E enjte, 22.10.2020, 04:09 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona

E shtune, 17.10.2020, 12:27 PM


Rrallë ka gjuhë  në botë, me të cilën, janë krijuar  emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona

Vazhdimi i njëmbëdhjetë i artikullit  ,,15 veçorit e kombit tonë,,publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Lidhur me këtë çështje, kam shkruar disa herë në shtypin e përditshëm, portale etj., gjer e gjatë dhe në detaje, duke cituar autorët, veprat e tyre etj., por nga kënvështrime të ndryshme, prandaj, për të mos u përsëritur, me përjashtime të vogla, anashkalova emrat e autorëve, prej të cilëve kërkoj ndjesë. Përndryshe, materialet e këtij artikulli, mësëtepërmi, i kam nxjerë nga veprat  në vijim: ,,Shqipëria,,  ,,Mikenët=Pellazgët,, të Mathiu Arefit, ,,Gjuha e perëndive,, nga Aristidh Kola,, “Problemet e Ballkanit”,  e Edit Durhamit, ,,Albanët,, e Elena Kocaqit, ,,Enigma,, e Robert d.Angely,  “Antiçka Makedonija”, e Ljubomir Domazetoviç, etj.

Evidentimi i emrave, sipas alfabetit, me përjashtim të ,,kryzotit,, Zeus, të cilit, ne, i themi Zot

Zeusi. Historinë  e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f. 102, thuhet se, ky ,,Baba,,  ose ,,Mbret,, i 11 perëndive të tjera,  kishte origjinë ilire,

Zeusi...prandaj dhe, sipas  Matheu  Arefit, shqiptarët e quajnë Zot dhe se me  betimin ,,Për Zotin,, aludohet  tek  Zeusi, që ka të bëjë me fjalën shqipe , zëri.

Zeusi...Thuhet se Zeusi është i lindur në afërsi të Delvinës, Shqipëri (Jaho Braho, “Fakti”, 02. 04. 2000),

Zeusi... dhe se Skënderbeu, në vulën e vet sekrete, ka preferuar edhe figurën e tij, kurse

Zeusit... koka e dhisë, në  vulën e Skenderbeut, paraqet dhinë e quajtur Amaltea (e mjelta), e yshqente me qumshtin e saj  Zeusin.

Zeusi...Thuhet gjithashtu se “Një nga simbolet e

Zeusit, ishte shqiponja,  dhe se  ,,Shqiptarët do të kenë qënë bijtë e tij”, pra bijtë e shqiponjës (Mathieu,, Shqipëria,, f. 83).

Afërdita. Emri I   kësaj vajze të Zeusit,   lidhet  me dy fjalë, poashtu  puro shqipe: afron dhe dita, domethënë agim,

Afërdita...kështu që, këto dy fjalë të pastra shqipe, janë argument i fortë për ata që   12 perënditë, i quajnë me origjinë ilire, pra të racës tonë!. Përndryshe,

Afërdita, sipas mitologjisë  ishte ,,shkakëtarja,, e Luftës së Trojës, sepse ajo, paska takuar Parisin me Helenën e bukur, duke e rrëmbyer, ose me dëshirën e saj, gjë që,

Afërdita...ka revoltuar kunatin e saj-Agamemnonin, i cili, përfitoi rastin dhe  me ushtri të madhe dhe të armatosur gjer në dhëmbë,  sulmoi Trojën,  jo për hakmarrje, siç thotë mitologjia, por  për

Afërdita... grabitjen e pasurive të mëdha  të Trojës, të cilat me gjak dhe djersë i kishin krijuar  dardanët ilirë.

Afërdita...Se, pasuria ishte shkak, dëshmohet edhe me faktin, që, Agamemnoni, pas mbarimit të luftës, u kthye në shtëpi,

Afërdita... me barka luftarake të mbushura me flori, por, të cilat, nuk i shfrytëzoi dot, sepse, vritet nga ana e së shoqes  dhe dashnorit të saj.

Afërdita...Përndryshe, meqeqënëse kjo perëndeshë e bukur të cilën për shkak të emrit, e quaj shqiptare,

Afërdita...ndërlidhet me Luftën e Trojës, atëhere, del, se, racës tonë, përveç 12 perëndive, i takojnë edhe herojt e asaj  lufte, që do të thotë, se

Afërdita...historia e Greqisë, është ,,zbukuruar,, me ,,puplat,, e njerëzve të racës tonë, kurse historianët dhe politikanët tanë, jo vetëm që heshtin, por, çështë më e keqja

Afërdita... kur, ndonjë, si puna ime,  shkruan për këto gjëra, në vend të falenderimit, i drejtohen shigjeta! (Lexo në fund përgjigjen e një reagimit të tillë).

Akili (Ahili). Emri i këtij trimi  të pa zavendësueshëm dhe hero i Luftës së Trojës, ka të bëjë me fjalën i lehtë,  i shpejtë, shkruan Robert D’Angely, te “Enigma” f. 116 dhe  te “Shqipëria”,  e Mathieu Arefit, f. 365.

Akili... Giuseppe Cingolani, shkencëtar i pa njohur për mua, shkon aqë larg sa që, Akilin,  e quan  shqiptar!? Nuk e di, ku e kam lexuar këtë, sepse, biblioteka familjare, me qindra dorëshkrime, m’u  bënë zhur e hi, në v. 2001.

Amon Ra. Emrin e këtij  Zoti të  Egjiptit, Elena Kocaqi, e lidh me dy fjalët   shqipe  amë, nënë, dhe reze, rezet e diellit.

Apoloni ,,Mis i botës,, Emri i tij, ka të bëjë me  fjalët shqipe apo luan,  thuhet në një nga veprat e lartpërmendura, duke u bazuarnë faktin që, preferonte luajtjen gjatë këngës dhe  gjuajtjes me shigjeta.

Atllanti. Zeusi, e kishte dënuar të mbajë në kuris tërë botën. Prej aty ka dalë emri Atllas.

Atllantik. Prej tij, siç duket, e ka marrë emrin edhe oqeani Atllantik?. Përndryshe, sipas disa shënimeve, emrat Atlant, Atlantik, rrënjën e kanë te fjala shqipe at=baba.

Athina. Emri   kësaj perëndeshe, kuptohet edhe të  kryeqytetit grek, lidhet me fjalën shqipe e thënë, gjë e cila qendron në 4 librat e cituara më lart, prandaj dhe, s’ke se si e mohon.

Dardani. Emri i këtij djali të   Zeusit,  ka të bëjë me fjalën shqipe dardhë,  konstatim ky që qendron te  libri i  Aristidh Kolës ,,Gjuha e perëndive,, f. 258 dhe te libri  ,,Shqipëria,, i  Mathieu Arefit,   f. 216.

Dardani...Kjo vlen edhe për emrat Dardani dhe Dardanele, të cdilat duhet të quhen vende të dardhave, por në mungesë të shkronjës dh, ajo zavendësohet me d dhe

Dardani...deformon kuptimin e emrit original,siç ndodhe edhe me emrin e parë të Maqedonisë Emadhi-e madhe, shkruhet Ematia, pa asnjë kuptim.

Demetra (Dhemetra). Emri i kësaj perëndeshe të tokës, gjegjësisht të pjellërisë dhe vjelave, ka të bëjë me fjalën shqipe dhe, dhe motër, ose  nënë-thuhet në veprat e cituara në fillim.

Dionizi. Për këtë perëndi të teatrit,  lojrave,  bimëve dhe verës, Ljubomir Domazetoviq, shkruan se  ishte nip i Kadmos. (pra ilir-R.N.), kurse  Aristidh Kola,  konstaton se Dionizi ishte baba i Afërditës.

Dionizi...Përndryshe, emri i tij, rrënjët i ka te fjala shqipe dy, di, etj., shkruajnë Xhorxh F. Wiliams dhe Aristidh Kola,  ky i dyti  te “Gjuha e perëndive”, f. 113).

Dionizi... njihet edhe si perëndi e brigëve ilirë, të cilët kanë ndërtuar Trojën. Për nder të tij, në pranverë e në vjeshtë organizoheshin festa prej të cilave kanë origjinën teatri, tragjedia dhe komedia,,greke,,.

Egej. Emri i kësaj krijese ka të bëjë me fjalën shqipe: edhe, dhe ,etj. Prej tij ka marrë emrin Deti Egje,thuhet në  literaturën historike.

Eneu. Ishte djalë i Afroditës, kurse emrin e   tij Eneu, disa shkencëtarë, e lidhin me fjalën shqipe, e ndjeu. Ai kishte udhëhequr dardanët në Luftën e Trojës.

Eneu. Nga familja  e këtij, pra e perëndeshës  Afëditë,e kishte origjinë Cezari i Romës. prandaj, ky, si perandor,  kishte ndërmend ta rindërtonte  Trojën dhe ta bënte kryeqytet, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes të Eneut në  Luftën e Trojës.

Eva (Havaja). Emri i kësaj femre të ,,parë,, në botë, bashkëshorte e Ademit (Adamit), ka të bëjë me një fjalë shqipe, konstaton historiani i shquar  dr. Skender Rizaj.

Gigantët. Emri Gigant, është krijuar nga  fjala shqipe, gegë, shkruan Mathieu Aref, duke shtuar  se, janë një etni pellazge e Ilirisë...dhe që ende edhe sot i quajnë “Gegë”.

Helena e Trojës. Emri i kësaj femre të shquar, të cilën, siç thamë,  e rrëmbeu Parisi, ka të bëjë me fjalën shqipe, e lëna, e braktisura, shkruan  Mathieu Aref te ,,Shqipëria,,  f.  315.

Hera. Origjina e iliro-shqiptare e kësaj perëndeshe, dëshmohet edhe nga vetë emri, që ka të bëjë me fjalën shqipe era, hera, gjë që, sipas disave,  vlen edhe për

Herkulin, djalin e Zeusit, i njohur edhe si  Herakle, emrin e të cilit, e ka fituar Heraklea Linkestis-Manastiri i Vjetër, themeluar nga

Herakliu... ana e mbretit të shquar-Bardhylit, të cilin, për shkak të domethënies të  emrit të tij puro-shqip: Ylli i Bardhë, duhet ta quajmë  mbret Shqiptar, e jo mbret ilir.

Herkuli...Thuhet se  qysh si fëmi, në djep, paska përballuar dy gjarpërinj të tmershëm, dhe se, në një rast, e ka shpëtuar Prometheun, të cilin, sipas urdhërit të Zeusit, e kishin mbërthyer në një shkëmb të Kaukazit,

Herakli (Herkuli)...për shkak se nga Zeusi e paskësh vjedhur zjarrin dhe ua paska  shpërndarë njerëzve, prandaj dhe këta,  e kanë dashur më tepër se Zeusin.

Herakliu...shpëtoi nga vdekja edhe bashkëshorten e Prometheut, të cilën, e kishin lidhur me zinxhir, lakuriqe, pas një shkëmbi,  e ,,zbukuruar,, me bizhuteritë e saj.

Homeri. Ky emër, ka të bëjë me  fjalën shqipe i mjeri, si ngushëllim që ka qenë i verbët, kurse Lamartini, sipas  Robert D’Angely,  Homerin, e konsideron të një gjaku me Skënderbenë.

Iliri. Emri i tij, nga i cili trashëguan emrin stërgjyshët tanë: Ilirët,  sipas Aleksandar Stipçeviqit, ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, në kuptim: popull i pa mposhtur etj.

Iliri...Njihet edhe si  vëlla Galit, nga i cili, kanë dalë galët, e prej tyre, u krijuan popujt romanë: francezët, portugalezët, spanjollët, italjanët, Iliri...danezët,gjermanët,hollandezët,finlandezët etj., që  do të thotë se stërgjyshët tanë, kanë krijuar tërë kontinentin e Europës, prandaj dhe, jo rastësisht,  ky kontinent, mbam emrin personal të  një ilires tonë.

Iliri...E vetëdishme për këtë, Europa, ka lënë shqiptarët të ndarë e të  përçarë në disa shtete, nga frika se, të bashkuar, fuqizohen dhe kërkojnë trojet e vjetra etnike, pra edhe kontinentin në fjalë, mendoj unë?

Jupiter. Perëndia kryesore e romakëve të vjetër.  Emri i tij,  të cilin e  ka fituar  planeti më  i  madh, lidhet me fjalët shqipe Ju, yni, etj.  thuhet në  veprën “Enigma” të  Robert D’Angely, f. 151.

Kadmi. Babaj i Ilirit dhe mbret i ilirëve, për të cilin thuhet se ka  themeluar Ohrin, i cili, sipas tij,  në fillim quhej  Lihnid, që,

Kadmi...sipas disa shënimeve, ka të bëjë me fjalën shqipe lindi,   aludim ndaj shkronjave, të sjella prej tij nga Fenikia në këtë qytet.

Kadmi...njihet edhe si shpikës i  shkronjave në fjalë, të cilat, shërbyen si bazë ose yrnek për krijimin e alfabeteve të tjera,

Kadmi...duke përfshirë këtu edhe alfabetin sllav Qirilicën, me të cilën shërbehen sllavët etj., por pa përmendur fare origjinën ilire të  Kadmit,

Kadmi...siç veprohet edhe me Justinijanin, Konstantinin e Madh, Pitu Gulin (Gurin). Gonxhe Bojaxhiun   etj.

Kadmi, Agenori, babaj i tij. Ky, përveç Kadmit,  kishte edhe dy djem të tjerë: Feniksin dhe  Siliksin dhe  motrën-Europë. Feniksi themeloi Fenikinë,  Sikiksi Sicilinë,

Kadmi...kurse emrin e motrës së tyre, siç thamë, e fitoi kontinenti më i vjetër dhe më i civilizuar, duke falenderuar stërgjyshëve tanë=themeluesë të vendeve europiane.

Kadmi...Aristidh Kola,  në librin ,,Arvanitët,,  f. 53, shkruan se emri  Kadmi, ka të bëjë me fjalën shqipe  ka dhëmb.!!  Në literaturën historike thuhet se, Kadmi, me gruan e vet, vitet e fundit i kaloi  në Shqipëri, ku mbaron jetën.

Kasandra dhe Apoloni. Ishte motra e Parisit, pra ilire.   bukurinë e saj, u dashuraua Apoloni,, Misi,, i botës, djali i Zeusit, Mirëpo, për shkaqe të ndryshme,

Kasandra...refuzoi ofertën e tij, prandaj, Apoloni, e dënoi keq, duke bërë që njerëzit mos i besojnë parashikimeve të saja, të cilat  u realizuan, por në dëm të vëllajt të saj-Parisit.  Prej aty ka dalë termi ,,Nuk jam Kasandra,,

Kiklopi (Polifemi). Emri i kësaj krijese me një sy, nip i Zeusit,  ka të bëjë me fjalët shqipe sy, kokë,  thuhet në literaturën historike dhe shtohet se  Kiklopët...Janë trajtuar ndër “njerëzit e parë të shpellave”.

Kroni. (Kronosi).  Emri i këtij babaj të  Zeusit, ka të bëjë me fjalën shqipe krye, ose kron, krua, etj. Thuhet se Kronosi paska larguar babanë e vet, Uranin nga pushteti dhe,

Kroni...që mos i ndothte e njëjta gjë nga fëmija e tij, i vriste menjëherë pas lindjes. Nëna e  tyre- Reja,

Kroni...me mjeshtëri të madhe, mundi të shpëtojë  vetëm Zeusin, duke i dhënë të shoqit një gur të vështjellë në vend të fëmijës të posalindur.

Kroni, ose Hronosi, nuk e kuptoi dot veprimin e të shoqes dhe e gëlltiti, kurse Reja fëminë e vogël e shpuri në ishullin e Kretës

Kroni...ku u rit  dhe u hakmuar me të Atin, duke e vendosur në ferr dhe duke e detyruar që t’i kthente tërë fëmijët e ngrënë prej tij.

Kroni, ,,Periudha e artë,, Në literaturën historike, thuhet se Kroni ishte një nga 12 titanët që sundonte me tërë botën, dhe se, Kroni...njerëzit ishin të kënaqur nga sundimi i tij, prandaj ajo kohë quhej Periudha e Artë. Kroni…Njerëzit kishin çdo gjë që u duhej, madje s’kishte nevojë as të punojnë as edhe të konfrontohen me njëri tjetrin.

Makedon. Emri i këtij djali të Zeusit, ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, shkruan, veç të tjerëve, edhe  Edit Durham, te  “Problemet e Ballkanit”, Tiranë, 1991, f. 443),

Makedon...ose me fjalën ma-ke-dhen, blegtori, shton Robert D’Angely, te  “Enigma”, f. 246. Prej tij, kuptohet,  ka dalë emri Maqedoni dhe maqedonas. Se sa kjo flet për origjinën ilire të maqedonëve të vjetër,nuk do sqarrim tjetër.

Marsi. Emri i këtij zoti të luftës, ka të bëjë me fjalën shqipe marëzi, turp, etj., shkruan  studiuesi Sulejman Lokaj, i cili,  këtë e dëshmon me argumentin  se, siç thashë,

Marsi....është zoti i luftës dhe kur bëhet luftë është marrëzi, turp, çmenduri, me përjashtim të luftës për paqë, liri, vetëmbrojtje etj.!!

Meduza. Emri Meduzë rrjedh nga fjalët shqipe mend, tru, thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ajo ishte njëra nga tri motrat e Gorgonit, dhe se në vënd të flokëve ka mbajtur gjarprinj.

Meduza. Sipas disa shënimeve, prej saj, qënka frymëzuar Olimpia, nëna e Lekës së Madh, e cila, në trupin dhe kokën e saj, gjarpërinjtë i vështillte, sikur të ishin prej gome.

Mentori. Emri i këtij  edukatori   të Telemakut, djalit të  Odiseut, ka të bëjë me  fjalë shqipe mend, i mençur, i ditur thuhet në librin ,,Gjuha e perëndive,, të Aristidh Kolës, f. 68.

Minosi, djali i Zeusit.  Emri i  tij,lidhet me fjalën shqipe mi, sepse qenka lindur në një shpellë ku ka patur tepër minj. Në literaturën historike thuhet se

Minosi...e kishte mbyllur Minotaurusin  (gjysmë njeri gjysmë dem) në një lavirint dhe e yshqente me mish njeriu.

Mnemozina. Ishte nëna e muzave,  bijë e Uranit dhe e Gejës, perëndeshë e kujtesës, kurse  emri i saj, Mnemozinë, rrjedh nga fjala shqipe mend, mësoi, thuhet në një nga veprat e evidentuara në fillim të këtij artikulli.

Muzat. Emri i këtyre 9 hyjneshave të shkencës, vajza të Zeusit (Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 1954, f. 329), ka të bëjë me fjalën shqipe mësim, ose mësues,

Muzat...konstaojnë Aristidh Kola dhe  Dhimitër Pilika. Me to udhëhiqnin Apoloni dhe Dionizi me këngë dhe muzikë.

Muzat... Njëra nga këto, Klioja, njihet si muzë e historisë, e cila e frymëzonte lavdinë e luftëtarëve, thuhet në literaturën historike.

Odiseu i Luftës së Trojës. Emri i tij lidhet me fjalën shqipe udhëtar, gjë që përputhet me jetën e tij.

Odiseu...Ljubomir Domazetoviç, në librin “Antiçka Makedonija”, Beograd, 2002, f. 111, shkruan se, sipas shkrimtarit gjerman Karl Schycharddt, Odiseu ishte ilir.

Odiseu. Penelopa, gruaja e tij. Mathieu Aref, shkruan  se emri Penelopa ka të bëjë me fjalët shqipe peri, lyp, kërkon perin për të bërë pëlhurën e saj,  deri sa e  priste të shoqin nga lufta.

Odiseu...dha idenë për kalin e Trojës, i cili, siç dihet, u mundësoi kundërshtarëve të atij qyteti të  hynë brenda dhe të zhdukin qytetin, duke i dhënë fund edhe  luftës 10 vjeçare.

Oros, perëndi egjiptiane. Emri i  saj ka të bëjë me një fjalë shqipe-shkruan Aristidh Kola, te ,,Gjuha e perëndive, f. 206, pa thënë se cila është ajo fjalë.

Parisi i Trojës. Emri i këtij djali të mbretit të Trojës, Prijamit dhe, siç thamë, rrëmbysit të Elenës, me çka ,,u nxit,, Lufta e Trojës,

Parisi. ka të bëjë me fjalën shqipe i pari dhe ka origjinë ilire, shkruan Engjëll Sedaj  në ,,Gjurmime albanologjike”, XXX-1983, Prishtinë 1984, f. 88.

Pellagoni. Emrin e   këtij djali të Aksiosit, ose Vardarit të sotëm, Mathieu Aref, e  nxjerr nga fjala shqipe pellg, që ka lidhje edhe me emrin e fushës së Pellaginisë të Manastirit dhe me pellazgët e 120 shekujve të kaluar.

Pellazgu. Konsiderohet për njeri iparë në botë, thuhet në librin e Mathieut ,,Shqipëria,,  f. 237 dhe  te libri “Rrugës së Alfabetit shqiptar”, Tiranë, 1986, f. 17, nga Ibrahim Hoxha.

Pellazgu...Naim Frashëri, emrin Pellazg  e identifikon me fjalën shqipe  plak, në kuptim njeriu i parë, etj., gjë që përputhet me tezën e Akademikut francez, se,

Pellazgu...siç thamë,  fjala e parë e dalë nga goja e Pellazgut, ka qenë me rrënjë të një fjale shqipe. Nuk besoj që, pa qenë qindpërqind  i sigurtë, të thotë një gjë të tillë, e cila vlen të vendoset në librin e Ginisit!.

Pellazgu...Pashko Vasë Shkodrani, shkruan: Pellazgët janë të parët e shqiptarëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)

Posejdoni. Ishte  vëllai i   Zeusit.          Emri i tij rrjedh nga fjalët shqipe po si e don, thuhet në një shkrim të  “Flakës”, 06. 12. 2001,

Posejdoni...kurse Ljubomor Domazetoviq, në librin e tij  “Antiçka Makedonija”, Beograd 2002, f. 139, thotë se  djemtë e Posejtonit, niprit pra të Zeusit,  ishin paraardhës të iliro-dardanëve.

Posejdoni...njihet edhe si stërgjysh i Atllantidës ose Atllandës që ka ekzistuar para 12.000 vjet, thuhet në gazetën “Denes”, nr. 176, 22. 02. 2001, f. 65,

Posejdoni...kurse shkencëtari Katapano, shton se  ai kontinent, i madh, sa dy të sotmit: Afrika dhe Azia së bashku ,,ka qënë i stërgjyshërve të shqiptarëve,, dhe se emri Atllantidë ka të bëjë me fjalët sqipe at, baba,,!.

Priami. Elena Kocaqi, në librin ,,Albanët,,, 2008, f. 14, shkruan se Priami, baba   i Hektorit,  ishte mbret i Trojës  dhe se emri Priam ka të bëjë me fjalën shqipe  jam prijs-princ.

Prometheu. Emri i këtij titani del nga fjalët shqipe prue me dhe etj.,konstaton  Mathieu, te ,,Shqipëria,,.. f. 308. Ky bëmirës dhe mik i njerëzisë, edhepse Zeusin e kishte dhëndër nga mbesa, hoqi të zitë e ullirit prej tij.

Prometheu...Pra,në pyetje ka  qenë xhelozia, e cila brez pas brezi është përcjellë edhe në ditës e sotme kur disa shqipfolës tanë,  tradhëtojnë shokun më të ngushtë, vetëm e vetëm, për të qenë nr. 1, si Zeusi, smundje kjo, e pashërueshme, më e keqe edhe se raku.

Romuli. Themeloi kryeqendrën e sotme të Italisë, i cili fitoi emrin e tij, që ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak,  kurse emrin e një ilirit tjetër-Italit, e fitoi vetë shteti-Italia. Romuli…Pra, emri i Italisë dhe i kryeqytetit të saj, janë fjalë shqipe, gjë që vlen edhe për Greqinë=grua (M. Aref, Mikenët…56) për kryeqendrën e Rusisë-Moskës-mushkë-ibid, 287) etj.

Titanët. Familja e tyre sundonte me tërë botën, prandaj dhe sipas  Mathieut, emri Titan ka të bëjë me fjalën shqipe të tan, të gjithë...

Troji. Emri i kësaj krijese hyjnore, nga e cila ka dalë emri i qytetit historik Troja, ka të bëjë me fjalën shqipe  tru, shkruan Robert D’Angely te “Enigma”, f.117.

Troji...ishte nip i Dardanit (Enciklopediski leksikon, mozaik znanja, istorija, Beograd, 1970, f. 684), pra ilir, gjë të cilën e pranon edhe Vasko Kostiq, i cili,

Troji... thotë: “Trojanët dhe ilirët ishin popull i njëjtë” ( “Rilindja,, Prishtinë, 27. 08. 1985).

Thoti. Njihet si perëndi egjiptiane, për të cilën, Aristidh Kola, te  ,,Gjuha e perëndive,, f. 206, citon Giussepe Katapanon,  se ,,Thoti fliste shqip,,.!

Ps. A vallë ka nevojë, për argumente të tjera, për tëbindur kokëfortët se atë që ka konstauar akademiku francez, është e vërtetë.

Në vend të përfundimit

Rreth reagimit të zotriut të nderuar Anton Gashit

Duke  i çmuar njohuritë intelektuale të tij,  prisnja, që, menjëherë, pas leximit të shkrimit tim,  të paraqitej me një tekst me titull ,,Europa, shtetet sllave dhe Greqia-uzurpatorë të trojeve tona etnike,, por, ai, në vend të falenderimit, ngrihet dhe demanton zbulimin epokal të akademikut francez, të cilit, unë dhe zotriu, si dhe tërë shkencëtarët tanë, të kësaj dhe asaj ane të kufirit artificial, mund t’ia lajmë këmbët, e jo  të debatojmë  me të. Dhe, në vend që të polimizojë me të, shigjetën ia drejton një të moshuarit, edhepse, i ngrati,  lot rolin e interpretatorit!!.

Nuk mund të mos i falenderohem z. Kadri Tarellit, për vlerësimet e   larta, si dhe, disa të tjerëve, që më janë paraqitur, përmes telefonit, por, mësëtepërmi, të burgosurit politik për çështje kombëtare, zotri dr. Ilmi Veliut, nga ana e Kërçovës heroike, të Zajazëve, vëllezërve Kaleshi, tre bilbilave të këngës: Azizi dhe Jagodinit etj. Dr. Veliut, i falenderohem  për   kundrareagimin e qëlluar, meçka më lehtësoi tepër, prandaj, për të mos  përsëritur fjalët e tij, më mbetet t’i them z. Anton, se, atë që, nga pellazgët kanë dalë edhe popuj të tjerë, e dinë edhe ata që kanë mbaruar klasën e pestë fillore, ku mësohet historia më e vjetër, siç e dinë   edhe, që, tërë popujt e botës, sipas Darvinit, kanë dalë  nga majmuni, mirëpo,   nuk dihej, cili popull filloi i pari  të flasë dhe nga kafshë, të të shëndrohet,  në njeri.

Këtë, në mënyrë shkencore, e ka zbuluar akademiku francez, i cili, ka erdhur në përfundim se, fjala e parë pellazge, është me rrënjë të gjuhës shqipe, duke mos  përmendur    fare asnjë  gjuhë tjetër të ndonjë nga  popujt që apostrofon zotri Anton, sepse, ata, akoma jetonin nëpër degët e pemëve, ose shkonin në katër këmbë. Në këtë, kontekst, ja edhe  një shembull tjetër: Derisa mbretëresha jonë Teuta dhe mbetërit tanë Agroni, Bardhyli etj., para rreth 2400 viteve, kishin krijuar mbretërira në Ballkan, popujt e sotëm të këtij gadishulli, kryesisht sllavët, akoma nuk kishin zbritur nga pemët e maleve Karpate  të Rusisë, kurse sot, shesin dëngla, duke u paraqitur trashgimtarë të Maqedonëve të vjetër, vetëm e vetëm, për   të na paraqitur ne shqiptarëve mysafirë, të zbritur nga Marsi!!! Por, t’i kthehemi çështjes që është objekt i këtij shkrimi.

Meqënëse, z. Antoni, përmendi UÇK-në, në çfarëdo konotacioni qoftë, më inspiroj të sugjeroj një  porosi kombëtare, e cila, për shkak të moshës, mund të quhet edhe si  amanet: Çdo njeri, që e quan veten shqiptar, para se të përdorë fjalën UÇK, duhet të  çpëlajë gojën mirë e mirë, sepse, pa të, nuk do kishim shtet të dytë shqiptar, as edhe  8 vjet kryetar parlamenti në Maqedoni, Ministër të Jashtëm, si dhe qeveri të ngjajshme si ajo e Krushevës, të v.1903.

Lidhur me këtë, një provokuesi maqedonas, i pata thënë ,,Pa UÇK-në, ky shtet, sot, do quhej  Serbi e Jugut, ju maqedonasit dhe vllehët-serbë të jugut, kurse turqit dhe romët, vetëm në ëndër mund të  krijonin parti më vete, prandaj dhe,  fjala UÇK, duhet, si simboll, të imkorporohet  në Flamurin e këtij shteti,,.Albanofobi, u deros dhe u largua, pa dhënë asnjë  përgjigje.

Kërkoj ndjesë që devijova nga tema, por, pleqëria, e bën të vetën, megjithatë, shyqyr nga Zoti, nuk jam ,,pozitiv,,!. Por, nuk ia dihet, prandaj, për të mos më ndodhur gjë, z. Anton, besoj që,  nuk do më shqetsojë më, prandaj dhe, qysh tani, i faleminderohem për mirkuptim, duke i kërkuar njëkohësisht  edhe falje për këtë kontrareagim, jo me fajin tim.

Përndryshe, në favor të tezës që shqiptarët janë më të vjetër në botë, ose, sipas meje, ndër më të vjetrit, pra të veçantë nga popujt e tjerë, shkon edhe origjina ilire e dhjetra personaliteteve të shquar, të cilët kanë afirmuar vende të huaja, sidomos Greqinë, siç janë:  Aristoteli, ,,Baba,, i filozofisë, Herodoti  i  historisë”, Hipokrati i medicinës etj., të cilëve, bashkë me ca personalitete edhe të  vendeve të tjera, të mëvonshëm, u kam kushtuar tekst të posaçëm, gati për botim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora