E premte, 03.12.2021, 09:31 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Flet koreografi dhe balerini me famë botërore, Andrea Dorian Rama

E diele, 11.10.2020, 08:58 AM


Flet koreografi dhe balerini me famë botërore, Andrea Dorian Rama: “Tirana International Music Dance Theater Festival”, një shfaqje antistres  me trupën e baletit

Peter Stamer dhe Xeni Alexandrou në Tiranë me rastin e 250- vjetorit të lindjes së Beethoven

Nga Albert Z. ZHOLI

Tashmë fama e tij është përhapur në gjithë kontinentet dhe megjithatë ai mbetet një artist i thjeshtë, atdhedashës dhe korrekt. Puna është kryefjala e tij në çdo bisedë. Sipas tij balerinët shqiptarë janë ndër më të mirët në botë dhe kudo që ata kanë shkuar, kanë treguar talent dhe nivel të lartë artistik. Në këtë bisedë balerini modern flet për një projekt baleti në kuadër të muajit Gjerman të baletit, me rastin e 250- vjetorit të lindjes së kompozitorit Ludwig Van Beethoven-it,  një nga gjenitë e botës, i cili është frymëzuesi i shumë artistëve, dhe jo vetëm. Me rastin e përvjetorit të tij, Andrea dhe grupi i tij i baletit nën regjinë e një regjisori gjerman,  kanë  menduar ta rikthejmë në kujtesë të publikut shqiptar , ndaj i kanë dedikuar një projekt dy javor, në shenjë të respektit të muzikës së kompozitorit të madh. Andrea ka disa vjet që punon në Berlin me disa projeke baleti dhe ka korrur sukses të madh ndaj dhe pëlqehet shumë nga publiku vendas.

-Përse ka ardhur këto ditë në Tiranë Andrea? Flitet për një situatë të vështirë Pandemie ku arti ka një staniacion. Keni ndonjë projekt?

Po. Një projekt i grupit tim të baletit që funksionon në Berlin me regjisor gjerman. Dhe pse kjo situate, ne duhet të veprojmë që ta lehëstojmë stresin njerëzor, ndaj menduam që pas Berlinit të vijmë në Tiranë. Ja përshkrimi dhe qëllimi i projektit: Në kuadër të zhvillimit të arteve bashkëkohore në nivele rajonale dhe ndërkombëtare në dimensione të reja dhe gjuhë të ndryshme që identifikojnë dhe shprehin tematika sociale dhe ndjesi reflektimi. “Tirana International Music Dance Theater Festival”, një project  i cili do të realizohet në kuadër të muajit Gjerman të artit, me rastin e 250 -vjetorit të lindjes së kompozitorit Ludëig van Beethoven-it, një nga gjenitë e botës, i cili është frymëzuesi i shumë artisteve, dhe jo vetëm. Me rastin e përvjetorit të tij, kemi menduar ta rikthejmë në kujtesë dhe dedikuar një erms  dy javor, në shenjë të muzikës së kompozitorit të madh.

-Sa do të zgjasë ky projekt?

Projekti në fjalë do të jetë një përvojë dy javore e Festivalit të Hapur, me një program të vlefshëm,   i cili do të kontribuojë në hapjen e Tiranës ndaj kulturave të tjera dhe festimin e shkëmbimit midis kulturave të ndryshme. Ky festival  i  jep publikut mundësinë për të provuar forma arti,  si Muzika,  Kërcimi dhe Teatri, në hapësirat e përditshme  të përdorura  publike duke i sjellë ato jashtë  konteksteve    tyre  zyrtare.

TIMDTF,  gjithashtu do të na ofrojnë dhe të na kujtojnë bukuritë në zonat e fshehura të qytetit, duke gjeneruar një plan shumë  se si t’i  qaseni secilit vend në rrethanat specifike të angazhimit të atyre formave të artit,  rreth arkitekturës së secilit vend, apo lagje historike. Ku publiku do ti zbulojë, ti rishikojë  ato  do t’i  përqafojë  ato.

-Po qëllimi kryesor i projektit?

-Festivali ka për qëllim të bëhet pjesë në jetën e përditshme të banorëve të Tiranës: duke paraqitur shfaqje në të gjithë qytetin, në hapësira të hapura publike, siç është bulevardi apo sheshi qendror, lagjet, Amfiteatri i hapur dhe të gjitha zonat e tij përreth liqenit.

Objektivat e projektit: Prodhimi i një Festivali Ndërkombëtar të përvitshëm në Tiranë i cili do të jetë mikpritës, me mendje të hapur, me ngjyra dialogu dhe mikëpritjes. Të stimulojë skenën kulturore dhe të kontribuojë në zhvillimin lokal socio-ekonomik ndër vite. Të promovojë zhvillimin kulturor turistik. Të kontribuojë në hapjen e Tiranës ndaj kulturave të tjera. Për të bashkuar një ngjarje unifikuese që promovon energji midis artistëve të ndryshëm të përfshirë.  Për të lehtësuar integrimin dhe lidhjet më të ngushta midis bashkësive të ndryshme lokale. Për të forcuar identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë së popullatës. Të inkurajojë zbulimin e artistëve të rinj. Për të marrë pjesë aktive në zhvillimin e lagjeve dytësore. Të inkurajojë ndërveprimin midis Tiranës dhe rajoneve të tjera në botë.

-Cilët janë regjisorë  dhe koreografë të këtij projekti interesant?

Regjia dhe Koreografia nga Xeni Alexandrou. Aktiviteti “Beethoven unterwegs”, është një shfaqje me fragmente të Quartetto seriosos (op.95) nga Ludwig van Beethoven, dhe do të realizohet në hapësirat e zgjedhura publike në Tiranë. Shfaqja në fjalë është konceptuar për një instalim koreografik muzikor në qytet nga Xeni Alexandrou (DE), pjesë e të cilës do të performojnë katër instrumentistë shqiptarë.

Regjia nga Peter Stamer. Aktiviteti “On Truth and Lie in an Extra-Moral Sense", do të ketë të ftuar regjisorin z. Peter Stamer (DE) dhe z. Frank Willems (DE).

Në program kemi dhe Artisten më të re në moshë, Najra Qato (21) që është ende në Universitet duke studjuar Kanto. Unë vetë e përgëzova znj. Fico/mjeshtre korit, për mundësinë që i jepet dhe të rinjve në skenë.

-Mendoni se do keni sukses me këtë situatë?

Patjetër. Baleti modern sot ka një përkrahje të gjerë. E them me bindje se ka shpresa dhe mundësira suksesi dhe antistresi, pavarësisht situatës. Mbase një frymëmarje e thellë. Mbase një mesazh pozitiv.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora