E diele, 25.10.2020, 10:34 PM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Leonora Laçi - Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dalë

E marte, 13.10.2020, 12:27 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda

“Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dalë”

Nga Shkrimtarja Leonora Laçi:

SHKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar Shqiptare, të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 .

E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta ku, ngjarje historike do shënohen e do skaliten më shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptar. Mjeda – Fishta dy bashkëudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një Perandori obskurantiste, sëbashku çane mes përmes erresirën për të ndriçuar mendjen e kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte e tradita të trashëguara që nga kanuni.

Ndre Mjeda lindi në Shkodër ndërsa Fishta, në Fishtë të Zadrimës. Të parët e tyre ishin shpërngulur nga bjeshkët kreshnike të maleve të Pukës e Mirditës që janë të mbushura me bëma heronjësh. Prejardhja pati ndikim për të dy poetët Rilindas që nuk e mbrojtën Atdhuen vetëm me penë por dhe me armë, oratori, zgjuarsi e duke vënë në shërbim të kombit gjithë bagazhin intelektual që përëvetsuan në shkolla të ndryshme Europiane. Mjeda – Fishta vepruan aktivishtë për të përshpejtuar shkëputjen e Shqipërisë nga qerrja Osmane.

Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështinë e secilit që për nga veprat, qëndrojnë denjësisht përkrah njëri -tjetrit të papërkulur përballë sfidave të kohës.

Ishin themelues të shoqërive të para letrare “Bashkimi” e “Agimi”, delegat në Komisionin e Alfabetit në Manastir madje, Fishta ishte Kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) ose siç njihet ndryshe Kongresi i Abesë që do hartonte Alfabetin,

Dy vizionarët Mjeda – Fishta ishin të vetdijshëm se një nga elementët që e bënte të qensishëm një komb është dhe gjuha prandaj, i dhanë rëndësi këtij elementi kyç për qenësinë e ruajtjen e identitetit kombëtar, kjo për arsye sepse të huajt’ i jepnin rëndësi përkatsisë fatare duke njësuar fenë me kombësinë dhe duke quajtur shqiptarët mysliman turq e, ato ortodoks grek dhe katolikët latin.

Është meritë e Rilindasve si Mjeda e Fishta që me intelektin e tyre, me arsimimin në shkolla të Perëndimit nuk e harruan prejardhjen e gjakun arbëror që i rridhte në vena por, vepruan në shërbim të kombit Shqiptar aty ku kerkohej e pikërisht në çështjen e letrave shqipe dhe në çështjet politike ku, hallka e zinxhirit ishte më e dobëta.

Mjeda – Fishta këta dy patriot të zjarrtë, gjuhëtar, poet, albanolog, meshtar, politikan, vizionar, oratorë, bashkëkohës që gjithnjë plotësojnë njëri-tjetrin, dy figuar shumëplanëshe, përsonalitete me diapazon të gjerë e temperament të zjarrtë ku gjenë të meshiruar në kompleks të gjitha vetitë që i karakterizojnë burrat malësor verior, trimërin, guximin, patriotizmin e besën. Të dy i bashkonte pasioni, ndjenja atdhetare me të cilën ishin brumosur, i bashkonte ideali kombëtar për një Shqipëri të pavarur si dhe rruga që zgjodhën për ti shërbyër atdheut letrat shqipe.

Së bashku, ndikuan fuqimisht në jetën politike të vendit tonë si zë opozitar e properëndimor, megjithëse idetë e tyre nuk gjetën zbatim në një vend të varfër e prapanik si Shqipëria ku sapo kishte dalë nga luftrat e po konsolidohej, dhe kjo për shkak të rrethanave e fanatizmit të bejlerëve që kërkonin të vetësundonin.

Angazhimi në jetën politike - parlamentare i dy patriotëve në periudhën e hovit të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924 na bind se Mjeda dhe Fishta, vepruan për interesa kombëtare për një ideal që Shqipëria të shqitej nga orientalizmi duke drejtur sytë nga oksidentalizmi. Autoriteti, kredibiliteti i beri këta dy figura të shquara që të shihen si të përshtatshmit që mund të plotësonin nje opozitë të fortë që dhe në ketë pozicion, do të mund të veprojnë e ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve politike që pasuan gjatë viteve 1921-1924.

Vet Luigj Gurakuqi në një letër derguar Imzot Luigj Bumçit shprehet kështu për Fishten…”Pader Gjergji asht shum ma i mirë se Vinçenci për deputet , mbassi asht i zoti i fjalës, njeh vendin dhe ka autoritet edhe mbi deputetët e krahinave të tjera…”[1] Reaguan ashpër dhe në parlamentin shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjës 1920-ës, ku ishin pjesë e deputetëve katolik të Shkodrës siç e përshkruan dhe revista “Agimi”… “Intiligjenca e jonë ma në fund del fituese tue zgjedhun njerëz të kulturës e të njoftun në lamë të leteratyrës e të komtarizmit. Deputetët që u zgjodhën kjen këta zotnij: Z.Hilë Mosi, Z.At Gjergj Fishta, Z. Luigj Gurakuqi, Z. Dom Ndre Mjeda.[2]. Ndërsa organi shqiptar në Turqi “E Vërteta” i konsideron deputetët e Shkodrës si ajkë e Shqipërisë, ndërsa Fishten e quan si poet të rrallë e të madh që nesër do të mburohet Kombi ynë me shkrimet e tij. Deputetët e Shkodrës e konkretisht Mjeda dhe Fishta, vepruan e bashkerënduan veprimet e tyre për ti bëre fakt të kryer me anë të lobingut, duke i paraqitur shumë herë para Kuvendit Kombëtar problemet, si ishte ai i komunikacionit mes Shkodrës, Tiranës e Durrësit, meremetimin e urave, konfiskimin e pasurive të bejlerit Esat Pashë Toptani. Si dhe janë inisiatorët e nxitësit e parlamentit për të përgatitur projekt - ligje për lehtësimin nga taksat doganore të mallrave të importit për Prefekturën e Shkodrës dhe për përmirsimin e gjëndjes ekonomike të kësaj prefekture.

Interesat kombëtare qëndronin mbi ato vetjake.

Mjeda thoshte “Ma mirë me kenë se m’u dukë”. Madje Mjeda ishte hartues i Statutit të Zgjeruar të Lushnjes, në gusht të 1921 që ishte plotësim i mëtejshëm i vëndimeve të Kongresit të Lushnjës, duke qënë njohës i politikës Europiane e ligjëve dhe polyglot mundi të shfrytzonte përvojen e shteteve demokratike për ta përdorur në Shqipëri. Mjeda ishte dhe njohës i thellë, studiues e kodifikues i kanunit ku përpiloi një Statut sa me të pranueshëm dhe për traditen e popullit e sa më afër realitetit Shqiptar. Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta qëndruan të palëkundshëm në bindjet e tyre ku, perkrah inteligjencës Shqiptare u shquan në drejtimin politik. Krijuan grupin e fletorën “Ora e Maleve“ ku drejtues nderi i grupit u caktua Emzot Lazër Mjeda, ku bashkëpunuan Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Dom Loro Caka, Ernest Koliqi, etj., ky grup i krijuar në vitin 1923 u formua si grup katolikësh opozitar për të dhënë kontribut në zhvillimet demokratike të vendit.

Ajo që i karakterizon keta dy figura te shquara është fryma bashkëpunuese duke gjetë tek njëri - tjetri mbeshtetje dhe për çështje fetare si në rastin e dialogut me deputetët ortodoksë pra KOMBI, qëndronte mbi besimet fetare duke ndjekur vijen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të atyre Rilindasve që u bënë mbrojtës të motos “Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria“ ku, bashkimin e popullit e shihnin si objektiv parësor pa berë dallime fetare e krahinore, po të gjithë të bashkuar rreth një flamuri…

Ajo që i dallon Mjedën e Fishtën është fakti se Mjeda nuk ishte një poet i ndaluar në vitet e diktaturës komuniste 1944-1990 ndryshe nga Fishta, që veprat e tij u dogjën dhe eshtnat ju tretën sikur donin të fusnin minarën në thes por, a është e mundur kjo?!

Mjeda – Fishta ikona të letërsisë, mbrojtës të identitetit kombëtar Shqiptar, veprimtarë të përkushtuar e të palodhur për fe e atdhe e përparim, që nuk u ndalen para asgjëje, shembuj unikal, prototipa të pazëvendesushëm por edhe të pavdekshëm.

_____________________________

[1,2] Quku Mentor - Mjeda Vepra 4 (Identiteti), fq. 366, 381,

Shkoder, Prill 2013.

Shenim F.Radovani: Falnderojmë shkrimtaren e njohun Leonora Laçi.

Melbourne, 26 Shtator 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora