Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebil Çika në Ora News: Po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve në burgun e Burrelit

| E shtune, 10.10.2020, 09:19 AM |


Gjetja e të zhdukurve të diktaturës së komunizmit ka qenë një ndër kërkesat kryesore të familjarëve.

Nebil Çika kreu i Shoqatë Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë thotë se po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve të komunizmit në burgun e Burrelit.

“Janë me mijëra që kanë vdekur në burg dhe nuk janë kthyer eshtrat familjarëve. Është një varrezë masive përmes burgut”

Në buxhetin e shtetit që nga viti 2013 deri tani nuk ka asnjë lekë për zhvarrosjen. Që nga ky akt vërtetohet se kjo qeveri nuk ka vullnetin për ta bërë këtë punë. Ndërkohë që papritur u lajmërua se po nis zhvarrosja në burgun e Burrelit. Këtë e mirëprita por pas 3-4 orësh u ndërprenë gërmimet”

SHIKOJENI KETU:

https://www.youtube.com/watch?v=CIGIbNpYA_0&t=444s