E enjte, 18.04.2024, 05:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Busull e reumës

E enjte, 15.10.2020, 09:19 PM


BUSULL E REUMËS

Meti Rexhepi

syzat e reve dioptri e bashkave mbi sy

të lajthisin hap-mbylljet e ombrellës

nuk mbuloheshin ece-jake prej pikash

kahja vertikale e rënies harkohej në pjerrtësi

ritmi i lashtë ua plandoste fotosintezën

trotuareve alesë gjetheve me të verdhën

syzave mbështillen të përhiturat zymti

zjarrin e qiellit e gëlltit sfungjeri i avujve

një flutur  e  bardhë  mbi krahët e saj

bartte peshën e së verdhës

krah-shpuar prej të plumbtave pika

viktimë e dorëzuar  sorrëshkinave

*

syzat avullore pa korniza pa vegë për veshë

kur  të duash  nuk mund t`i heqësh as t`i vësh

ritmet e përhitura fshehin  rrotullimet e sipër-shfaqjeve

hije të ftohta pikat të  ngrira faqeve

ndërmjet zjarresh akujsh prushit e erës

frymuan  mësymjet tej shtrirjes së shkujdesur të verës

deri këtu mandatin  nuk e kishte  reuma

para mësymjes hapat u futën  në një dendësi  mjegullash

u shurdhua kumti për ndodhjen  pezull

përpara  shkasit të rrembave të zhveshur

ji kurdo herë  nën çati të kokës 

derisa  nën shtylla të eshtrave  rrjedhin damarët e tokës

*

tetësheve të ecjes me bastun i drejtpeshuar

i vure syrin durimit se si nxjerr shkulma të shkumës

sërish i yshtur pas furtunës

kur do t`i prekë jonet e vatrës  busull e reumës

*

nën çatinë e realitetit

ndoshta  nuk do t`ia nënshkruash disfatën  vetit

Gjilan, tetor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora