Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Devollit tim

| E shtune, 10.10.2020, 08:41 AM |


Luan Kalana

Poemth

”DEVOLLIT TIM- SHQIPERI“

….portreti shpirtër i  Devollit , Shqipëri

"Dhe ky plis nga herë ish i fortë,

shkoi në Evropë , brodhi në Azi,

por kudo nga flokët,  gjer në thonjtë,

mbeti Devolli".-Dritero Agolli

-Do të këndoj vëllezër më dogji malli, do këndoj shqip vendçe, po të ma mbani,

do këndoj iso për vatanin, me kuç e me mace të zieni, amanet,  ju të mos qani,

zemra po më pikon lot, do t'ja thërres si i mari, të lozë fusha, të tundet mali ,

burrat e zamanit bujq të pashoq, gratë me lelekë kornin fushën, shtrinin pollok,

do këndojë zemra, per mbesat, që flasin ëmbël shqipen, do theras, se s'duroj dot.

&

T'ju ndjell ju miq,  zogj të më vini,  si për shtatë palë qejfe, në festën e Gushtit ,

me ju të pi,  t'ia bëj bromb majë stolave, me këngë e pagure,  bira raki,

të kthehem për vit tek ju si shtegëtar,  të pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,

të më vijë era zhubricë*, të ngrej qiellit saullin, të lidh me ju besën e burrit ,

te shoh traktorët, kombanjat si në betejë ku përmbysin plisat, korin grurin .

&

Të më mbijë në sy lumi gjarperosh me luginen gjelbëroshe qilim shtruar,

malet krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele,  si kube e ndriçuar,

Gramozin tërë vitin me plisin e bardhë,  një piramidë egjiptiane,  Feniks ,

qytezat e tua,  gjerdan ruazash në gushë, t'më rrethojnë si prush i pashuar.,

natën nën perden e yjeve me hënën që gjejdis mbi luginë si disk fluturues ..

&

Të skuq me penel malet me gjakun e dëshmoreve, flamur kështjelle rreth fushës,

të pamposhturit e spitalit partizan, heroin e devollit, matrazovin e Poloskës*,

trimat* devollinj që u gjakosën në telat, lanë kockat, kampeve e burgjeve,

ata që hapen dyert për vëllezërit kosovarë, refugjatët* që bredhin botës,

të bëj një mal me lule, për ata që mbollën lirinë me qumshtin e Nënës..

&

Të takoj, Dritin*, Homeri i gjallë që i jep kombit famë, dritë margaritar,

bilbil Skënderin*nga Lëndina e lotëve, serenatat me kitarën e Ziçishtarit *

artistin e fjalës, babanarin* , oborret mbushur jargavanë nga Bajraktari

Devoll , vend i shenjte turistik, portale në Shqipëri,  obelisk e altar,

trevë e lashtë Ilire, Eorde*, ku demolli* lë amanetin e trashëgimtarit..

&

Të mbaj mbi kokë si sini, hambarin e bereqetit, gjeneratat filiza, lule anguliçet

t'ju jap mësim në

shkollat, djep i dijes së paqes për shekujt kulturë e qytetëri

kapelëkashtat që përdredhin shatën e dardharen, burrat kosën, e devolliçen,

të ngopem me lakror, piperka me gjizë, domate turshi, fasule që ziejnë në poçe*,

Devoll, simbol për kombin,  kryelartë monument,  një Panteon, me emër në histori..

&

Të hap gjoksin t'i fut në gji, pëllumbat e paqes, nxënesit e mij dhe Leonardin*

të shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit , nga Gjoli,  në Shpella Ilire e Trenit,

të dëfrejmë me Nishanin e fshati, ku rrrukullisen çiliminjtë tek Imirin në Inonisht

të dëgjoj si altoparlant zërat e korit të fshatit, shkollarët, qyqen, gjelat, e shqerkat,

të dielave piknike, në Dardhën turistike,  Dobërdorë*me Gurin, nga Sellcat, Bilisht.

&

Të shpalos me ju,  si dikur,  spartakiadat nga fush-blerta e sportit,  ditën vonë,

të shoh shtatëdhjetë vjeçarin , trifonin , veteranin,  xhonglerin e futbollit tonë,

të loz futboll si dikur këmbë zbathur,  me mëhallën time,  të vjeterit me të rinjtë,

të bëj lojra popullore,  ku djem-vajza, vrapojnë me thes, tërheq litarin në lëmenjtë

të shoh në beben e syrit devolleshkat duar arta që hedhim vallen fshaçe me djemtë.

&

T'i fut në zemër, nënat kërcure shami zeza, me shtëpitë e vilat e reja,  kurriz-gërmuqe,

të eci mbi bar, të lëvrij në jonxhe, të mbledh në grunjat grashina e bufkalulekuqe,

të takoj në ugaret arrinjtë e fushës, të mbush qeren me kashtë dëngë mbi reznishtat,

të vete nga varret, të ndez qiri, të takoj brezat, të puth baballarët mjeshtra bujq e lufte,

të fshihem prapa një varri, mos më shoh njeri , të qaj me zë, të nxjer lot rrëke, mall e dufe !

&

Të shtrohem këmbëkryq dhe një gotë me dhallë të pi , të shkëmbej bejte e dolli,

me aktorët e , Belushi, *Elin , kengetaret aliun, spahon , anën,  e endrin,  dasmorët pe devolli,

muzikantët,  Hakiun*, Vaskën*, Sefkën*e Mexhitin*, me fyell*, "Kurbetli na dogji malli"

të rri si në dasëm me krushqit, të kujtoj ata që ranë rrugës, për kafshatë e për vatanë,

të ndez dashurinë, të shëroj plagët, të sëmurët, nga varri t'i ngre në këmbë pa anë.

&

Të shoh devolliun zemërluan, si s'u lodh duke ngritur kështjella-male me dorë,

ma bëni derman,  jam larg oqeane kalëruar, me Devollin të jem edhe unë në Vlorë.

e në mos ardhça,  këto fjalë zemre, si Marigoja* qëndistare,  i dua amanet në flamur,

dua t'i shoh shqiptarët bashkë, si dikur Ismail Qemalin, me flamurin kuq e zi në dorë

kështu,  askush s'do na ndali dot,  Devoll e Kosovë një Komb si ai Flamuri në Vlorë.

&

Ti Devolli im,  të shoh vërtetë,  apo jam në ëndër me sy hapur si i dehuri me pagur?!

Po jo. S'e harrohet dogana, Kapështica,  tragjedi e shpresë për refugjatin ogur,

je ti Bilishti apo je Zvicër, nuk fle, si nuse me tel që pret në ankth dhëndrin e bukur,

të kap qiellin tënd maje Ivanit*, të fluturoj reve,  nga Vishocica deri mbi Kostur*,

të kthehem duke lotuar shi, të perëndoj mbi Çardhak, në Moravë si dielli im dikur...

@-Luan Kalana, ish mësues i Gjuhës Shqipe, Devoll,  Shqipëri

Shpjegime e sqarime, per figurat* letrare ne vargjet e poemes

-Nderim , respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët, per Liri dhe Demokraci!

-7 Gushti* -pervjetori i Cetes “Morava”tashmë Feste tradicionale e popullore ne Devoll,

-***deshmori mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup

bunkerit gjerman, ne malin e Thatë, dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,

që luftoi heroikisht , në spitalin partizan , në Bradvicë, Moravë e me dhejtra te tjere..

-Provokacionet e manarko fashiste greke Devoll , 2 Gusht 1949.

-Posta e Kufirit Vidohove, Heroi e Popullit

-Heronj te Popullit-Fuat Babani, Zija Kambo Bitincke

-Heronje te Punes, Hysen Serti,  Borsh.

-"te aratisurit",  desidentet , që u burgosën e u larguan nga vendi

për liri e demikraci, shquhet poeti Gezim Metolli nga Tresteniku,

Danglli i Menkulasit, mandela i Devollit. e shume te tjere, ...

***poeti Dritero Agolli , Nderi i Kombit, nga Menkulasi,

Skender Rusi,  Qytetar Nderi,  poeti lirik korcar nga Vishocica,

shkrimtaret Sotir Andonin, Petraq Zoto, Petraq Samsuri, Thani Naqo nga Ziçisht, Luan Xhuli nga Babani, Merita Bajraktari , Entela Kasi , nga Cangonji, Agim Isaku nga Bilishti, Skender Demolli nga Ponçara, Ali Jashari , Fred Mullaj gjuhetare, Andrea Palloj historian.

Ligor Prifti nga Bradvica e Devollit ne New York, poet shkrimtar enciklopedist,

poetja Lida Lazaj nga Dardha, Zydi Morava, Ylli Poloska , Demir Gjergji, Teodor Keko, Gjergji Dushku, Eliverta Kanina, Nexhat Nellabati, Arben Shaholli, Pellumb Pasholli, Niko Gjiriti, Llaqi Zoto, Thanas Gjata , Juola Kamenica , Blerina Goce, Thanas Pilafas Fatos Hoxha, Gezim Begolli, Valintina  e Jonida Diko, Andrea Danglli, Gezim Hashim , Sali Zaimi, Luan Palla, Edmond Agoll, Manushaqe Menkulasi, Llazi Nestori, Rediana Kutrolli, Ilia Larti , Vera Hoxha, Fred Mulla, shkrimtari Artan Mullaj romancier, Kosta Nake publiçist , perkthyes e poet i talentuar i gazetave Bilishti, Eorde..

***Xhim Belushi aktor shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,

Jajmes W. w Pandeli,  shkrimtar amerikan me origjne nga Treni, Devoll, ..

-kineastët pionierë dardharë,  Endrii e Xhanfize Keko,

-Akademiku Alfred Uci nga Hocishti

-Teodor Laco , deputet, shkrimtar e skenarist,

hoçishtarët Tërpinët, Konomët prograrë e të tjere..

-Guri Seferi, Qytetar Nderi i Devollit, president i shoqates “Devolli”..

Deputete-Poeti Dritero Agolli, Menkulas

-Dr.Ylli Zicishti, deputet i Devollit

-Zhuljeta Bejleri Kalana, deputete nga Vishocica

-Ridvan Bode, deputet nga Rakicka

-Maqo Lakrori, deputet nga Progri

-Elida Topciu Janushi artiste aktore e Teatrit Popullor nga Vishocica, ....

-Leonard Barolli nga Tresteniku, shkencetari ne Japoni,

-Trifon Bejleri nga Vishocica ne Amerike , futbollist veteran,

që luan futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,

i federuar ne ekipin e të rrituve ALBANIA, ..

-Imiri Alevica, shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,

....poetët Eris Rusin, Bashkim Gjoza, , Skender Kodra Arreza, Besnik e Beqir Mememli  nga Arreza

dhe Fuat Memeli kineast e poet nga Sinica ne Boston, Nizami Morava, Grace.

ne Boston , Fation Pajo nga Suli ne Cikago, Hysen Cifligu nga Piluri,

ne Florida, ..e deri më te rinjte Met Fidanin,  Fatos Fidani nga Nikolica Anesti Koxhaj Vidohove ,  Bledar Agastern, Gezim Manellin,  Anisa Keco, reth 90 shkrimtare e poete, shih “Antologjine poetike te Devollit-2016”, e te tjere.

Kane shkruar per Devollin e devollinjte Libra me kujtime e mbresa, Myafer Spaho Baban, Avni Hoxha Menkulas, Guri Seferi Arreze, Pellumb Agolli Bilisht, Fahri Spaho Vranisht e te tjere.

studjues-Oliver Topciu, Vishocica,  e te tjere

ekonomiste-Kadri Kadi, shkrimtar Macurisht, Myslim Osmani, Kapeshtica , Zaim Bajraktari Cangonj , Haki Ajce Bilisht e shume te tjere.

mjeke-Vexhi Subashi Vishocica, Nijovit Bedulla, Engjellush Barbuta, Sinan Agolli, cifti Kallfa , Trajko Kamburi, Bariq Pajo, Nikola Filo dentist e shume te tjere.

**këngetarë popullorë,  artisti i popullit Ali Kondi familisht nga Vranishti,

bejtexhiun popullor Arifi (Shirka) i Pilurit..

te paharuarin Fatmir Dangllin nga Menkulasi..

Hamdie Laska nga Mirasi, Shpresa Sphon nga Bitincka, Sofika Babliku nga Zicisht,

Ana Goce nga Vishocica , Katrot Ago ushtarak Bilisht, e te tjere.

poetin kengetar Endri Fifo nga Poloska,

Avni Hoxha instrumentist nga Kurila,

muzikantet e verbër, Haki Fejziun nga Bracanji,

Vaske Eskin nga Hocishti..

-valltaret e Devolliçes nga Kordallet deri tek femijet e Bilishtit,

klarinetistet Sefka i Cipanit, Mexhiti i Bitinckes, Gani Mullanake, Xhevdetin e Bitinckes,

Kitaristet e Zicishtit, mandolinatat e Hocishtit , te Progerit,

Dirgjentiet kompizotore, Alejdin Topciu, Ylber Lame,  Andrea Balli, Artan Qoshe e te tjere..

-piktorët Hysen Devolli, Gezim Begolli,  Maqo Pine,

Dhimiter Danglli, Lefter Babi ne Bilisht, Ali Gega , Artan Mullaj ikonograf,  e te tjere...

-Inxh.Embëriet Metolli , menaxher i Devolli.net..

-Inxh Genci Hysi -’VISHOCICA JONE”

-Marigoja, - Muzeumi nga Hocishti, qendistarja e flamurit me 28 nentor 1912...

..dhe Shoqata Kombetare DEVOLLI , Tirane

toponime..

Lëndina e lotëve, ne Qytetin e Korces,

-zhubircë-bime e perhapur mjekesore ne devoll.

-Gjoli- Liqeni i Prespes se vogel në Devoll, .

-Mali Ivan, mesi i vargmaleve te Malit të Thatë, mbi grykën e Cangonjit, ..

-Doberdorë-vend i shenjte ne Arrze,

i shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,

-Dembrava-pllajë, rafshnalte kodrinore mbi fushen e Devollit,

-Vishocica, vendlindja e vjershetorit L.K.,

-Inonishti vakefi dhe teqeja e Kucit

-Kosturi-Kastoria, -qyetet i trojeve shqiptare, aneksuar shteti Grek bashke me 29 fshatra te Devollit te siperm., pas copetimit te Shqiperise 1913-1920

-Cardhak-majë mali te vargmalve te Moraves qe sheh nga te dy anet ,

Devollin dhe qytetin e Korces ne lindje,

me burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar, ..

-këngë iso, me te zierë, me shume zëra polofonike,

-të zieni, - mbnani iso, te kendoni,

-vënçe, -vendshe, (shkurtim dialektor), të vendit, shtruar , sipas zakonit, ..

-leleke, draper -vegël bujqesore, tipike ne devoll,

hekuri si draperi me hark te madh, me bisht te gjate,

-pollok, -gruri i korur, i lene shtrire mbi stërnishte,

-skuq, -njgjyros, -bej me te te kuqe, ..

-saull, -shtëllunge pëlhuri qe ngrihet nga era, ..

-poçe, -enë prej balti, prodhuar nga poçarët famoze të Bradvicëc,

te Grapshit, Verlenit ne Devoll, te njohur per mjeshterinë e tyre,

jo vetem ne Devoll por edhe ne Ballkan, ..

-sini, -tepsi e rafshet , e ndere , jo e thellë, per balkllave..

-burimi i Zallit, Zvori, ne ormanin e Vishocices,

-Morava, -vargmali ne perndim te fushes te Devollit ne juge Mali i  larte i Gramozit.

-Eorde-emër i lashtë i Devollit.

-Me falni, kerkoj ndjese, qe nuk mund te kujtoj , te gjithe nje e per nje me emra, artiste, shkrimtare dhe intelektuale te shquar te Devollit, te vjeter e terinj..

-Jemi krenare qe jemi devollinj, pe Devolli !

& Luan Kalana, mergimtar Florida, SHBA.