E marte, 23.04.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Amanete të Dritëro Agollit

E marte, 13.10.2020, 07:41 PM


Luan Kalana

cikli poetik - AMANETE TË DRITËRO AGOLLIT - imagjinare

-SADIJE AGOLLIT-vjersha e 7-te

-Këto vargje janë krijime të autori , të vëna në gojën e poetit, përshtatur si bejte popullore të trevës së Devollit. Janë shkruar vite më parë, kur Dritëroi ishe gjallë, janë kujtime dhe mbresa nga jeta e poetit, nga miqtë, shokët, kolegët, bashkëfshatarë ku lindi dhe u rrit Dritëroi, me mendje dhe zemër të pandarë nga Devolli e devollinjtë, nga vendlindja e tij, Menkulasi.

Ato mbështeten në kujtimet e mbresat e mia, në njohjen time personale dhe familjare me Dritëroin, kur isha mësues në Menkulas në vitet e para të demokracisë në Shqipëri dhe gjatë takimeve me të.

Këto vjershërime miqtë e kolegë e mi ia treguan Dritëroit në dorëshkrim, ai i lexoi dhe e bënë të emocionohej, të qeshte dhe tha:-“Bukur, faleminderit Luan!" -bashkeshortes SADIJE AGOLLIT-princeshes shkodrane  (-vjersha e shtatë)

-Për Sadijen kam ca llafe me vlerë,

I kam shkruar në një copkë letër,

janë kujtime bashkëshortore jete,

mbështjellë me shamiçkën e nënës,

si hajmali në një sepetkë të vjetër.

Po të shkosh në Shkodrën loce,

atje ku ke thurrur ëndrrat fëminore,

në themelet e kalasë së Rozafës,

nën një gur të legjendës gjej shkronjëtoren.

Fëmijëve, nipërve e mbesave tanë,

u thuaj që janë nga një anë,

nga kanë nënën e babanë,

Devoll e Shkodër një gjak janë,

mos mburren me të anë,

ashtu si ka thënë At Mjeda,

“gegë e toskë një asht Shqipnia.”

Vjershat e letrat e fletorkave,

mblidhi nga blloçkat ku janë,

bëji një libër, ”Kujtimet e Gruas”,

mos thur himne për mua,

shpirti im tërë jetën për ty u drithërua,

paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.

Amanet po të le, ma mbaj emrin, Sadije,

je një grua e nderuar, gazetare e talentuar,

pa ty jeta ime s’kish të shkruar,

mbesat të ngjasin ty, princeshë Shqipërie.

@ Lua Kalana-Florida SHBA.

2-DASHURIA POETIKE

-poetit te pavdekshem Dritero Agollit,Nderi I Kombit

-Kujtesën shtrydhte në letër si limon,

të nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë,

si nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot,

të bënte vjershë dashurie për botën mbarë..

&

T’ia dhuronte miqve testament pasuri,

për vete i varfër asgjë në karta,pronësi

mundohej të gjente gjilpërën në kashtë,

vargjet i dilnin si filiza, lastarë të gjatë…

&

Sytë verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët,

të bënte vargjet gjerdan varëse margaritar,

t’ia jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje

t’ia varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,..

&

Kërkonte lëmoshë poeteve profetë,

ndonjë fjalë, a rimë që të lodronte,

me përçmim ia kthenin fletorkën ,

“vargje të varfra, mungojnë rrokjet! ”

&

U mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte,

dita s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën,

natën radhiste, ngjiste fjalët me zamkë

me flakën e qiririt Naimian gërmat i pikonte..

&

Hante veten me dhembë,vargu s’i shkonte

me gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte..

me lotët e dëshpërimit si xhelatinë lustronte,

vjershën e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte.

&

Kur ia lexoi Driteroit,zeri dridhej,zemra tik-tonte ,

"shenjtori poet"degjonte, e bekoi ,e puthi ne balle,

ia numeroi nje nga nje fjalet sikur ia diktone,

"per fukarane ke shkruar,bravo" ,melem per plage.

I perjeteshem kujtimi dhe vepra e pavdekshme e poetit devoll,Dritero Agolli,Nderi I Kombit

& Luan Kalana...Florida ,SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edison Ypi: Rrahja

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora