Editorial
Xhemal Ahmeti: Psikogrami i islamikut aktual shqiptar
E premte, 16.10.2020, 09:05 PM
PSIKOGRAMI I ISLAMIKUT [1] AKTUAL SHQIPTAR
Sot më ideologët e
esktremizave nuk duhet t'i kërkosh brenda fjalimeve të tyre, por jashtë tyre.
Frymën e tyre e gjen tek ata që i ndjekin dhe glorifikojnë, tek efekti i tyre
konkret brenda një shoqërie
Nga
Xhemal Ahmeti
Me
vite tashmë ndjek radikalizmin fetar brenda kulturosferës shqiptare. Kollazhi
anash le të na shërbëjë si ilustrim ngase nuk është as më radikali as më i
maskuari. Të gjitha fotot janë postime të një profili të vetëm.Është ai
mesatari që e gjejmë me mijëra zonave virtuale dhe që shtrihet në gjithë
gjeografinë e etnisë shqiptare. Kemi të bëjmë me një moshë ndërmjet 19-35 (këtë
kategroi e kam analizuar unë) vjeçare. Përveç religjionit këta maksimalisht
publikojnë ndonjë veturë sheikës kur është në funksion të ndonjë bestytnie (si
allahu i modh vetura ec bythprapë përpjetë pa shofer brenda) e jo më shumë.
Profilet e tyre janë të mbushura me ligjëruesit e preferuar (Ideologët) fetarë;
vizitat e „vllezërve“ të tyre nga Algjeria, Pakistani, Arabia Saudite. Tek
shumica absolute, nga ana e klerit prijnë Elvis Naçi e pastaj radikalët e
njohur lokalë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Politikisht një pjesë e vogël
ka për lider yllin e mediave të Kosovës Gëzim Kelmendin. Pjesa më e madhe
simpatizon me LVV-në. Pa përjashtim gjithë këta ëndrrojnë rikthimin e
perandorisë osmane, respektivisht Turqisë mbi vendet ku janë duke jetuar si dhe
instalimin e sheriatit si rend politik. Pa përjashtim janë pro-palestinez dhe
antisemit të thellë, mohues dhe fyes të kulturës shqiptare dhe historisë së
saj. Rrallë glorifikojnë terroristët e vrarë në IS-is, mirëpo lehtë kapen duke
përlqyer forumeve të tilla postime glorifikuese të luftës së tyre ose gabojnë
duke publikuar simbolet e tyre për t’i hequr (pas ndonjë reagimi) pastaj
shpejtë dikur. Këta, shumica janë ndjekës edhe të disa „analistëve dhe
profesorëve“ publikë, të cilët njihen si religjiopatë.
Ato
që ende më ka mbetur hapur janë analizat aktuale - jo sa janë, se janë tepër -
për atë se çka do t’u ndodhë shoqërive shqiptare nëse kjo kategori një ditë
bëhet shumicë?; për atë se nga vjen neosmanizmi si antisemtizëm politik; për
atë se cila parti më së shumti ka kontribuuar në etablimin e këtij mentaliteti
(simpatia e këtyre për LVV-në nuk do të thotë se vetëm ajo është burimi) dhe
(…)
________
[1]Jo myslimanit si besimtar por islamikut si militant
parasëgjithash politik