Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Përshëndetja pandemike

| E shtune, 10.10.2020, 09:31 AM |


Satirike

Përshëndetja pandemike

Që kur erdh’ virusi:

Koronë dhe Kovid,

Nuk la pa na prekur

Edhe në traditë..!

Tashmë përshëndetja

Ka marrë tjetër stil,

E nisëm me boks

Tani dhe me bryl!

S’ka më ledhatime

E puthje të prushtë,

Mbetëm të mbyllur

Si kërcylli n’grusht!

Këtij farë Corax-it

Mos i qofsha falë,

Prej karikaturës

I nxjerr një mijë fjalë!

Shih përshëndetjet

Hoti dhe Vuçiq,

Bontoni i sjelljes

Na kthehet në kiç!

Dihet prapa brylit

Çka fshihet si pulë,

Në garën shtetërore

Kush-kujt ja ngulë!

Nëse përshëndetja

Na qenka kulturë,

Pse burrat e shtetit

Na bëjnë fizkulturë?!

Dulla edhe Vuçe

Dy burra me peshë,

Edhe përshëndetjen

E kanë qesh e ngjesh!

Sevdail Hyseni

(Karikatura nga interneti)