Kulturë
Elvi Sidheri: Nga janari i vitit 1860 në Lamia të Greqisë do të botohej "Pellazgu"
E premte, 16.10.2020, 08:03 PM
Elvi Sidheri:
160
vite të shkuara, nga janari i vitit 1860 në Lamia të Greqisë do të botohej
"Pellazgu", njëra nga gazetat e para shqiptare, e shtypur në shqip
dhe greqisht (siç lexohet edhe në krye, "Skipëtari edhe greku" me
gërma helene, mbi një citim të Thukididit), me mbështetjen e filantropit të
madh labovit dhe rithemeluesit të Lojërave Olimpike, Vangjel Zhapa dhe Anastas
Bykun nga Lekli i Tepelenës si drejtues i saj.
Ndonëse
jemi popull harraq, do ishte mirë mos t'i linim në hije këto përvjetorë të
fillesave të kulturës tonë.
Komentoni