Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Petraq Zoto - Genta

| E enjte, 08.10.2020, 05:19 PM |


"GENTA"- një roman lirik i PETRAQ ZOTOS

Nga Përparim Hysi

Sapo mbarova romanin "GENTA" të shkrimtarit,PETRAQ ZOTO. Në gjykimin tim (domosdo,jo veç timit),PETRAQ ZOTO ka sjellë për lexuesin një roman dashurie. Po në gjykimin tim,kemi të bëjmë me një "poemë lirike" që nuk është shkruar në vargje. Vërtet që mungojnë vargjet,rima apo asonanca, por ka një fakt shumë domethënës: një prozë e shkruar bukur,është poezi. Dhe nuk ka se si shkruhet më bukur. Së pari, të shkruaje një roman dashurie në kohën kur ruhej "morali proletar", është pak si t'i bëje karshillëk porosive të partisë edhe në letërsi. Vëreni kohën kur është botuar së pari:në vitin 1989. Ende ishte në fuqi"partishmëria në letërsi" dhe,pa dyshim,edhe porosi të tjera: mbi suprinë ku lexonin të gjithë dhe, nën suprinë,ku kishte porosi të veçanta,me një emërues të përbashkët:-Mos cënohet morali proletar dhe jo vetëm kaq: jo kushdo mund të rrokte penën dhe të shkruante. Jo.Lincencën për të shkruar e kishte monopol LIDHJA E SHKRIMTARËVE dhe partia këtë"noterizim" ia kishte besuar Kryetarit të LIDHJES që,kur është botuar romani"GENTA", ka qenë DRITËRO AGOLLI. Ka qenë pak"liberal" dhe e ka dashur PETRAQ ZOTON që i  ka hapur dritën jeshile për "GENTËN". Kur them kështu, nuk flas me apriori,por me fakte dhe ndodhi në fushën e letërsisë. Në këtë kohë,kur është botuar"GENTA", në FIER u bë një zhurmë e madhe mediatike  dhe mend e linçuan politikisht autorin nga LUSHNJA,KLEANTHI DUSHA, me  një dramë(Historia e një vajze) ku heroina qendrore qe, pothuaj,"motra siameze" e "GENTËS". Drama u hoq urgjentisht nga skena dhe autori u fshikullua keqas. Vërtet që kohët ndërrojnë, por historitë ndodhin dhe përsëriten. Edhe  kur botohej"GENTA",duhej një guxim qytetar se nuk ishte kollaj që të shkelje në kallo"porositë e partisë". PETRAQ ZOTO kushedi sa ka dyluftuar me veten,kur ka bërë vetëgjyqësi: ta botoj, mos e botoj? Ta botoj,mos e botoj,por mund të ikje si qeni në vreshtë. Se partia,veç tjerash.kish dërguar letër poshtë për të gjithë:-Kush cënon nderin e femrës shqiptare,të ngrihen  të gjithë e t'i presin kokën! Kjo porosi është lëshuar pas"njgarjeve të Tepelenës" ku një Maku (mos ësht ky tek"GENTA") çoi në vrasjen e dy komunistëve të"devotshëm" dhe"moralisht të pastër". Dhe shumëkush e pësoi dhe në fushën e letrave. Por PETRAQ ZOTO është i një"mizure" tjetër: do të shkruajë ashtu siç i ndjen shpirti;se ka ndenjur net pa gjumë dhe nuk e duron dot"koracën e frocës". "GENTA" zë merr jetën dhe ai ndihet mirë veç kur e mbaron të gjithë romanin. E di mirë që ka"shkelur mbi fushë të minuar", por nuk ia pranon ndërgjegja që ta shëmtojë, atë që ka ndjerë gjatë gjithë kohës, kur  e shkruante. Kur ka vendosur ta botoj, PETRAQ ZOTON,e përfytyroj si atë CEZARIN e madh që tha:-Zaret u hodhën!

*     *     *

Romani vërtet që është një vepër tregimtare me ngjarje e personazhe, po kur shkruhet me shumë dashuri dhe densitet të madh pune,merr ca vlera të epërme që mbetë në kujtesën e lexuesit. Nëse unë e quaj"GENTËN" një poemë lirike,ndodh se gjej poezi në prozën e PETRAQIT. Unë nuk është herë e parë që  shkruaj për veprat e PETRAQ ZOTOS,por "GENTA" më ra në dorë tani, në botimi e dytë. Veprat e mira lindin,kryesisht, në kohën kur shoqëria është buzë një krize shqoërore. Pikërisht,atëherë,kur "kambanat e TIMOSHEARËS në RUMANI",u dëgjuan dhe këtu, PETRAQ ZOTO doli me "GENTËN" si model që duhet ndjekur. Përkimet,ndodhin  që ngjajnë: PETRAQ ZOTO ka pesë vjet që është ndarë nga jeta, por rron bashkëshortja e tij,TATIANA, një njohëse e mirë e letërsisë, që,siç gjykoj  unë,është si bekim nga ZOTI. TATIANA nuk pastron" Haurët e Avgjisë" të PETRAQ ZOTOS,se ai qe sa sistematik në punën e tij krijuese,aq dhe model të njeriu shembull! Në vizionin  tim (unë e kam patur mik,të ndjerin),PETRAQ ZOTO në gjuhën popullore, ishte si rrobë kadife.Kadifesë nuk i ngjiten qimet. Sipas meje,TATIANA ZOTO, është EKERMANI që na dha "Ditarët e GËTES". Ashtu,si EKERMANI,ajo qëmton me drithërima shpirti mbi krijimtarinë e të shoqit dhe,pas"KALIT Fluturues", shpejtoi e ribotoi "GENTA". E ribotoi "GENTËN" kur shoqërisë shqiptare i duhet kaq shumë. "GENTA" në këtë kohë pandemie, kur u vra çdo dashuri për njerëzit, nga monstra që m'i sjellin zorrët në grykë, është "antidoda" më e mirë që zbutë acarimet dhe polarizimin e shoqërisë. "GENTA" është gjaku i pastër në aortën e shoqërisë. Le ta quaj veten me fat,kushdo që do ta lexojë.Është si një"ilaç" apo melhem që e vë mbi plagë dhe,sakaq, plaga shërohet. Po një"spicer" si PETRAQ ZOTO shërben veç"ilaçe të ngarantuara".

*     *    *

GENTA është arkitrau i "shtëpisë së ronmanit". GENTA është mëuesja e apasionuar pas letërsisë,veç tjerash, është ajo që guxon (shkel moralin proletar) dhe dashuron një nga kolegët,sado që është e martuar dhe me një fëmijë.Dhe rrotull  GENTËS,sillen dhe personazh të tjerë që janë si"aksesorë" që ngjallojnë në"shtëpinë e romanit". Aty gjen dhe DORIANIN me të cilin bie në dashuri GENTA; edhe MAK intrigantin;gjen Sandrin prepotent,Irmën,Agronin dhe pse duhet të vazhdoj me të tjerë? GENTA të delë e të tepron me gjithë temepramentin e saj.

GENTA? Po kush është GENTA,PETRAQ?

*    *   *

Kur shtroj këtë pyetje,jo se kam nevojë për përgjigje, por nuk kam se si mos sjell në mendje atë që ka thënë ERIK FROM:" Janë ca"çaste fatale" që nuk  të lënë që t'i bësh dy gjëra bashkë!  Dhe unë,kur ndërroi jetë PETRAQ ZOTO isha në llixhat e ELBASANIT.Me dhimbje shkrova atëherë. Të paktën, njëherë në muaj,pinim  kafe me të. Atëherë nuk e kisha lexuar"GENTËN",por tani që e lexova, nuk kam si mos e pyes:- Po kush është GENTA, more PEÇO?

Sado që nuk mund të më  përgjigjet, unë e di kush është GENTA? GENTA është vet PETRAQ ZOTO! E di që shumë gjykimkthiellët do më lëshohen me britma,duke më akuzuar si të lajthitur. Jo jam shumë i kthiellët dhe,për të mbrojtur paksa veten, ja tek u vë përballë romancierin e madh francez GUSTAF FLAUBERT. E pyetën (siç po pyes unë ,të ndjerin mikun tim,PETRAQ ZOTO):-Mësje, kush është "Madam Bovari?" Dhe ai:- Po unë jam.Kush mund të jetë tjetër?.Por pse ngulmoj në thënien time? Ngulmoj se me PETRAQ ZOTON (veçanërisht,kur ka shkruar GENTËN),ka ndodhur ai fenomen krijues që qysh në shekullin XIII-të,MEVLAN XHELALUDIN RUMIU ka thënë:"Kur i bën gjërat me shpirt,ndjen një lumë gëzimi që lëviz brenda teje". Mandej, po të ndjekësh shënimet e tij pasi e ka mbaruar, është ndjerë dyfish i gëzuar: ka folur me vete,por dhe me ne,të tjerët.

Nuk kam se mos përmend NOBELSTIN ALBER CAMU që thotë:-Qëllimi i një shkrimtari është që mos e lërë civilzimin që të shkatërrojë veten.

Në një farë mënyre,PETRAQ ZOTO,kur shkroi këtë roman, e ka vënë kryqin e KRSHTIT mbi shpinë.Ishte koha kur nga LIDHJA E SHKRIMTARËVE,u pohua:-Të shkruash,është si të bësh kërkesë për të mbajtur një armë!!!

PETRAQ ZOTO me"GENTËN" i ka hyrë detit në këmbë.Me të ka ndodhur ajo që thotë Mesol Fuense:-Nëse shtegu është i bukur,mos pyet ku të çon.Po vallë a kish"shteg më të bukur se "GENTA?".

Tiranë, 7 tetor  2020