E premte, 19.04.2024, 03:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Shija e kritikut

E diele, 18.10.2020, 10:53 AM


NEBI DRAGOTI

DY ESSE

SHIJA E KRITIKUT

Esse

Shija e kritikut është e matur, e përqëndruar, e pagabuar, e sinqertë, universale, filozofike, e paanshme, pa hatre e hipokrizi, parimisht sociale, se socialja si problematikë ka jetuar, jeton në përditshmëri vitesh e shekujsh.Azhurnimi me këtë koncept është frymëmarrja e kritikut.. Tjetër,  kur shijon krijimin vazhdon analizën: e shijon lexuesi, e kupton përmbajtjen, mesazhin, kënaqet siç kënaqet kritiku me veshjen artistike? Atëherë mirë, shumë mirë. Bukur e meriton krijuesi vlerësimin dhe bëhet frymëzim që ta arrijnë dhe të tjerët. Vëzhguesi kritik vëzhgon krijimin me kujdes në shumë drejtime për arritje parametrash të nevojshëm për njeriun, për rritje standartesh dhe efektiviteti që shoqërisë t’i shtrohet rruga edhe me artin. Kur kritiku konstaton stonime, drejton majën e lapsit me qortimet e duhura në adresë të krijuesit. Krijuesi reflekton: fshin, gris, djeg apo ripunon, (kjo është e drejta e tij), ose hyn në bashkëbisedim me kritikun. Kritiku dikton vlerën reale, por asnjëherë nuk detyron krijuesin. Pak a shumë këtu dalin edhe detyrat e krijuesit. Krijuesi ka përballë kritikun e emancipuar. Mbetet kështu për sot e për nesër krijuesi të reflektojë shijen e vet të shëndosh, kështu siç bën edhe kritiku. Kritiku ka gamë dhe hapsirë më të madhe dhe të mos jetë nën nivelin e krijuesit; është i stërvitur për atë që bën, që secili krijues ta duartrokasi, sepse kështu nxiten dhe rriten vlerat letrare.

MUZA, IMAGJINATA, FANTAZIA

Esse

Objektivi është për të patur qartësi, drejtkuptim dhe përceptim të saktë. Muza, imagjinata, fantasia janë pjesë të psiqikës njerëzore, stimuj intim nxitës në mendjen e krijuesit tek çdo lloj arti.Sigurisht, meqë kanë karakter produkt krijimeh, kështu shihet, në objektivin e progresit njerëzor, sipas mitologjisë greke, ku nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, përfaqësojnë degët e artit dhe shkencës, që i duhen jetës. Muza te talenti është burim frymëzimi poetik dhe që të jetë burim, krijuesi duhet të tregohet aktiv dhe këto burime i përfiton nga njohja e jetës duke e jetuar atë dhe duke mbajtur qëndrim studiusi ndaj saj, madje, të tregohet dhe inferior. Pa hapur këto dritare njohjeje, për të parë larg, muza mbetet në gjumë në mendjen e krijuesit. Imagjinata, gjithashtu kërkon përvetësim dijesh dhe në bazë të kësaj krijon, kërkon aftësitë e njeriut për të krijuar, për të ndërtuar në vetëdije figura ose ide të reja, pra, bëhet pjellë e mendjes në shërbim të jetës dhe prosperitetit. Në vazhdim të këtij prizmi, gjithashtu, dhe fantazia është sisnonim i fjalës ëndërr, që, kur bëhet me sy hapur, jep idenë për të krijuar diçka të re. Në këtë tërësi, shkrimit që shkrova, rezultati i matet me produkt të të qenurit pozitiv (jo negative) për njeriun dhe jetën njerëzore.

ZËRI I GJINKALLAVE

Fabul

Zëri i gjinkallave me mençuri:

-Na keni bërë personazh fabule,

se e kemi këngën gjithë monotoni

me zhak-zhak nëpër degë e shkrre

dhe pse kënga jonë nuk ka djallëzi.

Juve, juve , njerëz, çfarë po bëni sot?

Llomotitni, shkruani pa sinqeritet,

propogandoni, mashtroni fare kot,

ca ndryshe, të tjerë ndryshe, moj gjyshe,

me njëqind fytyra nuk u ka as lezet!

Shiko, ligjërojnë gjinkallat bukur:

-Nga zhurma jonë nuk keni rrezik,

merruni me veten, pastroni trutë,

me njëri-tjetrin e keni të keqen, mik.

Ju jeni bërë personazh komik.

Gjinkallat e bashkuan zëri kë herë,

Na sqaroni: kemi a s’ kemi të drejtë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora