E enjte, 28.03.2024, 03:34 PM (GMT)

Kulturë

Prend Buzhala: Arti përballë banalitetit të jetës së përditshme

E diele, 18.10.2020, 10:22 AM


ARTI PËRBALLË BANALITETIT TË JETËS SË PËRDITSHME

(Fletëza eseistike)

Nga Prend BUZHALA

Duket sikur jeta e përditshme e mënjanon përjetimin estetik, artin vetë, për arsye se  banaliteti anakronik i kësaj përditshmërie ua humb vlerën krijimeve artistike; për shkak se kjo përmasë e zakonshme (e përditshme),  heq edhe idealet për synime të larta.

1.

Porse arti e ruan përmasën e këtyre synimeve, këtyre vlerave sublime, siç janë përsosmëria, bukuria dhe madhështia e veprës së artit (letrar, figurativ, filmik, muzikor etj). Realiteti i tillë banal që na rrethon, pikësynon që ta shndërrojë të bukurën, estetiken, në diçka jo-estetike, në zbukurim a lustër të pamjes së jashtme, në joshje, në prodhim zhurmash, por pa përmasën e thellësisë apo të të vërtetës artistike. Arti na e dhuron karakterin e tij njohës përmes vetëdijes për të vërtetën.

Po ky banalitet (kjo përdhosje vlerash e synimesh të larta), jepet së tepërmi pas artit si biznes; ky realitet zhvlerësues i barazon veprat e spikatura me ato triviale; prodhimin operistik muzikor me muzikën “tallava”, prozën e spikatur letrare me një poezi të kurrfarshme.

2.

Kur poeti e këndon ritmikisht e me anë të figurës së përsëritjes thirrmën e trajtës së idiomës poetike- frazeologjike (një poet  e përdor shprehjen "I kjofsha fale Zotit", këtë e bën për ta shqiptuar së thelli përmasën e përjetimit estetik, nën dritën e kategorisë të të bukurës... vashës. Ndryshe nuk mund të përjetohet e bukura, por krejt si në ëndërr... e jo si "në realitet", pra jo si një vështrim i rëndomtë, i thjeshtëzuar, i drejtpërdrejtë... Çastet e këtij përjetimi i takojnë një realiteti tjetër (e përkufizuar si ANDËRR ose dhuratë prej Hyjit, dhuratë për ta ndjerë magjinë, misterin dhe mahnitjen e të bukurës).

Hegeli parashikoi vdekjen e artit, porse gjakimi njerëzor për të kënduar a pikturuar, për të shkruar a krijuar poezi etj, do të jetë gjithmonë i tillë. Dhe për gjithnjë arti ka për qëllim arritjen e kësaj përsosmërie, harmonie, gjetjet e kuptimeve me mënyrat e shtjellimit (poetika).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora