E premte, 19.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Fahri Dahri: Një bashkëbisedim mes gjyshërve

E hene, 19.10.2020, 08:01 PM


NJË BASHKËBISEDIM MES GJYSHËRVE

Nga Fahri Dahri

I nderua Fiqo!

Sa do të doja që gjithë gjyshërit të ishin si ju, por kjo mbetet dëshirë. Shumë gjyshër na u bënë "demokratë" dhe si të tillë, pasqyrë e shpirtit të tyre-kameleonë, ditën hiqen si "mbrojtës të popullit" dhe demokracisë, ndërsa netëve verore e dimërore tregojnë "demokracinë"e tyre, si ujqërit në vathën e bagëtive. Mirë deri këtu, po si do jenë nipërit e gjyshërve? Shpresojmë se ballanca do të funksionojë në vendosjen e drejtësisë. Kaq për gjyshërit.

E kam parë mikun tonë ,Thanasin në emisione televizive ku si "gjysh", tepër aktiv vazhdon ti përkushtohet sektorit të blegtorisë (veterinarisë). Jep këshilla të vlefshme për mbarështimin e bagëtive.

Sot sa u zgjova, hapa celularin dhe pashë mesazhin tuaj. Emri i mikut tonë, i jetës aktive, më bëri të kujtoj që si "zhurma" e bletëve në koshere,  të gjithë sipas profesioneve lëviznim nëpër Shqipëri në ndjekje të ecurive të punëve tona. Dhe, pa e parë vlerësimin e punëve të asaj kohe politikisht, ndjeheshim krenarë, të palodhur dhe tepër frytdhënës. Kjo, sepse kështu ishim gatuar ne, gjyshërit e sotëm, që çdo gjë në vendin tonë e nisëm nga fillimi, u ndryshua pamja tërësore e Shqipërisë, gjithçka në bujqësi eci vrullshëm drejt zhvillimit, nga prapambetja e thellë që ishte.

Me këtë rast më erdhi mirë që më jepet mundësia tju falenderoj Juve dhe Thanasin, që në këto minuta ishim bashkë. Respekte për ju dhe gjithë "gjyshërit dhe gjyshet" e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit.

Me shpresë se nipërit do ta bëjnë përsëri bujqësi- blegtorinë më të zhvilluar nga gjendja që ishte në vitin 1990, se gjendja e sotme është një pasqyrë e thyer, e shëmtuar që nuk tregon asesi vlerat e bujkut dhe blegtorit shqiptar.

Ju paça dhe uroj shëndet për ju Fiqiri, për Thanasin, Resmiun, Illon, Fuatin dhe shumë miq të tjerë që punuam me profesionalizëm.

Itali, më 19 tetor 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora