E premte, 29.03.2024, 12:32 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kush i kujton herojt?

E premte, 16.10.2020, 01:04 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI:

KUSH  I  KUJTON  HEROJT ?

Ishte nandori i 1944 kur kapiten Mikel Pjeter Prennushi, shkoi e pyeti Mikun e vet në Prefekturen e Shkodres: “Si mendon o Mark, a t’ ikim apo do të zbarkojnë Aleatët këtu?”

Kapiten Mark Gjo’Markagjoni i tha: “Jo bre, po per dy tre muej do të zbarkojnë Aleatët!”

Në gjysë të Janarit 1945 filluene arrestimet e pushkatimet deri thellë në Kelmend...

Kapiten Marku me vllaun Lleshin e shumë mirditas ishin ngujue në shpella, jo vetem tue u vra e sakatue, po edhe tue ju interrnue edhe familjet fatzeza nder kampe perqendrimi...

Një ditë aty nga nandori 1945, kur u ba një vit që komunistët kishin marrë qeverisjen dhe do të zhvilloheshin zgjedhjet, kapiten Marku i veshun oficer i sigurimit shtetit komunist, me një mik të vetin, shkon në Tiranë dhe hyn në hotel “Dajti” per me takue aty misionin anglez. Takohet rreth një orë me ata dhe bisedon per premtimin që i kishin thanë se mbas dy tre muejsh do të kthehemi prap këtu... Del nga hoteli dhe ikë në Mirditë. Porsa ka dalë forcat e sigurimit kujtohen se “Marku ishte veshë me uniformen e tyne, po kot...”

Mbas pak ditësh në Shkoder arrestohet rrobaqepsi Gasper (Lap) Tirana, e torturohet si pak kush per kostumin që kishte veshë kapiten Marku... Po, Lapi qendron e shpeton per mrekulli tue mos pranue asgja. Në fakt Lapi ia kishte qepë kostumin ushtarak Markut...

Me 13 Qershor 1946 mbyllet historia me vrasjen e kapiten Mark Gjo’Markagjonit në pyjet e Mirditës, mbas një rrethimi nga forcat komuniste. Kapiten Marku ishte djali i madh i Gjonit Markagjonit... Po, kujtimi i Tij mbeti i perjetshem se Ai, i kishte të gjitha shtigjet e hapuna per me u largue nga Shqipnia, po i “premë në besë” si qinda të tjerë, nuk u pat largue me qellim që mos me lanë pushtimin e Shqipnisë nga forcat komuniste jugosllave të Titos që, drejtonin komunistat shqiptarë PKSh... Ndersa familjet e nderueme të Tyne kaluene gjithë jeten në vuejtje, burgje e interrnime... Pak Heronjë ka pasë Shqipnia Trima si Kapiten Mark Gjo’ Markagjoni... Që dha jeten per Shqipninë e Lirë Europjane!

Melbourne, 28 Shtator 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora