E hene, 19.04.2021, 07:01 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Më 25 Prill, Rama “kërcënohet” nga Duka

E enjte, 08.10.2020, 06:13 PM


Më 25 Prill, Rama “kërcënohet” nga Duka

Nga Zenel Çeliku

Po, po, Kryeministri Rama vërtetë kërcënohet shumë nga Agron Duka, por ky kërcënim është elektoral për në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kryetari I PAA-Duka, është një emër shumë I dashur për mbarë qytetarët e Qarkut Durrës, pikërisht ky është kërcënim real për Edi Ramën.

Tashmë Edi Rama ka deklaruar se do të kandidoi për deputet në Qarkun Durrës. Në këtë qark Rama ka menduar se do t’a ketë më të thjeshtë mbasi në Vlorë ndoshta Ai e shikon vehten të konsumuar. Por e vërteta është se Durrësi, Shijaku, Kruja dhe rrethinat e tyre, kanë eksponentë të tjerë shumë të fortë të cilët realisht janë kërcënues dhe konkurent shumë të fortë përballë Ramës. I gjithë opinion I këtij qarku por edhe vetë Edi Rama e dinë mirë se në këto qytete ka një emër shumë potent, shumë kredibël dhe mjaft të vlerësuar, e ky është djali I tyre, kryetari I PAA-Agron Duka. Nga ana tjeter, kandidat I fortë në këto zgjedhje është edhe Ferdinand Xhaferri I cli karakterizohet si mjaft punëtor politik, duke kandituart për PD e cila në këto zgjedhje pretendon të fitoi dhe të rikthet në pushtet. Opinioni I qytetarëve bregdetar durrsak, e kanë të freskët çorbën që gatoi përfaqësuesi I PS, kryetari I bashkisë për shumë vite-Vangjush Dako, aq më shumë dekonspirimi dhe komprementimi I dënueshëm I Dakos në zgjedhjet lokale të kaluara.

Rama nga ana tij, me siguri I ka bërë mirë llogaritë, ai me siguri do të jetë I pari në listën e kandidatëve të PS dhe e ka të sigurtë që do të fitoi në 25 Prill 2021. Por, po kaq e sigurtë është së Rama do të ketë përballë një kundërshtarë shumë të fortë, e ky është Agron Duka, por pa lënë pas dore Ferdinand Xhaferrin e PD-ës. Në të gjitha zgjedhjet kur Duka ka kandituar në Durrës, ai ka qënë fitimitar dhe I vlerësuar 10* nga qytetarët e tij. Duka është ndryshe nga politikanët e tjerë të cilët janë shumë të përfolur për korrupsion dhe për vjedhje, Ai (Duka) ka hyrë në politikë mbasi ka qënë I pasur nga aktivitetet e tij të njohura e të deklaruara në organet koompetente. Rama do të hyj në zgjedhje duke trumbetuar “sukseset” e tij në 8 vite qeverisje, por që në fakt vitet e qeverisjes nën drejtimin e Ramës nuk janë të suksesshme. Ai (Rama) në takimet e tij me elektoratin në zgjedhjet e 25 Prillit, do të evidentojë e do të theksojë si sukses rritjen e pagave në shëndetsi, taksimin zero për biznesin nën 14 000 lek (te reja) e të tjera, por Rama do të ketë përballë një figurë shumë popullore si Agron Duka, I cili vlerësohet maksimalisht nga qytetarët e Qarkut Durrës ku ka lindur, ku është rritur, ku është formuar dhe ku është pasuruar me ndershmëri si biznesmen shumë I suksesshëm sëbashku me vëllain e tij. Vëllezërit Duka kanë qënë dhe janë model në marëdhëniet e tyre me shokët, me miqt dhe vëçanërisht është për të theksuar bamirësitë e tyre për njerëz në nevojë në Shijak, në Durrës e kudo në Shqipëri, të cilët kanë finacuar në shuma të mëdhaja për familje të pastrehë për shtëpi, për njerëz në nevojë në shëndetsi brënda dhe jashtë vëndit, për shkollim e mjaft djemve dhe vajzave e për shumë ndihma (finacime) kolosale për arësye të tjera.

Rama, sigurisht është I prievilegjuar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, sepse ai është kryetar I PS, I cili me siguri do të jetë I pari në listën e kandidatëve të PS, por si figurë, Duka qëndron shumë më lart se Rama, sepse Duka është I pa konsumuar politikisht, është një figurë apsolutisht I pa lakuar për afera korruptive, përkundrazi është njeriu më I dashur në Qarkun Durrës, por jo vetëm. Unë si shumë njerëz mendoj se Edi Rama do të bëj fushatë duke patur kujdes ndaj kundërshtarit gjigand Abron Duka, ashtu si edhe të tjerë opinionist, edhe unë mendoj se Rama jo vetëm do ta zbus shumë fjalorin e tij në fushatë kundrejt Dukës, por ka shumë mundësi që Rama të kërkoi mirkuptimin e Dukës për një fushatë-“Fair Play” dhe pa komente denigruese ndaj njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Agron Duka në një intervistë televizive dy ditë më parë deklaroi se ; “ nëse Ai do të garoi në listat e PD, pa tjeter ai do të jetë në një pozicion fitues, por kjo nuk është e gjitha dhe pak rëndësi ka. Duka ndjehet I fortë në elektoral në cdo pozicion, Duka e ka matur mirë peshën e tij në popull, Ai e shikon me shumë kujdes vlerësimin që I japin qytetarët shijakas dhe durrsak, ndaj është edhe I bindur në fitoren e tij më 25 Prill 2021. Mendoj dhe jamë I bindur se Duka në çfardo krahu të garoi, ai është njeriu dhe figura më e vlerësuar në Qarkun e Durrësitpor jo vetem në këtë qark. Në përfundim, jamë kureshtar për zhvillimin e fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhore të 25 Prillit 2021, por veçanërisht jamë kureshtar për garën Duka-Rama në Qarkun Durrës.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora