E premte, 19.04.2024, 10:45 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Pikat e Banit nuk kanë dallim prej pikave tjera të Planit të Ahtisarit

E hene, 17.11.2008, 12:45 PM


PIKAT E BANIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TË PLANIT TË AHTISARI

Nga Abdullah Prapashtica

EULEX-i është i padëshirueshëm në gjithë hapësirën e Republikës së Kosovës e jo vetëm në veri, sepse ai nuk vjen për interes të shqiptarëve por për interesa të vendosjes të Sundimit të Perandorisë Globaliste të BE (Me datën e hyrjes në Kosovë por pa datën e daljes nga Kosova.) edhe për ruajtjen e rolit dominues sllavo-grek në Ballkan në kuptimin e plotë të fjalës. BE po e përdorë konfliktin serb-shqiptarë për të e arsyetuar pranin e vet si sundim i huaj në vendin ton i cili maskohet me nocionin “mbikëqyrje”. Prania e BE në Bosnje e Hercegovinë, në Republikën e Kosovës, në Maqedoni dhe me një këmbë edhe brenda në Republikën e Shqipërisë e ka qëllime shumë konkret dhe ato janë:

1. Dobësimi i pranisë në Ballkan të SHBA, BM, Gjermanisë e vendeve tjera mike të Kosovës në Evropës dhe sigurimi i dominimit sllavo-greke e Rus në Ballkan;
2. Paralizimi i krijimit të shteteve unike dhe stabile në zonat ku shumica e popullsisë janë me besim mysliman në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Pra, qëllimi është pamundësimi i krijimit të shteteve sovrane të Popullit Shqiptar në kufijtë natyral të vet dhe të Popullit Mysliman në Bosnje e Hercegovinë. Sepse si pas sllavo-grekëve dhe aleatëve të tyre në Evropë dhe në Rusi “ nuk duhet lejuar krijimin e shteteve myslimane në Evropë”. Pavarësisht se populli shqiptar me shumë i jep rëndësi kombit dhe përkatësisë së vet evropiane se sa besimeve fetare të trashëguara nga sundimet e huaja.

Kësaj valle po i prinë Franca si aleate e vjetër e Serbisë dhe pas saj shkojnë edh e Spanja, Rumania, Greqia e tj. që edhe vet ushtrojnë tirani ndaj popujve tjerë që po i mbajnë me dhunën nën sundimin e vet kolonial si janë Katalonija, Baskia, Korzika, Çameria e tj. . Faktet flasin se ishte Kushneri, Shefi autokratik i UNMIK-ut dhe Gjenreal Valentini, Komandant i KFOR-it francez (më vonë edhe i tërë KFOR-it) ata që e ndan Mitrovicën me tela gjembor dhe që i krijuan enklavat serbe në pikat strategjike të Kosovës për copëtimin e saj të brendshëm qysh në 1999. E që tani atë po duan të e zyrtarizojnë si ndarje definitive edhe me Planin e Ahtisaarit edhe me pikat e Ban Ki Munit-Tadiqit!

Për dallim prej BE, SHBA asnjëherë nuk shfaqi dukurit të ekstremit fundamentalist anti mysliman. Përkundrazi SHBA ju ndihmoi popujve mysliman në raste me rrezik jetësor të tyre si kur është rasti kur Rusia e sulmoi Afganistanin edhe kur më vonë Afganistatin e rrezikoi shkatërrimi nga lufta qytetare. E ndihmoi Kuvajtin nga agresioni i Sadam Hysenit dhe e liroi Irakun dhe popujt e këti vendi nga tirania e ti. Ndihmoi Popullin Mysliman në Bosnje dhe Hercegovinën që ishte në rrezik të masakrohej i tëri nga Serbët dhe Malazezët dhe e ndihmoi Popullin Shqiptar të Kosovës nga gjenocidi serbo-malazez-maqedon! SHBA bërën luftë parimore kundër terrorizmit ndërkombëtar pavarësisht se ku e kishe burimin ai duke ju dal gjithmonë në krah viktimave të terrorizmit!

Ndërsa BE e lejoi për vite të tëra të terrorizohet Populli Boshnak dhe Populli Shqiptar i Kosovës. Nga ana e BE nuk do të intervenohet deri në shfarosjen e këtyre popujve vetëm pse ata ishin me besim mysliman, pa insistimin këmbëngulës të SHBA që të intervenohet! Këto janë arsye shumë të dobëta dhe me ngarkesa e paragjykime fundamentaliste e konservative që kanë të bëjnë vetëm me interesa kolonialiste të disa qarqeve brenda BE! Realisht EULEX-i e ka vendin në Serbi, në Mal të Zi dhe në pjesën sllave të Maqedonisë, për mbikëqyrjen e tyre sepse ata janë shkaktar të luftërave të fundit ballkanike e jo Shqiptarët apo Myslimanët. Por, BE po i privilegjon ata dhe me ta po sillet sikur serbo-sllavo maqedonët e malazezët të ishin viktima e Shqiptarët e Myslimanët të ishin agresorë ndaj tyre, edhe pse është e kundërta! Në realitet EULEX-i në Republikën e Kosovës ka detyrë konkrete që të e ri copëtoi Kosovën dhe që mos lejon bashkimin e Popullit Shqiptar i cili gjendet i ndarë në 6 shtete, gjë që del si detyrë thelbësore e Planit të Ahtiarit!

Tani si pas kësaj teorie shqiptarët duhet të e kuptojnë se “...i gjithë debati rreth planit gjashtë pikësh ishte fokusuar kryesisht në rreziqet që paraqet për Kosovën në rast të pranimit të tij. Diskutuesit (demagog) thanë se ky plan paraqet një kthim prapa krahasuar me planin e Ahtisaarit dhe procesin e koordinuar të shpalljes dhe njohjes së Kosovës së pavarur...”. Pra, si pas tyre “Plani i Ahtisaarit qenka një e keqe më e vogël se 6 pikat e Ban Ki Munit! Edhe kur u hap fushata e Dobelldesë dhe kufijve tjerë të ish KSA të Kosovës kjo u bë me qellim që duke i mbrojtur kufijtë administrativ të e ish KSA të Kosovës të cilët i ka caktua Serbia, ata të legalizohen e pranohet si “kufijtë ndërkombëtar” nga vet shqiptarët. Kështu, mashtrimet e vjetra po mbulohen me mashtrime të reja!

Të jemi të qartë! Republika e Kosovës mund të ketë marrëdhënie shumë të afërta e miqësore me të gjitha vendet e Evropës që kanë qëndrim miqësor ndaj Kombit Shqiptar dhe ndaj aspiratave të ti për çlirim dhe bashkimin e territoreve të veta etnike brenda një shteti. Por, brenda BE ka edhe vende armike që nuk ja donë të mirën Kombit Shqiptar dhe që po punojnë kundër interesave tona. Konkretisht qëndrimet e BE nuk dallojnë prej qëndrimeve të ish Bashkimit Sovjetik ndaj zgjedhjes së Çështjes Shqiptare sepse edhe BE po synon të e mban Kombin Shqiptar dhe territorin e ti etnik të ndarë në 6 shtete! Prandaj, prania e BE, kështu si është, mbetet e pa dëshirueshme brenda Republikës së Kosovës dhe Kosova nuk ka kur far interesi për integrim në një BE të tillë. Nëse BE e ndryshon qëndrimin e vet pozitivisht, si tersi, atëherë edhe shqiptarët do të e ndryshojnë pozitivisht qëndrimin ndaj BE! Për të ndodh kjo BE duhet ë e tërheq Planin e Ahtisarit dhe të e njehë pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e Kombit Shqiptar në vetëvendosje si pas standardeve që njihet pavarësia e shteteve të dala nga sundimi kolonial që i parasheh vetë OKB. Pra, ashtu si është njohur pavarësia e Sllovenisë, Kroacisë e tj. Nëse BE insiston të e shtrin sundimin e vet ilegal në vendin tonë me pëlqimin formalë të marionetave të veta dhe me pëlqimin privat të Ban Ki Munit e të tjerëve, sigurisht se ka ma has në rezistencë legale të Popullit të Kosovës i cila do të është e drejtë dhe e bazuar normat ndërkombëtare edhe si pas vet Kartës së OKB!

EULEx-i ka domethënien e sundimit të ligjeve të EU - Brukselit në vendin ton. Pra, është fjala për sundimin e ligjeve të huaja nga njerëzit e huaj që vetë nuk përgjigjen para atyre ligjeve! Nëse ne do të pajtoheshim me sundimin e ligjeve të huaja diskriminuese, ne i kemi pas sundimin e ligjeve të RSFJ – Beogradit dhe ne nuk do të ishim ngritur në kryengritje të armatosur kundër sundimit të atyre ligjeve të huaja të asaj kohe. Por, ne nuk u pajtuam me sundimin e ligjeve të Beogradit dhe nuk do të pajtohemi as me sundimin e ligjeve të imponuara të BE. Sepse ne vendin tonë pranojmë vetëm sundimin e ligjeve tona! Prandaj, prania e EULEx-it si pas Planit të Ahtisaarit, jo vetëm në veriu të Mitrovicës pore edhe në çdo pjesë të vendit ton është ilegale dhe kjo duhet të thuhet hapur e pa dorëza! Pozita dhe gjendja aktuale e vendit dhe popullit ton është aq e rëndë sa heshtja i mëtutjeshëm i padrejtësive të këtilla më nuk është i tolerueshëm! Kjo duhet i bëhet me dije BE me kohë që të mos acarohet gjendja më tej dhe pastaj faji për konflikte të pa shmangshme të hidhet te viktima, pra te Kosova!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora