deri në Tutin e Dragë dhe nga këtu janë bjeshket e nalta me kullosa dhe pyje halore si dhe aso gjethramse të Polanes dhe bjeshkve tjera që i permenda ma lartë , pra Oshlaku, Shymeku, Lugjet , Grapqori etj, dhe nen këto bjeshkë asht nji rrafshlartë  e disa qindra hektaresh e cila është e pasur me të gjitha llojet e drunjve gjethramës.  Kjo  rrafshlartë  ndahet  nga  Lugu  i  Dragiqit    dy  pjesë ;    anen  lindore  quhet  mali  ose  rrafshlarta   e  Johovikut  ndërsa    anen  prendimore   quhet  mali  ose  rrafshlarta  e  Belevikut .  Kur është   fjala per bjeshken   e  Polanes  e  cila  kufizohet  me  Polanen  e  Dragës  duhet patjeter të permendet   kontributit  i madhë  kombëtar  i Kryetarit të komunës së Istogut në fillim vitet 1970 zotri  Sadri  Kabashit  i cili  një  pjesë  te  madhe  te  kësaj  bjeshke  shpëtoi  pa  u  regjistrua    librat  kadastrale  si  pronë  e  Komunes    Drages  dhe    mbetej  pronë  e  Serbisë .  Sadri  Kabashi  ishte  kryetar  i  komunes    Istogut  dhe  me    drejtë  një  mik  imi  nga  Dubova  e  quajti  kryetar  i    gjitha  kohrave  i  komunes     Istogut . Lokaliteti i vendbanimit të fshatit ndahet në lagje të cilat edhe quhen sipas reliefit të vetë fshatit që ka. Kështu shtepitë rranx rrafshlartes së Gradinës quhen lagjëja e rranxës, Këtu toka ishte mbivadë deri në fillim të viteve 1970 kur u ndertue nji kanal ujitjeje i cili sjell ujin per ujitje nga burimi i lumit Istog e shkon tutje neper fshatin Cerrcë e Lubozhdë deri në Vrellë. Që nga kjo kohë me qindra hektar që më parë ishin tradicionalisht vreshta rrushi tani u futen nen sistemin e ujitjes dhe u shendrruen në toka pjellore. Vetë qendra e fshatit  ose lagjëja per rreth kronit quhet lagjëja e rrafshit ose e kronit. Ajo në anen prendimore quhet lagjëja e kodres sepse vet lokaliteti i lagjes është në nji shpat-koder .Siperfaqëja e pergjithshme e fshatit   gjithsejtë  është  një  siperfaqe  prej  1490  hektarve , 85 ari  dhe  15 metra .

 

 B) RELIEVI  I  FSHATIT

 

Relievi  i  Nengurrës  është  i  thjeshtë . Ana  lindore  dhe  qendrore  e  fshatit   shtrihet    një  rrafshinë   rrenxë  maleve    Cuculanit  dhe  luginës    prronit    Dragiqit . Ndërsa  ana  prendimore   shtrihet  mbi  një  koder  dhe  per  këtë  edhe  quhet  lagjëja  e  Kodres . Mu    mes    fshatit  buron  një  krua  i  cili  me  shekuj  ishte  burim  jete  per  fshataret  e  Nengurrës . Ky  krua  deri    vitet  1975-1980  kishte  ujë    mjaftueshem  jo  vetem  per  pije  por  edhe  per  ujitje    pronave    tokave    pjesës      madhe    fshatit . Ndersa  pas  këtyre  viteve  serbet  e  fshatit  muaren  iniciativë    kronit  ti  marohet  një  rezervar  ku  do    grumbullohej  uji  dhe  nga  aty    ndertohet  ujësjellsi  për  fshatin . Me  këtë  propozim  u  pajtuan  edhe  një  pjesë  e  fshatarve  shqipëtarë    fshatit     cilet  u  manipuluan  dhe  kjo  solli  deri  te  prishja  e  kronit  shekullor    fshatit  Nengurrë  sepse  uji  i  kronit  u  humb  dhe  sot  mezi  furnizon  me  ujë  per  ujësjellsin  e  pjesrishem    fshatit .  Ky  krua  ishte  i  njohur  me  ujin  e  tij    ftofët  si  lang  bore  gjatë  veres  ndersa  paksa      vaket  gjatë  dimrit .  Cilësia  dhe  kualiteti  i  kronit  u  dëmtua  edhe    heret  nga  ndertimi  i  dobët  i  kanalit  per  ujitje    organet  komunale    udhëhequra  nga  serbet   e  ndertuan  kështu    uji  i  kanalit   per  ujitje    sillte  ujin  nga  burimi  i  Istogut  perzihej  me  ujin  e  Kronit    Nëngurrës   dhe  ky  ujë  humbi    cilësi . Por  edhe    lagjen  e  Kodres  ka  shumë  kroje  me  ujë    ftofët  per  pije  dhe      njohurit  janë  ; Kroni  i  Bacalokve , Kroni  i  Isuf  Nezirit , Kroni  i  Sali Bajramve  etj. etj. Në  anen  lindore    fshatit  shtrihet  djerrina  e  quajtur  Pollaqer  ndersa    jug    saj  vijnë  fushat  gurinë    quhen  Batallina . Deri  vonë  Pollaqeri  dhe  Batallinat  sherbenin  per  kullosa   ndersa  diku    fillim    viteve  1980  këtu  u  ndertuan  edhe  shumë  shtepi    romve  dhe  serbve    cilet  thjesht  i  uzurpuan  këto  fusha  nga  prona  shoqërore  e  fshatit . Më    jug    Batallinave  vjen  fusha  e  rrafshët  dhe  shum  pjellore  e  bollshme  edhe  me  ujë  per  pije  dhe  per  ujitje  andaj  edhe  mbillet  pothuaj  se  me    gjitha  llojet  e    lashtave .

Veriu  i  fshatit  vjen  duke  u  ngritur së  pari  me  kodra    larta    mbuluara  me  druj ; shkozë , qarr, krekc , mllezë  etj . dhe  mbi  këto  kodra  vjen  një  rrafshlartë    e  pyjeve  dushkajë  ku  edhe  ka  disa  kroje   si  Kroni  i  Johovikut , Kroni i Belevikut , Kroni  i  Xhaferit ,  Pusat  e  thive ,  Kroni  i  Vodicave etj.etj.

Mespermes  shpatijeve  dhe  bjeshkve    fshatit  është  Prroni  i  rrembyeshem  i  Dragiqit  i  cili  gjatë  shekujve  ka  krijua  një  kanjon  dhe  ndan  bjeshket  e  shpatijet  e  fshatit    dysh .

 

C ) KUSHTET  KLIMATIKE

 

Per  kushtet  klimatike  nuk  do    flas  shumë  pasi   kur  një  trevë  e  vogel  si  fshati  Nengurrë  benë  pjesë    një  tërsi      madhe   gjeografike  është  normal    me  te  edhe  i  ka    perbashkëta  kushtet  klimatike .    pergjithësi    dhenat  per  kushtet  klimatike    Pejës  vlejnë  edhe  per  Istogun   dhe  rrethin  e  posaqërisht  per  anet  ver-prendim  dhe  jug-prendim    Istogut . Fshati  Nengurrë  bënë  pjesë    anen  prendimore    Istogut. Në  pergjithësi  këto  vise  kanë  klimë  kontinentale  ku  temperatura  mesatare  vjetore  arrinë 11.6  grad    celsiusit . Vera  është  e  gjatë  dhe  e  ngroftë  ,  borë  bie  kah  mesi  i  dhjetorit  dhe  shkrihet  diku  kah  marsi . Temperatura  mesatare  e  janarit  është 0.5 grad  ndersa  e  korrikut  22. grad  celsius . Mesatarja  e  reshjeve  atmosferike  arrin  diku    46 mm.  Shi  bie    shumë    dhjetor  ndersa    pak    korrik  dhe  gusht .

d) Ujrat

Fshati  Nengurrë  ka  burimin  e  vetë    buron  nga  gryka  e  një  masivi  shkëmbor    mes    fshatit  dhe  shtrihet  drejtë  nen  shpatin  e  Gradines  dhe  majen  e  Cuculanit . 

Vec  këtij  ka  edhe  mjaft  kroje  tjera   dhe  me  perjashtim    disa  shtëpive    ndertuara      dy  anet  e  rrugës  Istog – Vrellë  ,  fshati  Nengurrë  ka  mjaft  ujë  per  pije  dhe  ujitje    tokës . Familjet  e  perqendruara  pergjatë  rrugës    lartëpermendur  deri  vonë  ujë  per  pije  nxirrnin  nga  pusat    cilet  mesatarisht  kishin  një  thellësi  diku  deri    10 m .  ndersa  pas  ndertimit    rezervoarit  akumulues    ujit    kronit    fshatit  edhe  këto   familje  u  sistemuan    ujësjellsin  e  fshatit  ndersa  per  ujitje  perdoret  uji  nga  sistemi  i  kanalit    ujitjes    u  ndertua    fillim    viteve  1970  dhe  vjen  nga  Istogu   gjer    Vrellë . Por  tokat  punuese  kanë  ujë    bollshem  dhe  ujiten  nga uji i  vet  kanaleve    hapura   per  kullimin  e  tokes  ose  nga  uji  i    ashtuquajturit Jazi  i  Ri  i  cili  u  ndertua  dikund    vitet  1960  enkas  per  ujitjen  e  tokes  por  edhe  per  bartjen  e  ujit    tepert    tokave    Vrellës  dhe  Nengurrës   per    lumin  e  Istogut  dhe  Jazi  i  Ri  derdhet    lumin  e  Istogut  në vendin e quajtun  Lutece    fshatit  Lluga .

e) Perbërja  e  tokës

Struktura  pedologjike  e  tokës    fshatit  Nengurrë   pothuaj  se  është  e  ngjajshme  me  strukturat  e  zonave  tjera  gjeografike    Rrafshit    Dukagjinit .  Edhe  këtu  pjesë    ndryshme    terenit    fshatit  kanë  perbërje    ndryshme  pedologjike . Toka  e  fshatit  Nengurrë  kryesisht  është  SMONICË  pergjatë  fushes    gjerë    fshatit  deri    kufinjët  me  fshatrat  Prigodë  dhe  Llukafc  i  Begut    jug  dhe  jug  prendim  si  dhe    fshatrave  Cerrcë  dhe  Lluga    juglindje  dhe  lindje  por  pjesërisht  edhe    kufij  me  Vrellën    prendim .  Ndersa  pjesa  verilindore  dhe  veriprendimore  është  tokë  PODZOLE . Pjesa  qendrore  është  tokë  ALUVIALE  dhe      rriten    gjitha  bimet ,  pemet  dhe  perimet . Pjesët  tjera  kodrinore  per  rrënxë  shpatit    Gradines  dhe  majës    Cuculanit  janë    pershtatshme  per  vneshta  dhe      kaluaren  jo  fort    largët  këtu  kishte  vneshta    shumta të  rrushit . Bjeshket  janë    pasura  me  kullosa  dhe  janë  kënaqësi  per  barinjët .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora