E marte, 23.04.2024, 07:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Dukagjin Hata: Dod Doçi, biznemeni model i shpalimit të vlerave, në dobi të Lurës së tij…

E merkure, 14.10.2020, 08:06 PM


Kisha e Mërisë Lurë, ndërtuar nga biznesmeni  Dod Doçi

“Fluturoni, po kthehuni në vendlindje” - Papa Françesku

Dod Doçi, biznemeni model i shpalimit të vlerave, në dobi të Lurës së tij…

Nga Dukagjin Hata - Gazetar, shkrimtar, analist

Çdo njeri ka një “Eden” drejt të cilit kthehet gjithmonë, qoftë fizikisht, qoftë me kujtime dhe ëndrra, e më rrallë, në rastet më fatlume, me vepra bamirësie që rrezatojnë në kohë për sot e për nesër. Kështu rrezaton dhe vepra e biznesmenit të njohur lurian Dod Llesh Doçi, ndërtimi me fonde të tij i Kishës së Lurës, si një dhuratë për komunitetin e zonës. Biri lurian, që ka bërë aq shumë për bashkëqytetarët e tij, iu bind zëri të të parëve, besimit të tij, respektit dhe dinjitteit njerëzor që e karakterziojnë në vlerësimin e të gjithë atyre që e rrethojnë dhe veçmas kur është fjala për lurianët e tij të degëve dhe rrënjëve të përbashkëta, të genit të mençurisë dhe urtësisë luriane.

Lura, kjo trevë me një bukuri që shkon drejt hyjnores, me banorë që ecin në jetë me Karararet e Dheut të të parëve, me një bashkëjetesë fetare model dhe për pjesën më të qytetëruar të botës, ka disa vite që ka kishën e saj, në përurimin e së cilës u mblodhën të gjithë banorët pa dallim besimi, në një ngjarje që, sipas tyre, pritet të ndikojë dhe realisht po ndikon edhe në zhvillimin e zonës dhe të turizmit.

Kjo akt madhor, mbart brenda vetes thirrjen e gjakut dhe të vetëdijes religjioze, adresimin e një pasioni të heshtur, të mbajtur brenda vetes, të biznesmenit të pëkushtuar e human, pasion i cili u zgjua dhe mori rrugë në kohën dhe vendin e duhur, për njerëzit e duhur, nxitur nga vizita e Papa Françeksut në Shqipëri, ku Dodë Doçi ishte ndër njerëzit e përzgjedhur të pritjes madhështore, që Tirana zyrtare i rezervoi Atit të Shenjtë.

Duke ringritur nga rrënojat këtë kishë të lumnueme, Dod Doçi iu dha shpirtin e tij në dorë banorëve lurianë, katolikë e myslimanë, duke ngjallur në këtë vend të bekuar nga Zoti, por të braktisur nga përkujdesja e duhur shtetërore, shpresë e kurajë për të ndryshuar. Duke i falur vendlindjes së tij këtë vepër hyjnore, ai iu fali lurianëve mirësinë e tij, shpirtin e etur për dashurinë e parrëfyer të trojeve të gjysh-stërgjyshërve. Lura,  e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për një model, e ka gjetur atë më së miri tek biri i saj i dhembshur, i cili në krye të firmës së tij “Lura Group”, është kthyer në një dorë ledhatuese mbi ballin e djersitur të Lurës, që ka aq shumë halle e brenga, por me një histori të denjë e të bukurkrahasueshme me sagat më epike dhe qëndrestare të eposeve të vjetra e të reja në histori.

Sigurisht që për Dod Doçin, njeriun e punëve të mira, të nderave dhe respektit pa kushte, për Lurën e lurianët, kyemirësia dhe kryendera e bëmave të tij humane është kisha Shën Mëria e Lurës, ku përveç shpenzimeve të shumta që do të lypte një ndërmarrje e tillë, do të kishte dhe kapërcimin e shumë pengasave dhe shumë andrrallave burokratike, gjersa mundësoi që kjo vepër hyjnore në një tokë të bekuar njerëzore, të lartësohej dhe të bëhej pjesë e identitetit të vjetër dhe të ri lurian.

Dodë Doçi, në këtë rrugëtim mbresëlënës shpirtëror, do të udhëhiqej nga thnëia epistolare e Papa Françeskut, gjatë vizitës historike në Shqipëri: "Kurdoherë ju do të vini e me respekt, me nder, do të mendoni për Zotin e ai do t’ju dëgjojë. Mund të jeni katolikë, mund të jeni muslimanë. Zoti është i njëjtë për të gjithë. Ne jemi tryeza e tij. Shikoni rrotull nesh. E themeluar mbi Marinë, nënë e Krishtit, që vazhdon të jetë kishë e gjallë nëpërmjet Nënës Tereze, Klementit të tetë, nëpërmjet Papa Françeskut, nëpërmjet nesh."

"Ishte një thirrje e të parëve tanë, që i kemi këtu në këto varre, që të rindërtojmë këtë kishë. Ndoshta për këtë u bë nxitje edhe Papa Françesku, me mesazhin e tij që fluturoni, fluturoni po kthehuni në vendlindje. Këtë e kanë bërë shumë përsonalitete të kombit tone. E ka bërë Skenderbeu, e ka bërë Papa Klementi, i cili bëri Kuvendin e Arbërit, e ka bërë Nënë Tereza, e cila kur morri çmimin Nobel tha aty se ishte shqiptare. Ne kemi detyrimin që të kthehemi në vendin tonë, ta ndërtojmë vendin tonë.", do të shprehej Dod Doçi ditën e ceremonisë së përurimit të Kishës së Shën Mërisë në Lurë. (Citimi i mësipërm është marrë nga “Zëri Amerikës”, data 6 tetor 2014).

Është koha që më në fund njerëzit me vizion dhe kurajë, por dhe mundësi, qofshin financiare, qofshin intelektuale e krijuese, të kthejnë sytë nga vendlindja, nga “Edeni”, të japin me bujari çfarë kanë më të mirë në veten e tyre, që ta bëjnë më të drejtë e më jetueshme këtë jetë, siç bën Dod Doçi, biznesmeni dhe njeriu që vjen nga trashëgimie e një kullë historike dhe me veprat e tij është kthyer në një model të shpalimit të vlerave, në një kohë kaq të turbullt dhe kaotike që po përjetojnë shqiptarët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora