E enjte, 26.11.2020, 09:28 PM (GMT)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona

E premte, 09.10.2020, 05:46 PM


Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona

Vazhdimi i dhjetë  i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim, në vend të hyrjes

Lidhur me origjinën, disa herë, kam shtruar pyetjen: Kujt  duhet besuar, shkencëtarëve të  Londrës, Athinës, Vashingtonit, Parisit,  apo atyre të akademisë antishqiptare të Shkupit, ose shqipfolësve tanë, disa prej të cilëve, për interesa personale, tituj, etj., mohojnë, jo vetëm origjinën pellazge, por, edhe atë ilire, dhe, ajo që është më e turpshme, ndonjë prej tyre,  si serbofil, udbash etj., tentuan të mohojnë edhe origjinën shqiptare të Skenderbeut, ose duke e degraduar atë etj.  (lexo librin e dr. Ilmi Veliut me titull ,,Skenderbeu nuk ishte sllav, Kërçovë, 2006). Por, t’i kthehemi qyteteve që i përmenda pak më sipër.

Me Londrën, kam aluduar  te etnologëja e shquar-Edit Durham (disa vepra të saj), me Athinën te Enciklopedia e Madhe Greke (vëllimi 19, f. 873), me Vashingtonin, te Xhorxh Fred Viliams, ambasador amerikan.

Me Parisin, kam aluduar te  shkencëtari i shquar Robert d.Angelu (,,Enigma,,...f. 250) dhe te  akademiku Maurico Druon, i cili pas shumë hulumtimeve, ka erdhur në përfundim  se, fjala e parë, e dalë nga goja e pellazgut, mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe (INFO SHQIP, 12. 04. 2017).

Mos  harrojmë edhe shkencëtarin Niko Stillo, i cili, tre dekada me rradhë, është marrë me periudhën parahistorike dhe ka erdhur në përfundim që   shqiptarët janë më të vjetër se historija (Arben Llalla, Fakti,18 gusht, 2007).

Përndryshe, Enciklopedinë e Madhe greke, e citojnë dr. Ilmi Veliu, në librin e tij ,,Skenderbeu,, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Rahim Ganiu, te gazeta ,,Lajm,, 26 shtator, 2009. Nëse kjo është e vërtetëtë, atëhere, i vihet kapak dilemës, a janë shqiptarët me origjinë pellazge, ose jo, sepse, kuptohet, autorët e një enciklopedie të tillë, janë, të shprehem në mënyrë figurative, ajka e shkencëtarëve, ose historianëve grekë.

Por, të shomë, se ç’thonë të tjerët, lidhur me këtë çështje.

Evidentimi i emrave të tyre, sipas rendit alfabetik

Braisfold, shkencëtar anglez: Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. (Bitolski vesnik, Bitola, 20. 2. 2002)-gazetë e qytetit.

Daniel Farlati: Ilirët, janë bijt e Herkulit, e ky ishte djalë i Zeusit-,,Babai i zotrave etj. Kjo e fundit qendron në librin Albanika, 58-59, 2006.

Daniel Farlati...Nëse, edhe kjo është e vërtetë, atëhere, zgjidhet edhe dilema, a janë 12 perënditë ,,greke,, të racës tonë, apo jo?.!! Në kontekst të kësaj çështje, shkon edhe konkluzioni i shkencëtarit në vijim:

Edvin Jasques: “Ilirët dhe shqiptarët janë  trashëgimtarë të denjë të Akilit, të Trojës...,, (Fakti, 24. 5. 2004-Yllka Beçi) gjë që forcon tezën se herojt e Trojës i takojnë racës tonë.

Enciklopedia britanike, botimi 11, 1910-1911 vol. XX1  f. 65: Pellazgët janë Shqiptarë me famë (Shqipria. Com portal shqiptar).

Enciklopedia britanike...Edhe për këtë, do thosha, atë që thashë, pak më sipër, për Enciklopedinë e Madhe greke. Këtheu sipër.

Eugen Oberhummer, prof. i historisë dhe gjeografisë në Universitetin e Vjenës: Tërë shkencëtarët e sotëm  pajtohen  se  shqiptarët janë stërnipër të ilirëve (24 orë-Agron Fico).

Eugen Oberhummer...Me këtë, u mbyllet goja albanofobëve serbë dhe maqedonas, të cilët, të vetëdishëm që  ilirët ishin autohtonë në Ballkan dhe më gjerë, duke mos mundur të demantojnë këtë, mashtrojnë veten dhe botën me gjoja shqiptarët s’kanë lidhje me ilirët,

Eugen Oberhummer...kurse maqedonasit e sotëm, kinse janë trashëgimtarë të maqedonëve të vjetër, të Aleksandrit të Madh, gjë që ka bërë tërë bota të jetë kundër këtij shteti dhe të mbajë anën e Greqisë, sepse s’ka  njeri të huaj që të mos i jetë fiksuar në mendja se Aleksandri është grek, Eugen Oberhummer...gjë të cilën, për interesa personale, vetë e ka deklaruar, duke mashtruar tërë botën, ashtu siç kanë vepruar edhe do shkencëtarë ose politikanë

Eugen Oberhummer...të këtij shteti,  të cilët, kanë fshehur origjinën shqiptare ose vllehe, duke harruar shprehjen popullore se e vërteta, kushedi sa të plaket, kurrë nuk vdes.Tani rinë si të fëlliqur!

Gjeorgj Von Hahn, albanolog gjerman: Shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe Ilirëve (Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008, f. 880)

H. Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 146. Konsulent i vetëm: autori i këtij teksti)

Historia e popullit shqiptar, 8, Tiranë, 2000, f. 5: Nga Pellazgët kanë dalë ilirët.

Historia  e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f. 102: ,,Zeusi ishte perëndi ilire.,, (prandaj ne e quajmë zot. Dhe, meqenëse, ai, njihet si ,,Baba,, ose ,,Mbret,, i  perëndive, me të cilët mburen grekët, këta, i takojnë racës tonë!-R.N)

Jenadhi, shkencëtar i shquar grek: ,,Arbërit, ose  albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit më autentikë të Iliridës pellazge,, (Aristidh Kola, Arvanitët.. Tiranë, 2008, f. 15)

K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm pellazgët, gjegjësisht shqiptarët (Robert d Angely, Enigma...f. 250)

Louis Benloev, historian: ,,Shqiptarët, kombi më i vjetër  i Kontinntit (Fakti, 4.12. 2009)

M.Markiano: Populli shqiptar  është me origjinë pellazge. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)

Mathia Aref: Pellazgu, konsiderohet për njeri i parë në botë, gjë,  cila  qendron edhe në edhe librin e  Ibrahim Hoxhës “Rrugës së Alfabetit shqiptar”, Tiranë, 1986, f. 17). ishte me rrënjë të gjuhës shqipe!!

Maurico Druon: Fjala e parë pellazge është me rrënjë të fjalës shqipe.Shqiptarët janë më të vjetër në botë (INFO SHQIP, 12. 04. 2017). A avallë ky njeri këtë e ka thënë për të na i bërë qejfin ne shqiptarëve dhe për  të ulur reputacionin e vet para botës?

Niko Stilo: Shqiptarët janë më të vjetër se çdo popull tjetër, ata janë Pellazgë. (Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007)

Pashko Vasë Shkodrani: Pellazgët janë të parët e shqiptarëve . (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)

Pulianos, antropolog i njohur: Shqiptarët janë pasardhësit e vetëm të pellazgëve (Dhimitar Pilika)

Sami Frashëri: ,,Pellazgët, kanë folur gjuhën,  që flasim ne sot,, dhe se  ,,Gjuha pellazge, me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me gegërishten (Pashtriku, org. 19.11.2015).

Ps. Si mos i besojmë këti njeriut i njohur si ,,Enciklopedi e gjallë,,  në Perandorinë osmane, i cili i kishte në dispozicion tëra arkivat e perandorisë në fjalë?.

Stanojeviq  dhe Zhivojan  Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga ilirët kurse këta ng pellazgët (Fakti, 28. 3. 2007-Driton Dikena)

Sulejman Kulçe, historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët. (Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49)

Shnajder (Shllajner):,,Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare...gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”.

Thomopulos: Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve.

Veçuam

Maurico Druon: Shqiptarët janë më të vjetër në botë (INFO SHQIP, 12. 04. 2017).

Enciklopedia greke, vëllimi 19, f. 873: Pellazgët ishin paraardhësit e shqiptarëve të sotëm (Ilmi Veliu, Skenderbeu, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Lajm, 26 shtator, 2009)

Enciklopedia britanike , botimi 11, 1910-1911 vol. XXI  f. 65: Pellazgët janë Shqiptarë me famë (Shqipria. Com portal shqiptar)

Origjina shqiptare, zbulohet edhe përmes emrave të vendeve të vjetra, me fjalë shqipe, siç janë:

Algjer=gjiri i artë,

Anadolli=ana e dollinjëve,

Arabia=ar, arë, tokë,

Argjentina=argjend,

Asiria=shur,ranë,

Athina=e thëna,

Ballkani=ballë dhe hënë,

Besarabi=besë,

Bizant=buzë (Stambolli)

Britani=bri anash,

Çamëri=çam,

Dalmaci=dele,

Dardani, Dardanelë=dardhë,

Dragor=dragua,

Drin-dryni, çelsi,

Epir=i epërm, i lartë,

Himalaj=mal, maja,

Hungaria=hunjë,

Istra=i shtrirë, i gjatë,

lumë  i madh,

Kavalla= kryebuall, kokë bualli,

ose i bukur, nga Bukefali, emri

i kalit të Lekës së Madh.

Kipër, Qipro=kripë,

Korint=me kor, vjel,

Korzika=gur i Zi,

Kroacia=krye,

Larisa= lartësi,

Lisbon=bën lisa,

Malta=mjaltë,

Maqedoni=e madhe,

Marsej=marr-sjell, tregëti,

Matka= e madhe,

Moska=mushkë

Panoni=punon,

Parisi=i pari,

Pella=Pela, vend kuajsh,

vendlindja e Lekës së Madh,

Pellagonia=pellg,

Raguza (Dubrovniku)=rush,

Roma=rrumbillak,

Serbia=sherbetor,

Sicilia, si kali, formë kali,

Sllavë=skllavë, robër,

Struma, lumë= i shtrirë,

Varda= i bardhë,

Venediku=vendas,

Via Egnacia=i gjatë.

Rrugë e gjatë etj.

Origjina shqiptare zbulohet edhe përmes   Figurave mitologjike, me fjalë shqipe, prandaj dhe, për ta, kam përgatitur tekst të  posaçëm, gati për botim.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora