E premte, 03.12.2021, 10:19 AM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Nipi është dielltari im

E diele, 11.10.2020, 08:06 AM


NIPI ËSHTË DIELLTARI IM

Mares M. Habazaj, që sot mbushi 1 vjeç

Nga Albert HABAZAJ

Nisa të thur poezi për nipin,

Tetori ma mbushi me rrush e mollë,

Sa një shportë me mollë peshon trimi,

Kapedani i vogël pa pisqollë...

Të thur poezi për nipin nisa,

Një vjeç sapo mbushi dhe syrin serioz

Ëmbëlsisht më të dashur ia bën dita

Në lodërtimin e tij tekanjoz.

Poezi për nipin nisa të thur

E vargu më mbushet me musht malli,

Me dritë të ngrohtë muzike merr vrull,

Një tren me metafora ky muaj më fali.

Për nipin nisa të thur poezi,

Formën e dashurisë gjenetike mori,

Pikojnë fjalët e yllta përsëri:

Ç’ditë frymëzimtare - Tre Tetori!

Nisa të thur poezi për nipin,

Mares u bë burrë i zbukuruar,

Me esencë lulesh në mjalt ngjitin

Vargjet për bukuroshin pambaruar.

Dashurinë për nipin nuk mundem ta shpreh,

S’paskam fuqi si poet, jam kot,

Ndoshta çuditet kushdo që më njeh:

“Po ti ke bërë vjersha për botë...”.

Ashtu është, s’kam sesi ta mohoj,

Të dashur miqtë e mi të rrallë,

Në Udhëtimin e jetës ato vargje i çmoj,

Po, siç duket, nipi është dielltar.

Kush është gjysh e kupton ç’them,

Ç’thesare të fal djali i djalit,

Nga agu në muzg si mos të jem

Si bredh i bardhë në majë të malit?!...

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e shtunë, 03.10.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora