E shtune, 20.04.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Fylli: Perse nuk i duhet Kosovës “plani 6 pikesh” i Banki Munit

E hene, 17.11.2008, 01:42 PM


Dibran Fylli
Perse nuk i duhet Kosovës “plani 6 pikesh” i Banki Munit        

 

Loja e KS-së, loja Banki Banki..., apo loja serbe e stervjetruar...!?

 

Në fillim lojë, më von interesant, pastaj “...hajt more se kjo nuk do të ndodhë” e tash “luje macë kryet e bullit”!?

 

Nga Dibran Fylli, Drenica Ademjashariane

 

Ky shkrim mund të jetë i veçantë, pa shprehje politike e pa respektimin e rregullave gazetareske, nuk dua që shkrimi im të merr kahje as politike e as të jetë fyes për askë, por si duket rregullat do të shkelen që sot, sepse vet loja e këtij lloji të detyron të bëhesh jo serioz, të shfryhesh deri në fund dhe ta nxjerrish jasht edhe atë që të mundon prej kohesh. Që në fillim nuk e pata të kjartë e nuk e kam as tani së ç’lojë po luhet me këto “6 pika” të propozuara nga z. Banki Mun, janë të KS-së, janë të tijat pa KS-në apo janë lojë serbe e stërvjetruar që po vazhdon ta pengoi zhvillimin e Kosovës deri tash me ndihmen e Unimikistanezo serbo indijano çetniko rusëve e tani me ledhatimin, përqafimin e dashurinë intime të Eulex-it, i cili as që po mund të vendoset, ose nuk ia ka qejfi të vendoset në territorin e Kosovës pa pelqimin e shtetit gjenocidial serb të cilin shtet po e udhëheq politika millosheviqiane e njohur edhe për UNMIK-un edhe për Eulex-in edhe për gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare. Këta burra të lig, e donë së e donë Kosovën, e donë pushtimin, donë të jenë okupator, e donë dhunën, janë lakmitar në vendet e huaja, e donë atë që nuk është e tyre, e donë gjakun, e donë luftën. Eh pra do ta kenë së s’banë...!?

Vendosja e UNMIK-ut në Kosovë, për sa vite me radhë, kinse për të administruar e për të venë rend e drejtësi, ata fituan sa fituan e tash do t’ia mbathin me të katërtat duke e lënë Kosovën pezull, Por a do të mundin, kjo mbetet të shihet?! Këta zotërinjt unmikian me njëmijë ngjyra njerëzore, në vend që ta kryejnë misionin e tyre me nderë e dinjitet siç u kishte hije, ata na mësuan së si të varfërohet një vend i po sa dalur nga lufta, se si të shitet edhe pasuria kombëtare. Në vend të zhvillimit ekonomik, na zhvilluan prostitucionin e drogën (këto dy elemente para se të vijnë këta zotrinj as që kanë qenë të njohura për ne shqiptarët). Në vend që t’i ndjeknin kriminelet e luftës, bënë atë që nuk do ta bënte askush në botë përpos Serbia, i prangosen çlirimtarët për krime dhe merreshin me punë të kota fare, sepse asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përzihet çlirimtari me kriminelin, sunduesi i egër me liridashësin apo luftëtari i lirisë me pushtuesin.

Sunduesit e përkohshëm modern të quajtur unmikistanez, si shumicë shqiptare na i mohuan pothuajse të gjitha të drejtat, madje edhe të drejtën e vetvendosjes. E burgosen z. Albin Kurti vetem pse e thoshte të vërtetën dhe organizonte protesta paqësore e shumë të qelluara e të drejta. Vranë aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje vetëm pse kërkonin të drejtën e fjales se lirë, kërkonin vetëvendosje, kërkonin atë që duhet kërkuar, kërkonin vetëm një STOP, stop ndarjes se Kosovës, kërkonin të respektohet gjaku i mbi 2000 Dëshmorëve të luftës së fundit të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare. Dhe ja, tani më nuk do të jenë këta zotrinj këtu. E çka mund të presim nga zotrinjt e rinj të Eulex-it? kur ata që në start filluan ta pyesnin Serbinë dhe serbet e rrebeluar të Mitrovicës, se a do t’i pranonin ata apo jo, dhe si zakonisht serbet që gjithherë pretendojnë t’i sundojnë tokat e huaja filluan prapë me të vjetrën, t’u venë kushte, të kërkojnë atë që është e pamundur e që do të sjell edhe Serbinë edhe vet Eulex-in në një qorrë sokak ku do të ketë shumë të papritura.

Plani “6 pikësh”, i propozuar, i kushtëzuar nga Serbia dhe i pranuar nga shumica e shteteve evropiane, është i papranueshëm dhe i pakuptim fare sepse bie ndesh me te gjitha kartat ndërkombëtare, por se si mund ta përkrahin ndarjen e Kosovës ato shtete të cilat pa hezituar e njohen pavarësinë e saj, kjo mbetet e pa qartë dhe sipas mendjes së shëndosh është pa fije kuptimi. Çka mund të thuhet më teper se kaq? Gabim pas gabimi, shkelje pas shkelje e në fund po i del duqi. Punuan për hater të atyre që po mundohen ta kthejnë situatën si në fillimin e vitit 1998 dhe po bien ndesh me të gjitha normat që i lejohen një shteti demokratik, madje edhe me vet qellimin e misionit të tyre. A e dinë këto shtete që po i përkrahin “6 pikat famoze” se ne shqiptarët edhe pse dim të falim, mbajmë mend shumë? Ende nuk kemi arritur të pika e fundit sepse po e presim pak nder e pak pezmë. Duhet ta dijë krejtë njrëzimi i botës se shqiptari ka një gjuhë, ka një kulturë dhe ka vetem një atdhe, si dhe e ka ende të pa kryer aktin e fundit Bashkimin e tokave stërgjyshore.

Tek e fundit, çdo njeri që e ka krijuar zoti e ka të drejtën e vetflijimit për atdhe! Ne shqiptarët do ta kemi edhe një arsye më shumë për këtë akt, por jo për qejfin e as për teket e askujt, por në kohën dhe momentin e duhur sepse kombi ynë ka vetëm dy gëzime; “një kur lind, një n’luftë me ra”

Serbisë populli shqiptar i ka thënë JO edhe atëherë kur e shtypte me zinxhir tanku, edhe atëherë kur si lejonte gjuhë e flamur, kur i largonte me mija e mija nga vendet e punës, kur na i helmonte nxënësit dhe fëmijët tan, kur na i mbylli shkolla e fakultete dhe kur na i mbylli rrugët e jetës, ajo JO iu kthya me plumba e barot, djemt dhe vashat më të mira të kombit formuan UÇK-në mu në qendër të Prishtinës. Në Drenicë, në krye me Komandantin Legjendar i rrokën armët dhe filluan luftën për çlirimin e atdheut. Lufta e drejtë, sakrifica, gjaku i derdhur për atdhe bëri që edhe krahu më i fortë ushtarak në botë NATO t’i del në ndihmë popullit të Kosovës. Sot nuk është më Serbia në tokën e Kosovës, prandaj, as këto “6 pikat” e as 600 milion pika tjera nuk do të mund ta kthejnë Serbinë në Kosovë, sepse edhe po të donin të gjallet, do të na hidhëroheshin Dëshmorët, e kur ata hidhërohen, ngriten nga varri, prej një bëhën një mij e tani vaj halli për ne të gjallet, për Eulex-in e serbet do të fillonin “kukulelet” e tyre!?  Nuk është kjo që ne shqiptarët nuk kemi dashur e nuk duam bashkëpunim, partneritet e mirëkuptim me ndërkombëtarët e as me Eulex-in tash, ama ata duhet ta kryejnë misionin e vet dhe të kthehen nga kan ardhur sepse Kosova nuk është e tyre, nuk ua ka lënë as baba e as babagjyshi që të luajnë me te e t’ia japin kujt të duan. Kjo tokë është e shejtë. Kjo tokë është e shtrejtë. Për ketë tokë është derdhur shum gjak, prandaj duhet patur kujdes se ky gjak nuk shitet e as nuk blihet. Ai që e shkel këtë gjak është dhe do të mbetet i mallkuar për sa të egziston njerëzimi mbi dhe e në dhe...

Respekt për znj. Kajdanov, por nuk e kuptoi se si mundi ta thoshte një thënje aq të pa kuptimt në një nga TV publike të Kosovës, apo është në “6 pikat famoze”, se; “nuk mund të vendosen policia as drejtësia në një vend ku nuk e pranon populli apo nuk është i kënaqur qytetari...” E unë do t’i thoja znj. Ambasadore se nese do t’u pyeste populli apo qytetari i Teksasit, sot e kurrë nuk do të kishte polici e as drejtësi në atë vend, dhe tek e fundit, a na pyeten ne për zyrtarizimin e enklavave serbe nëpër Kosovë? Për validitetin e dokumentave serbe që po lëshohen në Kosovë (para syve të tyre bëhën këto gjera e zotrinjt bëhën sikur nuk dinë gjë), për emërtimin e zyrtarëve serb nëpër komunat e tyre ilegale e lloj lloj komitetesh serbe që ilegalisht po veprojnë e po lehin si qent endacak nëpër Kosovë e rreth saj...?!

            Respekt edhe për KFOR-in, por edhe këta zotrinj sikur e kan të vështir të veprojnë të pavarur nga politika. Është interesant të jesh në Kosovë e ta shikosh për se afërmi situatën, pastaj të shkosh në një vend tjetër ku ka demokraci dhe do të thuash se ajo që e ke parë me sy në Kosovë, nuk është e vertet. Edhe kjo ndodh në Kosovë; nese një shqiptar, në një kafiteri, qoftë edhe i dehur duhet të arrestohet për prishje të rendit, vijnë 15 automjete, dhjetra polic e ushtar të KFOR-it, bëjnë panik, çuditërisht edhe populli tubohën dhe asgjë, njeriu i dehur e ka shar Serbinë dhe UNMIK-un dhe atij “nafakcubit”, pa e pyet se kah i ka dajat, ia futin kerrk e “n’hapsane”!? e nese një serb rrebelohet, aty tolerohet, aty shkohet ngadal, aty nuk ka panik, aty duhet patur kujdes sepse...nuk e di pse!? e besa edhe serbet e njohur si kriminel të luftës, me akuza të ngritura për krime, shetisin lirshëm nëpër Kosovë madje edhe para hundes se tyre dhe asgjë nga sgjëja. A nuk i thonë kësaj politikë?, po, po i thonë ashtu se s’bënë se këta “malukata” janë pakicë e pakica duhet çmuar si buka se s’bënë!?.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora