E premte, 24.09.2021, 12:54 PM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: Akuza e Ivica Dacic ka te beje me betejen brenda politikes e shoqerise serbe

E diele, 18.10.2020, 11:10 AM


Anton Berisha:

Akuza qe ministri i jashtem serb, Ivica Dacic,  i beri bashkekombaseve te vet per zbulimin e varrezave masive te shqiptareve ka te beje me betejen brenda politikes e shoqerise serbe.

Pranimi i krimeve te bera ndaj shqiptareve dhe kombeve te tjera ne lufterat  e shkaktuara nga Serbia nuk ka arritur masen kritike kundershtuese ne shoqerine serbe duke mbetur ne perpjekje individuale, siç eshte rasti me politikanet Jovanovic dhe Canak, me aktivistet e te drejtave te njeriut sic jane Natasa Kandic, Sonja Biserko etj.

Tash, turri i politikaneve shqiptare me u marre me kete teme, kur qendrimet e Dacicit nuk paraqesin asnje risi, dhe me u marre me cdo deklarate te tij pervec se tregon pasivitetin e veprimit politik e diplomatik, qasjen infantile, per mua paraqet diçka edhe shume me brengosese: aftesine tone per ta pare te keqen tek tjetri dhe paaftesine per t’u perballe me te brenda vetes.

Po ta shtrojme problemin ndryshe, pse nuk u muar askush ne Kosove me te sulmuarit nga Dacici, pra me njerezit qe perkunder presionit te brendshem politik e shteteror, kane guximin te flasin e te veprojne publikisht per te hetuar e gjetur varrezat masive , qe ne pikepamjen e tyre, permes pranimit te fajit te çlirohen nga nje e keqe qe i percjelle ata, ne fund te fundit per t’i hapur rrugen kombit te tyre drejt nje shoqerie emancipuese.

Ne, nuk u morem sepse ne nuk kemi figura te tilla ne keto vite qe ka lënë shenja brenda Kosoves e as jashte saj, per t’u identifikuar si kundershtues i te keqiave brenda nesh qe kane ndodhur ne gjithe keto vite, duke filluar nga vrasjet, torturimet, keqperdorimet e shkaktuara nga shqiptaret ndaj cdo jete te njeriut, pavaresisht se cfare perkatesie etnike, religjioze, pikepamjejeje i ka takuar viktima.

Ne jemi mbyllur ne mendesine e njetrajtshme glorifikuese si nje logjike e mendesise komunisto-enveriste, duke aplikuar nje tolerance ndaj te keqes brenda vetes.

Vrasja eshte vrasje pavaresisht nga kush eshte bere, tortura eshte dhimbje e vuajtje, marrja e pronave publike e private, e sa e sa te keqia qe kane e jane duke ndodhur, duhet pare e gjykuar nga shoqeria ne thelbin e vet e jo ne arsyetimet me ideologjite me mizore e as ne arratisjen e pershkrimit te keqiave qe kane bere te tjeret.

Duke i amnestuar keto veprime, duke i promovuar njerezit e involvuar ne veprime te tilla ne role shteterore e arsimore, e duke i glorifikuar, ne ne fakt, siç thoshte Tomas Man, kemi aplikuar tolerancen ndaj te keqes, qe ai me te drejte e quante tolererancë e kriminalizuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora