E merkure, 24.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Letër për një mike

E shtune, 10.10.2020, 09:38 AM


LIRIKA  TË  SHTATORIT  *

(cikël  me poezi )

Nga Përparim Hysi

1. Nata  e parë

Sa mistere fsheh "nata e parë?!!"

Si një minierë që fsheh xehërorë

Pa më  thoni  kush nuk e ka provuar

Atë natë dhe atë çast dashuror?

Ja, tek e fiku llambën mikja ime

Dhe dhoma u zhyt në terr

Ndaluni veç pak në këto çaste intime

A nuk janë të mbushura me mister?

Mikja pret me ankth momentin

Momenti? I gjithi mister!

Sikur ja po pret "rrëmetin"

Në Parajsë do shkojë a në FERR?!!!

Sa zgjat?  Ta zëmë  një çast

Kënaqësi që arrihet në një "grimë"

Por NATA E PARË është aq e mjaltë,

Sa do që"atë natë" të sosësh frymë...

2.Letër për një mike

Vërtet që ne shiheshim rrallë

(Unë në fshat dhe ti në qytet)

Për njëri tjetrin se ç'ndjenim,vallë?

Veç për ne, të dy, nuk ishte e fshehtë.

E fshehta rrinte thellë përbrenda

(E "shihnim" mirë si unë dhe ti)

Eh,sa të fshehta që ruan zemra!

Zemra minierë me "galeri".

Kur u njohëm, unë qeshë mesoburrë

Ti,ndërkohë,sa u bëre zonjë

Por çastin, atë çast nuk e harroj kurrë

Kur të thashë:-Të dashuroj!

Të dashuroj, nuk qe"pushkë"që e zbraza kot

Por më urdhëroi zemra

Dhe  jam i dashuruar pas teje edhe sot

Ndaj po ta them tek letra.

3.Vjen një mike

Vjen një mike dhe më heq (seç më heq një"korë" nga plaga)

Dhe e shoh pak veten keq,i moshuar: me flokë të bardha!

Domosdo, plaga më dhëmbi,sepse dhëmb një plagë e vjetër

Sikur"plagën" ma shpoi gjëmbi(dhëmbjen s'e tregoj dot me letër)

Rrjedh pikë-pikë e ritmikisht,aq pikon sa më prish gjumin

Mikja,zhveshur,"djallëzisht", më trallis mua, të paudhin.

I trallisur dhe i ndezur (druri i thatë ndizet kollaj)

Përmbi miken jam gjendur dhe se ç'ndodhi, nuk kam"faj?!!!"

4. DUA

Dua të jemi të dy vetëm(dhe të jemi vetëm pranë)

Ju kam dashur tërë jetën,edhe gati sa s'bëj bam!

Bam të bëj, të bëhem copa,aq mall kam për ty

Të të marrë në krahë"hopa" dhe mos pyes hiç për njeri.

Aq më bën, në flet bota; aq më bën, në  më mallkojnë

Shpirt e trup të bëhen copa,se aq shumë të dashuroj

Se nuk pyet dashuria,as për ligj; as për moral.

Mike, moj, ti je imja( moralistët: mu në djall!)

5. Çast

Një bjonde,mesogrua, në balkon

Ka dalë dhe pi duhan me nge

E shoh mirë që kot  nuk "pozon"

Do që të më vëjë në mengene.

Ndërroj pak vend dhe rri si skiç

Me demek, nuk bie në grep unë

Po ajo qejfin hiç nuk e prish

Zbardh dhëmbët dhe tymos më shumë.

Epo unë  bukën nuk e ha thatë

(Kam parë si kjo bjondja shumë)

Ngjitem tak ballkoni (një kat më lart)

Dhe  të dy na zuri me"shkumë".

6. Kur...

Kur kokën mbi gjoks ma vë,ta dish që ndihem rehat

Aroma jote si asnjë dhe  buza jote e mjaltë.

Si"dru i thatë" që jam nga mosha,unë marr zjarr ngadalë

Të digjem  fare dhe hiç mos qofsha,pa ty s'dua të rroj gjallë.

Sikur, pak a shumë, t'i thashë të tëra (jam transparent si xham)

Ti e sheh vet se si u bëra (i tëri jam duman!)

Se mosha shkoi,ndezur rri nepsi ( nepsi rri i"gjallë)

Nepsi më nguti,nepsi më ndezi dhe u dogjëm në zjarr.

7. Më"zë" dashuria

Më "zë"dashuria,siç më zë gripi

Tek qindi  dhe mija(ika,unë, i gjithi)

"Gripnë" e dashurisë, një mike ma"ngjiti"

Mirë bëri që ma"ngjiti",se m'u ngroh shpirti.

Se m'u ngroh shpirti,si të  jem djalosh

U ngjall si KRISHTI, ky plaku riosh...

* shtator 2009 në FLORIDA.

Tiranë, 20 shtator 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora