E enjte, 22.10.2020, 03:43 PM (GMT+1)

Komente

Skender Jashari: Neo-osmanizmi në Gadishullin Ballkanik, në Europë dhe në Trojet Shqiptare!

E enjte, 15.10.2020, 09:35 PM


Neo-osmanizmi në  Gadishullin  Ballkanik, në Europë dhe në Trojet Shqipëtare!

Nga Skender Jashari

Perandoria Osmane, e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos  dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga vetë turqit dhe turkofilët, ringritjen  e  shtetit turk, e  bazojnë në  Perandorinë Osmane.

Edhe pse Turqia, është anëtarë i NATO-s, në të cilën jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë, sipas nenit 5 të saj parashihet mbrojtja  kolektive, derisa me  Kodin penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë në nenin 3 parashihet barazia e shteteve aleate.  Mirëpo, dihet  historia që nga Perandoria Osmane në luftën e Krimesë ( 1853-1856), ajo vazhdimisht  ka flirtu, ka ndryshu aleanca, sa në një anë sa në anën tjetër. Pothuajse të njejtën situatë e shohim edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të ngrisë zërin, duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë dhe shumicës së vendeve të BE-së.

Në zgjedhjet e vitit 2002, në të cilat fitoi partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i hapte  tregjet dhe  do liberalizonte institucionet. Por  as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht e  kundërta, merren hapa konkret drejt ngritjes diktatoriale të Erdoganit. Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në lidhje me mundësinë  e rizgjedhjes së tij;  rritjen e shkeljeve të të drejtave  dhe lirive të njeriut dhe pakicave kombetare; burgosje e  gazetarëve dhe restriksione të  shprehjes së lirë dhe medieve; luftimi i kundërshtarëve të tij politik; harxhime  të pakontrolluara në pallatet  e tipit të Portës së Lartë; ndikimin që kishte në pavarësinë e Bankës qendrore Turke; shtrirja e  influencës neo-kolonialiste nëpër vende të  ballkanit; instrumentalizim të xhamive dhe  enklavave  turke nëpër vendet e BE-së, madje duke përdorur edhe terrorizmin islamik dhe refugjatët islamik sirian për qëllime politike etj etj.

Anëtarësimi i Turqisë në BE, daton që në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më 1963 në Marrëveshjen e Ankarasë, planifikohej  integrimi i plotë dhe gradual i Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi i Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan ambient dëshpërues për  këtë të fundit. BE- ja nuk ishte e  interesuar për Turqinë, në  mbledhjen e  Këshillit të Ministrave të Europës në Amsterdam  më 1997, derisa Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Estonia dhe Sllovenia ishin gati të anëtarësoheshin,  madje  as  në rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Më 1998, në Kardif, Turqia ishte i vetmi vend i përjashtuar në çështjen e zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk qe e denjë të jenë në  BE, që nga problemet ekonomike, politike, por edhe  ato  që kishin të bënin me ideologjike. SHBA, Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të Turqisë, derisa përqindja e njejtë  e  turqëve në favor të këtij anëtarësimi.

Populli turk, e di që anëtarësimi i tyre në BE, është thjesht një ëndërr, sepse çdo analist e thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70 milionë banorë, me një shkallë shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi problematike, me një sistem politik të paqëndrueshëm, me demokraci të pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi, me një popullsi të varfër dhe me diferenca të mëdha në kulturë dhe në besimin fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.

Madje Statuti i Këshillit të Europës, në preambulë të saj  e thekson, që “vlerat shpirtërore dhe morale, që janë  trashëgim i përbashkët i popujve” pra në  vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u riafirmuar edhe në nenin e parë, pika a :” Qëllimi i Këshillit të Europës,  është të arrijë më shumë unitetin në mes anëtarëve për qëllim të ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve që janë trashëgëmia e tyre e përbashkët…”, madje ngjajshëm edhe kryetari i parë i Kuvendit Konsultativ të shtatorit 1949, shprehej :” ky  qytetërim  europian është qytetërim i krishterizmit dhe qytetërim i njerëzimit”.

Lehtësisht mund të shihen disa arsye që Turqia, filloi shkëputjen në disa aspekte nga NATO, ato janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të tokave kurde ende nën pushtimin turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si dhe  ndeshja në Siri,  ku SHBA dhe NATO, u rireshtuan edhe njëherë krah  Izraelit, si dhe  humbja e shpresës për anëtarësim në BE. Prandaj Shqipëtarët as sot s’duhet të gabojmë të bëhemi mjet këmbimi i Turqisë, për qëllimet e saj, siç pësuam që tokat tona u bënë mjet kusuritjesh e Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit.

Gjatë vitit 2018, Turqia planifikonte  blerjen e  100 avionëve  modern F-35, por të cilët më pas u bllokuan  nga  Kongresi Amerikan, shkaku i  një kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të  blerë sistemin raketor S-400. Gjatë të njejtës kohë edhe Arabia Saudite, kishte blerë 44 sisteme  raketore  THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi sistemin  raketor S-400 nga Rusia, por  edhe vërehet përafrim edhe në fushat tjera, kryesisht në ushtrimin e influencës në Lindje të mesme, sidomos në rastin e Sirisë. Derisa Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e sistemit Patriot, por SHBA e kishin refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera mes tyre edhe Bullgaria, Greqia pra kishin blerë sistemet raketore S-400. Reagimet e SHBA-së dhe shumicës së aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së Perandorisë së re Turke.

Shteti turk, pas viteve 2011, sidomos pas pranverës arabe, filloi të diktatorizohet në duart  e presidentit turk. Kjo ishte një rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 80 milion( edhe përkundër shumica të etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë, zhvillimi ekonomik ende në ekspansion, ndikimin në  drejtim të  Ballkanit dhe drejt Europës.  Aq sa edhe populli turk, organizoi një grusht shtet më 2016, i cili pastaj u gjet gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por që ky rast bëri që disa qindëra mijëra  qytetar turq antiqeveritar të persekutohen.

Gjatë korrikut 2018, Turqia  kishte rrëmbyer  pastorin Amerikan Andrew Brunson, duke e  akuzuar edhe për terrorizëm, gjë që nxiti sanksionet e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të cilave  ekonomia turke u gjunjëzu dhe si rrjedhojë shteti turk u detyru ta lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë sesi përfunduan diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë etj, në  zgjedhjet  lokale e dëshmuan që janë  kundër ngritjes së  diktatorit të ri Erdoganit.

Edhe përkundër këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane; rrebelimit të popullit turk qoftë  në rastin e  grusht shtetit apo edhe të zgjedhjeve  lokale të 2019-ës,  Turqia vazhdon ende  drejt ngritjes së saj diktatoriale. Për dallim nga reagimet e SHBA-së, Europës perëndimore( Gjermanisë, Austrisë, Britanisë etj), ne Shqipëtarët  ende  heshtim. Madje për fat të keq në disa raste i jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të teksteve të Historisë Kombëtare Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë; pa përfshirë këtu edhe trukofilinë përmes medieve të caktuara, organizatave të ndryshme turke etj. Pos reagimit popullor të Shqipëtarëve kundër  Turqisë që synon turqizimin e Shqipëtarëve edhe sot,  asgjë  institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe  SHBA dhe studiues të mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen  shteteve  tona, që të  kenë  kujdes  nga ndikimi turk.

Me dështimin e grusht shtetit në Turqi, kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar nga vendet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që edhe më të vështirë  e ka bërë  integrimin e Turqisë në BE,  duke bërë      orientohet drejt Moskës. Madje edhe profesori i marrëdhënieve  ndërkombëtare Husein Bagçi, i Universitetit Teknik të Lindjës së Mesme  në Ankara,  e quan :” Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra  duke u futur së tepërmi  nën ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit. Derisa për më shumë Turqia përafrohet me Iranin, një  mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe oponent i SHBA-së, derisa Irani dhe Arabia Saudite  së tepërmi kanë  përkeqësuar raportet e tyre mes vete.

Skender Jashari,  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora