E enjte, 22.10.2020, 03:21 PM (GMT+1)

Komente

Aurel Dasareti: Opingari që kritikon bashkërenditjen e mendimeve të arsyeshme

E enjte, 15.10.2020, 07:25 PM


Opingari që kritikon bashkërenditjen e mendimeve të arsyeshme

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Mjerë shqiptarët, nëse ka fare të tillë, që presin nga opingari i djeshëm të bashkërendite mendimet e arsyeshme të njerëzve normal, dhe përkrahjen e një klouni që i ka kaluar afati i përdorimit.

***

Duke “gjurmuar” pas diturive në internet, nuk mund të ndalesha së qeshuri kur shfletova “opinionin” e sëmurë qëllimkeq (në kundërshtim me nevojat e kohës dhe vlerat kombëtare shqiptare) të një opingagrisuri të dehur nga lëngu helmues e gjumëdhënës i opiumit të nxjerr nga hashashi, që ia ka turbulluar mendjen dhe penguar që t'i shohë gjërat ashtu siç janë. Normalisht se lexuesit nuk mund të mësojnë nga “opinionet” me pluhur që bëhen dhe shiten si mallra të pavlera nga dyqani i një opingari, i cili e ka varur foton e tij në mur por fsheh prejardhjen e vërtetë të identitetit personal, kujt i shërben, pse interesohet aq shumë për fotot e të tjerëve. Dhe më keq, ajo fotoja e atij personi të gjithëdijshëm, në krahasim me tjerët, duket si një “vepër arti” që askush nuk po e shikon.

Para se me shkarravitur për çështje që fare nuk i kupton, por shpifën e kritikon, pasi është nga Kosova dhe mbahet “patriot”, le të tregon (argumenton) për meritat e tij (nëse i ka) gjatë luftës në Kosovë (1998-99). Për shembull: Sa para ka dhënë në fondin “Vendlindja thërret”, (që mjerisht është keqpërdorur) dhe në cilën kaçubë u fsheh gjatë luftës.

PS: Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim. Dhe, unë nuk jam politikisht korrekt kur është në pyetje interesi kombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora