E merkure, 24.04.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Pse jemi kaq të pashpirt, kaq mizor dhe primitiv

E diele, 16.11.2008, 08:41 PM


Selim Hasanaj
PSE JEMI KAQ TË PASHPIRT, KAQ MIZOR DHE PRIMITIV
 
Nga Selim Hasanaj

Më nxiti të shkruej me nji tonë kritik rasti i cili shpirtnisht më preku shumë rast që percolla në programin e TV KLAN të zonjes Aida Shtino "NJEREZIT E HUMBUR". Nuk po shkruej per programin sepse ai asht i qelluem dhe zj. Aida meriton lavdata per punen humane që po ban me tanë stafin e saj. Unë do shkruej per nji rast që në këtë program me 14.11.2008 u paraqit me tanë fatkeqësinë e tij mbi tri dekadash, rast ky që në vend që të perfundojë me gëzime per nji NANË e cila plot tridhjet vite kishte prit të dijë per birin e saj të cilin e kishte lind , por nga i cili padrejtësishtë e kishin nda sepse ashtu e dashkan traditat shqiptare si duket perfundojë me lotë deshprimi sepse djali e mohonte dhe nuk e pranonte nanë e vetë. Të nalem pak tek tradita shqiptare e rasteve të tilla. Nese gjykojmë sipas historisë neve vertetojmë se të paret tanë stergjyshnit PELLAZGET dhe gjyshnit ILIRET femnen e kishin trajtue gjithmonë si HYJNESHË, si MBRETNESHË dhe per ta mbrojtë jeten, lirinë , dinjitetin dhe moralin e saj mashkulli gjithmonë ishte i gatshem ta jap edhe jeten e vetë. Pra femna-NANË, femna-MOTER, femna-GRUE ishte e mbrojtun nga farefisi mashkullor dhe ajo ndjehej krenare pse ishte femen sepse kështu ajo ishte nanë dhe lindke fëmijë, ishte moter dhe kujdesej per vëllaznit dhe ishte grue dhe i rrinte perkrah burrit. Që kjo që po thamë asht e vertetë po e perkujtojë Mbretneshen TEUTA, ma vonë të madhen Bubulina Dhaskalina, Nora e Kelmendit, Tringa Smaili, Shote Galica, Motra e Gjergj Elez Alisë etj, etj. Mirpo erdhen pushtuesit Osmanlinjë dhe ata në trojet tona suellen llojë llojë njerzish të viseve të Afrikes dhe Azisë dhe kuptohet se të tillet edhe i lanë gjurmet e " kulturave " të tyne , maskarallaqe këto që bazohen në ligjet e sheiratit të kohes së vitit 622 pas eres sonë ( pas Krishtit) të cilat fatkeqësisht pa asnji ndryshim sado që njerzimi ka ec perpara dhe asht zhvillue , në boten islame gjithmonë vlejnë ligjet e vitit 622 dhe sipas tyne p.sh. në Somali femna denohet per ma të voglin faj me vdekje dhe egzekutimi ose marrja e jetes së saj bahet mizorisht tue e varros ate per së gjalli deri tek qafa dhe koken e saj e gjuejn me gur derisa e mbysin. Nji rast i till makaber ishte neper faqet e gazetave botnore jo fort moti kur e egzekutuen nji trembdhjetvjeqare. Në Iran i varin ato vetem nese ajo e hjek mbulojen e kokes, ashtu edhe në Avganistan, Pakistan e ku jo tjeter neper vendet e popujve islamik. Si duket keto budallaqe neve na i suellen dhe ato as mas 100 viteve të debimit të pushtuesve turq nga trojet tona nuk po crrenjosen nga mentaliteti i jonë banal, primitiv dhe idiotesk , mentalitet ky që po na ban të jemi ndoshta populli ma i ashper,ma primitiv dhe ma mizor në Evropë. Të këthehem tek tema dhe ajo që më shtyni të shkruej ketu.
Ishte nji grue e shtyme në moshë diku rreth të 55 - 60 vjeqe e cila kishte ardh nga Dardania , nese nuk gabohem nga Kaqaniku dhe kishte prit me mallëngjim të ndegjojë per fatin e të birit Ramë Osaj nga i cili nanë zezen e kishin nda kur Rama i vogel kishte vetem dy vjet. Që në start i kerkojë falje zotit Ramë Osaj dhe familjes së tij sepse unë në këtë shkrim nuk kamë per qellim të mirrem me te dhe fatin e tij dhe as të nanës së tij. Unë thjesht i permendi ata si shembull nga i cili u inspirova, por kamë edhe deshiren dhe shpresen se z. Ramë Osaj dhe shumë Rama tjerë që kanë perjetue histori të ngjajshme të kendellen kur ta lexojnë ketë shkrim timin dhe mos ta keqkuptojnë. Pra gjithmonë do i drejtohem z.Ramë e ky le të jet cilido qoftë ai. Rama asht personazh i shkrimit tim.
A e mbanë mend z.Ramë ti jeten e familjeve shqiptare neper fshatna?! A ke ndegjue ndonjiherë per kangen e Demë Salihit të Zhurit, per ate të Vesel Ibish Blakaj, ate të Isuf Agës etj etj ngjarje këto që mediokriteti i jonë me tanë shpirtin e vetë primitiv dhe tue u bazue në ligjet e sheiratit sipas të cilave femna asht pron e burrit dhe ai me te banë cka të dojë, po të dojë edhe e vret dhe i merr jeten. Pra ky mediokritet primitv porositi rapsod per ti thur kangë rastit të Demë Salihit të Zhurit i cili vret njeriun per të vetmin fajë se ai donte të jetonte per jetë të jetve me vajzen që e donte dhe edhe ajo e donte ate. Vajza paska kjen e fejueme e Demë Salihit dhe fejesa ishte ba me deshiren e dikujt nga farefisi i cili si MESIT ose SHKUES per ta shpallë ketë fejesë kishte hanger ryshfet të mirë. Dhe vajzen askush nuk e kishte pyet se a don ajo apo jo të fejohet.
Per të shit mend dhe trimni Vesl Ibish Blakaj vret tue pague mercenar ose vrases me pagesë që ishin Hasan Bajram Hasanaj dhe Qazim Mulliqi dhe vrasin në Pejë Ramë Ali Bicaj. Faji i Ramë Alisë ishte se ky kishte que dashtni me vajzen fqinje dhe kur kjo lidhje merr dhen , familja e vajzes prap sipas ligjeve të shejratit per ta denue vajzen kerkon nji burr shentim dhe të keq dhe ate e gjan te Vesel Ibish Blakaj i cili ishte i tillë dhe qel e qelbanik. Vajza kur merr vesh fejesen per ti shpetue dhunimit ik dhe shkon te i dashtuni i saj Ramë Ali Bicaj. Tash Veseli sipas sheiratit duhet të hakmirret sepse Ramë Alia e paska prek në namuz dhe errz. A nuk asht kjo banale. Vritet Rama nga mercenaret, por vëllau i Ramës ,Smail Alia del dhe per ta marr hakun e vëllaut vret Adem Ibishin vëlla i Veselit dhe plagos kusherinin e tij Burrin e madh të Podgurit, trim dhe shumë patriot Nezir Rexhep Blakaj.
Pra z. Ramë këto dy raste që ti pershkrova këtu dhe posaqërisht këtë rastin e fundit e dij në perpikni sepse Vesel Ibishi ishte djal i axhes me gjyshen time ( nanën e nanës) ndersa vajza e cila u ba shkak i ngjarjes ishte nga fshati im dhe edhe Ramë Alia ishte nga Vrella, Hasan Bajrami ishte axha i nanës time ndersa Qazim Mulliqi ishte tezak i nanës sime dhe nipash i Vesel Ibishit.
Pra z. Ramë shpresojë se kupton dicka dhe e pranon realitetin tonë banal që neper shekuj ketu e 500 vite ma parë neve e pervetsuem dhe u bamë dhe mbetem primitiv per shumcka e posaqrisht sa i perketë trajtimit të FEMNES si në familje ashtu ne shoqni. A jemi deshmitarë per këto 60 vitet e fundit neve në Dardani dhe në trojet tona në Maqedoni ( nuk e dij per Shqipninë) i kemi fejue vajzat pa i pyet fare, shkuesit kanë marr mësitni të majme per këto fejesa, dhe kur vajza ka shkue nuse ka ndodhë që nuk asht kjen e virgjer ( kusht dhe kerkesë kjo primitive sipas mentalitetit islam) dhe normal sepse e shkreta si e re ajo kishte dasht dhe e donte nji tjeter , por ate e kishin nda me dhunë nga i dashtuni dhe kjo kurr nuk kishte guxue të reagojë sepse familja do e denonte tue e martue me nji plak, me nji vejan me nji truq fëmijë ose me ndonji të qalë shentim. Dhe ka pas raste kur ajo atë natë asht rrafë e keqtrajtue mizorisht nga burri i imponuem dhe në mengjes e kanë kethye mbrapa tek familja e saj. Dhe në vend që familja ta merr në mbrojtje dhe ta paditë keqtrajtuesin ata e shajn dhe terrorizojnë sa e therrasin edhe Kurvë e cka jo tjeter. Nuk janë të rralla këto raste tek neve edhe sot e kësaj dite. A jemi deshmitarë se si i kemi martue djemet dhe menjiherë e kemi shit lopen e kosit per me dhanë ryshfet që atë djalë ta dergojmë të punojë diku në gurbet. Ai ka qendrue atje dhe nuse zeza asht ba skllave e sherbtore e vjehrrisë, e kunetve dhe kusherinjve të burrit. Ata e kanë rraf e keqtrajtue dhe kjo, kur njiherë në vit i ka ardh burri me pak para në xhep të cilat ja ka dhanë të zotit të shtëpisë as që ka guxue ti ankohet atij sepse i madh dhe i vogel do e sulmonin dhe do e akuzonin me llojë llojë shpifjesh e pse jo edhe me aso per moral. Z. Ramë a ke ndegjue ndonjiherë se si vjehrra e sulmon nusen me fjaølet: ah kuder moj kuder , djali jem punon atje në gyrbet e ti don këtu ta luejsh bishtin a...
Z.Ramë a ke kurajo të bahesh i sinqert dhe ta pranosh edhe nji të vertetë që gyrbetqaret tanë neper rruget e metropoleve të ish Jugosllavisë dhe Evropes kan shfrye epshet e veta me plaka dhe pena të banhofit ndersa nuse zezat kan vuejt si skllave tue i sherbye familjarve të burrit. Unë mesa kuptova në program të zj. Aida Shtino , nana e jote tha se kur ti ke lind baba yt as që ka ardh per lindjen tande nga Gjermania. Andaj nese mund ti besojë fjalve të saja , per të cilat unë nuk kamë asnji dyshim sepse në të kunderten ajo kurr nuk do vinte në TV per met kerkue publikisht , kuptohet se baba i yt ( ashtu sikur 90% e baballarve gyrbetqinjë) nuk ka ardhe sepse atje ku ai ka jetue ka pas nji grue tjeter. Ai sikur 99% të rasteve tipike shqiptare ( sipas ligjeve sheirateske) ka prit vetem që grueja ti lind dhe ti rrit fëmiun deri në nji mosh kur ai vetë do ta ketë të lehte¨të merret vet me te dhe gruen ( nanën e fëmiut e ka qit nga shtëpia. Dhe a ke kurajo ta pranosh ti or RAMÊ, ju shumë RAMA kudo që jeni se me sa padrejtësi janë sjellë mashkujt shqiptarë dhe sillen edhe sot e kësaj dite sepse nanave jo vetem se u marrin pa të drejtë fëmijet dhe pergjithmonë i largojnë ata nga nana , por ata intrigojnë mbar farë e fis dhe të gjithë së bashku flasin e shpifin njimijë e nji të zezë per ish gruen e tij, nanën e fëmiut të tij. Këto shpifje dhe rrena me ligjet e sheiratit dhe me traditen serbe ( perserite rrenen per ta besue të gjithë ), perseriten me vite sa edhe fëmiu i asaj nane arrin të krijojë nji aversion dhe urrejtje per nanën që e ka lind dhe i ka dhanë jetën.
Andaj edhe e titullova këtë shkrim ashtu dhe prap po pyes , kush ma thotë se nuk jemi të pashpirt , mizor dhe primitiv pas rastit të 14.11.2008 dhe historisë së dhimshme të nji nane dhe nji biri .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora