Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Nga janari i vitit 1860 në Lamia të Greqisë do të botohej "Pellazgu"

| E premte, 16.10.2020, 08:03 PM |


Elvi Sidheri:

160 vite të shkuara, nga janari i vitit 1860 në Lamia të Greqisë do të botohej "Pellazgu", njëra nga gazetat e para shqiptare, e shtypur në shqip dhe greqisht (siç lexohet edhe në krye, "Skipëtari edhe greku" me gërma helene, mbi një citim të Thukididit), me mbështetjen e filantropit të madh labovit dhe rithemeluesit të Lojërave Olimpike, Vangjel Zhapa dhe Anastas Bykun nga Lekli i Tepelenës si drejtues i saj.

Ndonëse jemi popull harraq, do ishte mirë mos t'i linim në hije këto përvjetorë të fillesave të kulturës tonë.