E premte, 19.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Schook-u “agresiv” qytetar nderi i Istogut të “butë”!

E hene, 17.11.2008, 10:57 AM


Schook-u “agresiv” qytetar nderi i Istogut të “butë”!

Nga Isa Mulaj

Në kohën kur shumicës së popullsisë dhe tërë garniturës politike dhe jopolitike në Kosovë (Qeveri, Opozitë, Vetëvendosje, etj.) UNMIK-u iu është bërë po aq i padëshirueshëm sa edhe Serbia, Kuvendi i Komunës (K.K.) së Istogut shpall ish-zëvendës kryeadministratorin e Kosovës Steven Schook, "Qytetar Nderi të Istogut".

Kjo ngjarje ndodhi më 13 nëntor 2008, diku rreth orës 14:30 në sallën e Kuvedit Komunal të Istogut. Meqenëse në atë kohë isha atje për t'u takuar me dikë dhe kisha punë në Kuvend, një zyrtar i Kuvendit më ftoi në ceremoni, por nuk shkova duke u arsyetuar se do vi më vonë pasi të kryej punë.

Nuk shkova për këtë shkak: E kisha ndërmend ta pyesja Steven Schook-un, se si ndihet të shpallet qytetar nderi në vendin ku ka shërbyer si zëvendës kryeadministrator, e nga e cila pozitë është shkarkuar për një varg abuzimesh të detyrës dhe për sjellje agresive?

Së paku këto janë akuzat me të cilat e ka ngarkuar OKB-ja ose organizata që e ka dërguar për mision në Kosovë, por ishte detyruar ta përjashtojë. Asnjë zyrtar tjetër i UNMIK-ut sa do i padëshirueshëm të ketë qenë, nuk është shkarkuar në atë mënyrë. Nuk shkova për ta bërë këtë pyetje, duke e ditur reagimin spontan të istogasve të "huptë".

Rasti i Steven Schook-ut dhe akuzat gjatë misionit të tij në kuadër të UNMIK-ut, së paku kanë hyrë në analizat e artikujve dhe punimeve ndërkombëtare. Se çka e ka pasur ndërmend të arrijë K.K. i Istogut me këtë mirënjohje ndaj tij, nuk dihet.

Është normale që titulli "qytetar nderi" t'i jepet dikujt që ka dhënë ndonjë kontribut për një vend të caktuar, edhe pse ai kontribut mund të jetë në dëm të një vendi tjetër.

Për shembull, kuptohet pse Serbia mund ta shpall Vladimir Putinin ose Peter Handken "qytetar nderi i Serbisë" dhe pak a shumë dihet pse merret ky vendim. Mirëpo, nuk dihet vendimi i Istogut, popullsia e të cilit njihet si më e durueshme në Rrafshin e Dukagjinit (e ndoshta edhe në tërë Kosovën), të shpall "qytetar nderi" dikë të shkarkuar nga misioni për sjellje agresive në shtetin ku Istogu bënë pjesë.

Ndoshta sjelljet e buta të istogasve me këtë rast i përgjigjen thënies së gazetarit Edward R. Morrow (1908 – 1965): "A nation of sheep will beget a government of wolves" (Kombi i deleve do të sjellë qeverinë e ujqve).



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora