E premte, 19.04.2024, 10:06 AM (GMT+1)

Editorial

Xhemal Ahmeti: Psikogrami i islamikut aktual shqiptar

E premte, 16.10.2020, 09:05 PM


PSIKOGRAMI I ISLAMIKUT [1] AKTUAL SHQIPTAR

Sot më ideologët e esktremizave nuk duhet t'i kërkosh brenda fjalimeve të tyre, por jashtë tyre. Frymën e tyre e gjen tek ata që i ndjekin dhe glorifikojnë, tek efekti i tyre konkret brenda një shoqërie

Nga Xhemal Ahmeti

Me vite tashmë ndjek radikalizmin fetar brenda kulturosferës shqiptare. Kollazhi anash le të na shërbëjë si ilustrim ngase nuk është as më radikali as më i maskuari. Të gjitha fotot janë postime të një profili të vetëm.Është ai mesatari që e gjejmë me mijëra zonave virtuale dhe që shtrihet në gjithë gjeografinë e etnisë shqiptare. Kemi të bëjmë me një moshë ndërmjet 19-35 (këtë kategroi e kam analizuar unë) vjeçare. Përveç religjionit këta maksimalisht publikojnë ndonjë veturë sheikës kur është në funksion të ndonjë bestytnie (si allahu i modh vetura ec bythprapë përpjetë pa shofer brenda) e jo më shumë. Profilet e tyre janë të mbushura me ligjëruesit e preferuar (Ideologët) fetarë; vizitat e „vllezërve“ të tyre nga Algjeria, Pakistani, Arabia Saudite. Tek shumica absolute, nga ana e klerit prijnë Elvis Naçi e pastaj radikalët e njohur lokalë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Politikisht një pjesë e vogël ka për lider yllin e mediave të Kosovës Gëzim Kelmendin. Pjesa më e madhe simpatizon me LVV-në. Pa përjashtim gjithë këta ëndrrojnë rikthimin e perandorisë osmane, respektivisht Turqisë mbi vendet ku janë duke jetuar si dhe instalimin e sheriatit si rend politik. Pa përjashtim janë pro-palestinez dhe antisemit të thellë, mohues dhe fyes të kulturës shqiptare dhe historisë së saj. Rrallë glorifikojnë terroristët e vrarë në IS-is, mirëpo lehtë kapen duke përlqyer forumeve të tilla postime glorifikuese të luftës së tyre ose gabojnë duke publikuar simbolet e tyre për t’i hequr (pas ndonjë reagimi) pastaj shpejtë dikur. Këta, shumica janë ndjekës edhe të disa „analistëve dhe profesorëve“ publikë, të cilët njihen si religjiopatë.

Ato që ende më ka mbetur hapur janë analizat aktuale - jo sa janë, se janë tepër - për atë se çka do t’u ndodhë shoqërive shqiptare nëse kjo kategori një ditë bëhet shumicë?; për atë se nga vjen neosmanizmi si antisemtizëm politik; për atë se cila parti më së shumti ka kontribuuar në etablimin e këtij mentaliteti (simpatia e këtyre për LVV-në nuk do të thotë se vetëm ajo është burimi) dhe (…)

________

[1]Jo myslimanit si besimtar por islamikut si militant parasëgjithash politik



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora