| E diele, 11.10.2020, 02:00 PM |
Hapja e negociatave për
integrim e Serbisë së udhëhequr nga Aleksandar Vuçiqi- Goebbelsi i Ballkanit,
është kompromisi më i madh i Bashkimit Europian
Nga
Bardhyl Mahmuti
Është
bërë praktikë e patjetërsueshme në Serbi që çdoherë kur dështojnë përpjekjet
serbe për ta ndarë Kosovën, Aleksandar Vuçiqi del me deklaratë se “Serbia është
gjithmonë e gatshme të negociojë për zgjidhje të ndryshme kompromisi me
Kosovën, por duhet të jetë një kompromis – pa ultimatum”!
Të
strukur nën strategjinë e mohimit të gjenocidit dhe shmangien e përgjegjësive
konkrete në krimin e gjenocidit, ish-ministri i propagandës serbe në kohën e
kryerjes së gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe presidenti aktual i
Serbisë, Aleksandar Vuçiq-Goebbelsi i Ballkanit, harron se:
-
Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave për integrim në
Bashkimin Europian të një shteti që ka qenë i përfshirë në gjenocidet kundër
popullit kroat dhe atij boshnjak dhe që ka kryer drejtpërdrejt gjenocid kundër
popullit shqiptar në Kosovë;
-
Nuk ka kompromis më të madh politik sesa hapja e negociatave në kohën kur
Serbia udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe pinjollët tjerë të
Sllobodan Millosheviqit që ishin të përfshirë në krimin e gjenocidit në Kosovë;
-
Nuk ka kompromis më të madh politik sesa vazhdimi i bisedimeve për integrim e
Serbisë në vlerat euroatlantike, ndërkohë që ky shtet vazhdon të fshehë në
territorin e vet varrezat masive me civilë shqiptarë;
Për
të drejtën ndërkombëtare gjenocidi i kryer ndaj shqiptarëve nuk mund të ketë
trajtim tjetër në krahasim me gjenocidet që janë kryer në të kaluarën. Prandaj,
pa bashkëpunimin e plotë të Serbisë për ndriçimin e fatit të 1600 civilëve
shqiptarë dhe nxjerrjes përpara përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për
vrasjen e 1392 fëmijëve, te? 1739 grave dhe mijëra civilëve te? tjere? te?
moshave te? ndryshme si dhe zbatimin e dhunës seksuale ndaj mbi 20 000 grave
shqiptare, BE-ja dhe SHBA-t duhet të ndërpresin të gjitha bisedimet që i hapin
rrugën Serbisë për t’u integruar në institucionet e euroatlantike.