E premte, 19.04.2024, 07:00 PM (GMT+1)

Mendime

Ilir Dardani: Poetet Martire, Diana Neperka dhe Zyhdi Krimineli i ‘’paqes’’!

E hene, 17.11.2008, 01:48 PM


Zyhdi Morava                                        Diana Culi
Poetet Martire, Diana Neperka dhe Zyhdi Krimineli i ‘’paqes’’!

 

Nga Ilir Dardani

 

Zyhdi Matufi, ish-kryetari i lidhjes se shkrimtareve te Shqiperise, sot ne pranga si transportues droge, para 2 vitesh ne nje interviste behet avokat mbrojtes i Diana Culit, e cila qe ne pamje te pare duket se eshte zemersterre komuniste!

 

Zyhdiu (Morava), si qenje e shitur dhe si njeri qe degjeneron njerzit e penes shqiptare, pa njerezine me te vogel e quan ‘’asgje’’ denimin me vdekje qe i beri poeteve te talentuar nga Librazhdi, Genc Lekes e Vilson Blloshmit, monstra komuniste, Diana Culi!

 

Monstra eshte caktuar si eksperte ne zbulimin e ‘’armiqve te partise’’ dhe vargjet e poeteve i ka cilesuar si te nje rezikshmerie teper te larte dhe si pasoje engjejt e poezise hyjnore kane paguar me jete!

Jane arrestuar, torturuar dhe pastaj ne nje perrua, ne nje nate pa hene, ku zoti nuk ekzistonte, i kane pushkatuar! Si kane mundur valle?!

Me vone, pasi u hap dosja dhe u zbulua monstra, doli me nje deklarate ku na kerkonte falje!

 

Shqiptaret vazhdojne te votojne per te dhe per monstrat e tjera komuniste ne vitet qe ne i quajme demokratike! Demokracia ne Shqiperi ekziston ne kuptimin me absurd te fjales! Valle, nuk meritojne me shume se kaq shqiptaret?!

 

Psikopati Zyhdi, i cili per te mbrojtur vrasesen e dy jeteve (ndoshta me shume), shfajesohet se monstra Culi ‘’sulmohet sikur ka mbi supe te gjitha krimet qe jane bere per 45 vjet’’!

Ky psiko duhet ta kuptoje se askush s’do qe te zevendesoje Diktatorin Hoxha me nen-Diktatoren Culi, por ajo duhet te ndeshkohet per krimin qe ka bere. Duhet te denohet per zemren sterre, per dy jetet qe s’ju dhimbsen aspak.

 

Nuk mund te kapemi vetem me kryemonstren e ngordhur Enver Hoxha per gjithcka, kemi edhe nen-monstrat qe jane te gjalla dhe ne pushtet, ne demokracine palaco shqiptare!

 

Ju qe keni votuar Diana vrasesen meritoni diktature, qe t’ua nxije jeten pafund! Vetem atehere e kuptoni sa sa dhimbje kane ndjere ne trup e ne shpirt martiret e inteligjences shqiptare. Vetem atehere do  ndjeni lotet e nenave per bijte, lotet e femijeve per baballaret, lotet e zotit per bijte e tij me te mire qe ja sharronte djalli!

 

Nuk ju bren llogjika juve,  popull komunist i felliqur! Jo vetem te felliqur, por bashkekriminele, kur ushqeni monstrat me dashuri!

 

Monument ne Zemer, perjetesisht
Si nuk ju dhemb zemra per engjejt e pafajshem?! Jane vrare sepse shkruanin vargje sic ishin, poete kombetar, per te miren e kombit te tyre, nuk kane vrare as lenduar njeri, por vetem shkruar per te miren tuaj, per t’ju shpetuar nga kthetrat zemershqyese komuniste! Mosmirenjohes maskarenje jeni ju qe nuk kerkoni drejtesi duke shkelur pameshirshem mbi gjithe ate gjak te paster shqiptar!

 

Nje pjese e popullit shqiptar me vertete meriton ate mjerimin historik dhe ate aktualin qe e ka mberthyer. Shqiptaret vazhdojne te votojne kumunistet, vrasesit e tyre. Vazhdojne te enden si pula te lagura e si pula pa koke. Vazhdojne te enden duke oralizuar djallin!

 

Shqiptaret e Dardanise c’martirizojne heronjte e tyre, heronjte e kombit shqiptar duke nderuar me emrin dhe lavdine e tyre kafshen e eger Enver Hoxha. Kaq ordinere paskan qene shqiptaret?!

Le te kene vrare mijera monstra serbe, ata qe sot e nderojne, pasi e kane njohur mire se kush ishte perbindeshi Hoxhe, per mua nuk jane heronje dhe kurre s’do e ndez nje qiri per ta!

 

Transportuesi i Heroines, e cila eshte vrasese e njeriut, shton: ‘’Kam dëgjuar se ajo ka kërkuar falje publike, unë e vlerësoj jashtëzakonisht këtë gjest qytetar të saj, sepse në fund të fundit ajo ndjen një farë dhimbje, për mos thënë pendimi’’!

C’ka ketu per ‘’vleresim te jashtezakonshem’’, kur sa per sy e faqe, pasi ja zbuluan krimin e shemtuar, ka thene ‘’me fal’’!? Kaq e ben cdo kafshe ne rruzull, por asnjehere nuk mjafton. Llogjika e semure e ish-njeshit te shkruesve thote qe ‘’vrit dhe pastaj kerko falje dhe gjithcka eshte ne rregull’’! ‘’S’ka denime nese pas krimit kerkoni falje, prandaj kush te mundet te vrase’’!

 

Me tej kontrabandisti shton: ‘’Kam dëgjuar sërish se vëllai i Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka shkruar në një gazetë ku ka thënë që "unë nuk e fal atë". Unë nuk arrij ta kuptoj këtë shprehje. Kur thua nuk e fal, lind pyetja çfarë do t'i bësh? Kur një grua të kërkon ndjesë, unë mendoj se do jesh jo fort normal të mos e pranosh ndjesën e kësaj femre, pavarësisht se çfarë të ka shkaktuar.’’!

E cfare se eshte femer, o turpi i letersise shqiptare?! Si ‘’pavaresisht se cfare te ka shkaktuar’’, kur me mendjen dhe zemren harbute prodhoi dy plumba per dy nga bijte me te mire te kombit, o kulmi i padrejtesise?!

 

O shkrues i poezive ‘’te dashurise’’,  se cfare kallepi je, perfundimisht u kuptua, kur ne nje moshe 62-vjecare merresh me tregti droge, dhe nuk duhet te cuditet njeri nga fjalet e tua, por kur ke qene edhe vete viktime e denuar e komunizmit (nuk e di pse te kane denuar, ndoshta per hajni apo vrasje sepse kur je anti-njeri ne pleqeri, imagjino veten ne rinine tende?!), duhet te kishe pak njerezi dhe te kerkoje drejtesi per ata shpirtra te pafajshem. Ti je njeri anti-demokratik dhe si i tille ti asnje here nuk ke qene nje i denuar politik!

 

Z. Bedri Blloshmi nuk fal sepse i kane vrare vellane dhe vellane, prandaj kerkon drejtesi dhe drejtesia eshte atehere kur Monstres Diana Culi (se bashku me monstrat e tjera) i vendosen hekurat ne duar!

Nuk fal as une sepse ata jane edhe vellezerit e mi, nuk falin as mijera Bedri e Ilire te tjere! Prandaj shteti duhet te marre masa qe te parandaloje vetegjyqesite, duke dhene denimet e merituara.

Z. Blloshmi dhe Dardani nuk do vrasin nje femer, por kjo eshte thirrje e forte per drejtesi! Kete thirrje duhet te mbeshtesin mbare ata qe nuk jane bij kurvash komuniste dhe mos te lejojne qe Shqiperia te jete vendi i injoranteve mosmirenjohes!

 

Nese shqiptaret do ngrenin zerin per padrejtesite qe u jane bere, ndryshe do te ishte realiteti yne, politiko-njerezoro-ekonomik.

 

Ti Zyhdi je denuar edhe me pare, por do denohesh edhe tani nga drejtesia italiane per krimin e pashembullt te nje shkrimtari dhe mbi te gjitha, te nje prindi e gjyshi 62-vjecar!

 

Kurse ty Monstra Diana Culi, une te denoj me burgim te perjetshem sepse ke hapur varrin e dy njerzeve, dy shkrimtareve te medhenje e te pafajshem.

Le mos te besh as nje dite burg, meqe Shqiperia udhehiqet nga komuniste!

Nese me te vertete ka zot, denimin qe te jap une per vellezerit e mi te pushkatuar, ti do e vuash ne ferr! Mbaje mend!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora