E enjte, 25.04.2024, 02:04 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumire Nuri Dragoi

E premte, 16.10.2020, 07:34 PM


Lamtumire Nuri Dragoi

Sot eshte ndare nga jeta shkrimtari dhe studjuesi i mirenjohur Nuri Dragoi, i cili ishte i prekur prej disa ditesh nga Covid 19 ne Tirane, sipas miqve te tij te shumte dhe mediet ne Shqiperi.

Ju shprehim ngushellimet tona familjes, Deshnices dhe gjithe miqve te penes dhe te artit qe e respektonin dhe e cmoinin Nuri Dragoin.

Me trishtim e morem kete lajm se bashku me Qemalin pasi e kishim takuar disa here ne Tirane dhe kishim shkembyer biseda dhe librat tane.  Nuri Dragoi është lindur në Zhepovë të Dëshnicës së Përmetit. Pikerisht si deshnicar na lidhte me shume sidomos me librin e tij “Deshnica dhe Deshnicaret”, ne tre vellime ku ai mblodhi shume  njerez qe kishin lidhje me Deshnicen perfshire dhe mua pasi gjyshja ime ishte nga Benja e Permetit.  Ai hapi dhe gazeten per kete krahine te degjuar me shume histori.

Pena e tij ngriti ne art kulturen shqiptare, shkruajti me seriozitet historine e personaliteteve te shquara kombetare.  Ai ishte nje publicist i njohur duke filluar si Editor I gazetes “Republika” etj.

Ribotoi vepren “Trebeshina një jetë para gjyqit”.

Veprat dhe publicistika e Tij jane nje pasuri e cmuar per fondin e kultures shqiptare.

Drite ju paste shpirti ne Parajse Nuri Dragoi!

Lamtumire mik i letrave shqipe!

Kozeta dhe Qemal Zylo, New York, me 15 tetor, 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora