Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Kush e ndryshon historinë e popullit të tij - mallkon vetëveten

| E diele, 11.10.2020, 12:58 PM |


Kush e ndryshon historinë e popullit të tij -  mallkon vetëveten

Nga Gjon Keka

Gjaku i arbërorëve e arbëroreve, pleqëve e fëmijve që u masakruan nga dora gjakatare e sulltaneve dhe ushtrisë së tyre,thërrasin edhe sot, gjaku i tyre flet, toka, gjurmët dhe vetë shpirti i persekutuar arbëror flet edhe sot ,prandaj ato gjëra nuk mund të harrohen as të shlyhen, as të shtrembërohen, as të hiqen nga tekstet shkollore.

Brezat duhet ta mësojn të kaluarën  e historisë së popullit të tyre ,sikur që e mësojn shumë kombe tjera historinë e tyre.Fëmijët,nxënësit, shqiptarët e Kosovës duhet që në librat e tyre ta mësojnë të vërtetën dhe jo të fshihet apo shtrembërohet etj,sikur që ka ndodh në shumë libra shkollor të historisë.

E vërtetë nuk mund të fshihet, as të shlyhet, as të shtrembërohet,sepse:

E vërteta është origjinale

E vërteta është  e pashlyer

E vërteta e ka një fytyrë

E vërteta e ka vetëm një emër

E vërteta e ka vetëm një gojë

E vërteta ka sy që nuk bëjnë gjumë kurrë

E vërteta është dritë

E vërteta i bënë të lirë popujt individët dhe shoqërinë

Prandaj një popull që e ndryshon,e shtrembëron, e fsheh etj, historinë e tij, ai popull i lë brezat pa njohurinë e vërtetë të së kalurës së historisë së kombit të tyre.Dhe se pa njohur të kaluarën asnjë popull nuk mund ta dij se cila është e ardhmja e tij e vërtetë, kështu që ajo shoqëri,institucione e popull që bënë një gjë të tillë ndaj historisë së tij ai e mallkon vetëveten.