Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Ishte kthye Haxhi Qamili

| E hene, 12.10.2020, 12:16 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI

“ISHTE  KTHYE  HAXHI  QAMILI!?”

Erdhi nga Berlini edhe “Haxhi Qamili” i shekullit XXI... Xhonturqit, esadistët, filoserbët dhe drogagjijtë e Tiranës së “rilindjes”, nuk mund të perkujtojnë as sesi 105 vjetorin e vrasjes tradhtisht prej tyne të Dedë Gjo’ Lulit... I vetmi pasues i denjë i të Madhit Gjergj Kastrioti – Skenderbeut.

Janë shumë të prekun fudullët nga udhtimi i fundit pa sukses në Berlin...

E pra drogaxhinjve tanë si “dera nr. 1” e Europës në Ballkan Perëndimor, kudo e kurdo tue fillue nga Moska, Beogradi, Stambolli, Athina e deri në Pekin, deri para dy ditësh askush nuk ua “kyqur” deren e oborrit... Janë pritë e qitë si “pasues” besnikë të Haxhi Qamilit... E, deri tek i “paemni” i Sakakut të Marrve të Kalasë së famëshme të Gjirokastres...Që i pat dhanë “Perandorisë së të keqes” një “hero” aq të “math” (jo me dh), gati gati sa tavarish Stalini, se nuk po tham sa carët e njoftun të Rusisë, apo sulltanët vrasës të viteve të pafund të robnisë otomane të dyerve të Stambollit...

Asht e para herë që Shqiptarve në tridhjetë vjetët e fundit i “buzëqeshë” historia antieuropjane e Esad Toptanit e Haxhi Qamilit.., që me litar në fyt po i bije nder mend me mbulue Monumentin e Kastriotit, bash aty ku kerkojnë me u shkrrye pertokë kur stamollistët të vijnë prap në Tiranën e “kuqe” të “rilindjes”.., së nipave esadistë  e everist e, trashigimtarve të tyne, deri tek monumentet e “heronjve turqë”... apo “vorrezat” greke...

Thonin dikur pleqtë tanë per zagart’ e Ballkanit, kur vinin ashtu si sot: “U kthye me bisht ndër shalë”...E nuk besoj se ka shprehje që i pershtatet ma shumë se kjo, kryetarit trashigimtar të grupit shpartallues të shtetit antishqiptar të tradhtarëve pasues të shekullit XX e XXI, në Shqipni !!

Melbourne, 24 Shtator 2020.